Maqedonia
midis paqes dhe luftës
Naser
SELMANI
Riaktualizohet
ideja për ndarjen e vendit midis maqedonasve dhe shqiptarëve
Subjektet
maqedonase nga fillimi i përleshjeve të armatosura në
pranveren e viti të kaluar duke dashur që të kompromitojnë
luftën e UÇK-se, vazhdimisht kanë akuzuar shqiptaret
se nuk i rroken armet për me shume të drejta, por për
të përvetësuar territore. Mirepo çuditërisht
asnjë subjekt serioz shqiptar zyrtarisht deri tani nuk kanë
paraqitur ndonjë projekt për ndarjen e Maqedonisë
- ndërsa pala maqedonase, bile vetë Akademia e shkencave,
si zgjidhje për situatën në Maqedoni propozoi shkembimin
e teritoreve dhe popullesive midis Shqipërise dhe Maqedonisë.
Atehere shtrohet pyetja kush e do përnjëmend ndarjen e
Maqedonisë sipas parimit etnik, e kujt i shkon kjo për
shtati?
|
Maqedonia
si asnjëhere me parë nuk është gjendur si
tani pranë një udhekryqi historik. Përcaktimi
të cilin do ta beje klasa politike në dy-tre muajt
e ardshëm përfundimisht për një afat me
të gjate kohore do të diktoje ardhmërinë
e vendit. Maqedonia është e ballafaquar me alternativen
ta ndërtoje paqën e brishte pas luftës disamujore,
apo t'i kthehet luftës në pranvere.
Në
opinionin maqedon çdo ditë e me zeshëm po flitet
se në mars do të rifilloje konflikti luftarak midis
shqiptareve dhe forcave të sigurimit maqedonas, i cili
do të këte pasoja të pariparueshme për ardhmërinë
e gjithë qyetareve të këtij vendi, ku si rezultat
do të kishte ndarjen e vendit. Dilema që ekziston
është vallë do të vazhdojë qeveria
aktuale me përkushtim, e jo si deri tani me taktizime dhe
bishtrime të obligimeve të marra, të punoje në
zbatimin e marrveshjes se Ohrit, që do të thotë
tejkalim të pasojave të luftës dhe stabilizimin
të situatës, apo do të heqë dorë edhe
publikisht nga marrëveshja politike e arritur.
Ujdia mes partive kryesore politike maqedonase dhe shqiptare
të vendit qe rrezultat i ndërmjetësim të
drejtpërdrejte të faktorit ndërkombetar, e pezullimi
i saj ta kthente Maqedoninë rruges se destabilizimit dhe
ripërtritjes se konfliktit në pranvere me përmasa
edhe me shkatërrimtare. |
Pyetja
që parashtrohet nga të gjithë është se
cilët janë padronët e paqes dhe luftës në
Maqedoni dhe kush në të vertet disponon me ndikim politik
që do të përcaktoje rrjedhen e ngarrjeve në
të ardhmen e afert. Me kalimin e kohes mozaiku i situatës
po formësohet çdo ditë e me qarte për të
gjithë aktoret e lojes, pala maqedonase, shqiptaret dhe faktori
ndërkombetare.
Kryeministri
maqedon Lubço Georgievski dhe ministri i brendshëm Lube
Boshkovski, për motive me shume propagandistike se sa vertet
patriotike, parapelqejnë opcionin e luftës. Kjo jo për
t'ia shpetuar ndërin e humbur popullit maqedonas gjate luftës
se vitit të kaluar, kur, sipas tyre, UÇK-ja u paskësh
"shkaktuar disfate" e detyruar të nënshkruajnë
marrëveshje politike me shqiptaret, por për të shpetuar
lekuren e tyre politike.
Në
fakt, sivjet, me apo pa vullnetin e tyre, duhet të organizohen
zgjedhjet parlamentare. Ata si dukët janë të gatshëm
të rrezikojnë edhe identitetin maqedonas, i cili kontestohet
nga gjithë fqinjët e saj përvec shqiptareve, si edhe
të venë në pikepyetje teresinë tokesore të
vendit, vetëm e vetëm që të mbeten në pushtet
sa me gjate që është e mundur. Ata duket që
kanë arritur te një përfundim makabër, sipas
të cilit sikur të pranojnë të punojnë në
përmiresimin e gjendjes, pjese e se cilës është
edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në
pranëvere, paqja do të thotë fillimi i fundit të
tyre. Andaj, filozofia e tyre politike sot e ndjekë maksimën
"sa me keq aq me mire".
Propaganda
e tyre luftënxitese është drejtuar në dy fronte.
Në njëren anë akuzojnë në menyre shoveniste
shqiptaret se janë dyftyresh, se nuk luftuan për të
drejta me të medha por për grabitjen e teritoreve maqedonë.
Ata bindin opinionin maqedon se shqiptaret për në pranvere
po përgatisin ofensive të re luftarake, qellimi i të
cilës do të jetë okupimi i teritoreve veripërendimore
dhe përendimore të Maqedonisë dhe bashkimi i tyre
me Kosoven apo me Shqipërinë, duke ftuar forcat e sigurimit
maqedon "të jenë vigjilente" e "të
përgatitura" - e se ku shpien thirrje të tilla në
Ballkan, këtë e dëshmon më së miri historia
e përgjakshme e këtij nënqielli.
Fronti i dyte është hapur kundër forcave të
moderuara politike maqedonase. Ato, koshiente se çka do të
thoshte për shtetin maqedon ripërtritja e konfliktit në
pranvere, angazhohen sado kudo për implementimin e marrëveshjeve
politike me shqiptaret dhe terheqjen e punkteve policore nga vednbanimet
shqiptare që ishin përfshire me luftë. Georgievski
dhe Boshkovski akuzojnë politikanët e opozites maqedonase
dhe kryetarin e shtetit Boris Trajkovski për mungese patriotizmi,
madje i quajnë edhe " tradhëtarë ". Falanga
e luftës e akuzon Trajkovskin (!) se u tregoka tepër tolerant
ndaj shqiptareve, e tepër kooperativ me faktorit ndërkombetar.
Georgievski dhe Boshkovski thuaja se u kanë shpallur luftë
ndërkombetareve, për rolin e të cilëve ata përhapin
insinuata e teori konspirative publikisht.
Nuk
duhet shume mençuri për të kuptuar se Georgievski
po përgatitet për luftë dhe nxit zgjidhje ushtarake
të krizes në Maqedoni. Ai po furnizon armaten dhe policinë
maqedonase me armatim modern nga Ukraina, në kohen kur buxheti
i shtetit nuk mund të mbuloje harxhimet elementare për
nëvojat e arsimit dhe të servisoje disa mijera të
papunë që llogariten si raste sociale. Ata kanë formuar
një njësi paraushtarake policore të ashtuquajtur
"Luanët", që vleresohet se është falange
e tyre përsonale. Vëzhguesit druajnë se pikerisht
"Luanët", në mesin e të cilëve ka
njerëz me dosje të trasha kriminale, do të shërbejnë
si fitil me të cilin do të provokohet rifillimi i konfliktit.
Në
anë tjetër Georgievski përqesh Planin e përgjithshëm
për rikthimin e policise multietnike në rajonet e krizes
duke e quajtur ate "teater" dhe "farsë".
Ky plan është hartuar dhe zbatohet me ndihmen e faktorit
ndërkombetar, OSBE-se, NATO-s dhe UE-se, dhe, për të
qenë absurdi total, ka marrë bekimin pikerisht të
qeverise se Georgievskit. Irracionaliteti i kryeministrit qe
shkas për dorëheqjen e Dosta Dimovskes, që i printe
organit shtetëror përgjegjës për këtë
zbatimin e këtij plani. Dimovska ishte njëra nga bashkepuntoret
me të ngushte të kryeministrit Georgievski, e cila mbante
postin e zevendeskryeministrit dhe nënkryetarit të partise
se kryeministrit, VMRO-DPMNE. Ndarja e Georgievskit nga Dimovska,
për të cilën thuhet se ka marrëdhenie të
ngushta me shtetin bullgare, vleresohet se në partinë
e Georgievskit tash e tutje do të mbizoteroje rryma proserbe.
Sjellja
e këtille e Georgievskit thuhet se i ka detyruar diplomatet
e huaj në Shkup të kerkojnë ndërrimin e qeverise
se Georgievskit, në të cilën participojnë edhe
dy partite me të medha shqiptare. Sipas këtij versioni,
plani i përendimoreve është që në parlament
t'i bashkojnë të gjitha forcat politike në formimin
e një qeverie teknike, e cila do të izolonte partinë
e Georgievskit e do të përgatiste zgjedhje e parakohshme
parlamentare në maj.
Perëdimorët
shpresojnë që në to të humb partia e kryeministrit
Georgievski, me çka do të eliminoheshin shkaktaret që
reciklojnë krizen. Ideja është që përgjegjesinë
për zbatimin e marrëveshjes se Ohrit dhe stabilizimin
e situatës ta merre përberja e re parlamentare, ku me
shume vende pritet të fitojnë socialdemokratet moderatë
të Crvenkovskit.
Por
nga burime partiake mësohet se rënia e Georgievskit është
vështirësuar, pos tjerash, edhe për shkak të
taktizimeve në kampin politik shqiptar. Më konkretisht,
thuhet se ky variant ka ngjallur panik edhe te disa politikanë
madhorë shqiptarë, që druajnë se me me rënien
e Georgievskit edhe ata do t'i humbin pozitat në qeveri.
Disa
burime shkojnë deri atje sa thonë se plani për ndarjen
e Maqedonisë tanime është gati. Vija që pëshpëritet
se do t'i ndaje maqedonasit nga shqiptare thuhet se do të vejë
mes Shkupit dhe Tetovës. Ky skenar parasheh, pra, që Shkupi
dhe Kumanova tu takojnë maqedonasve, ndërsa Tetova dhe
një ngastër e Maqedonisë përendimore shqiptareve.
Praktikisht kjo dtth që rreth 300 000 shqiptarë në
Shkup e në Kumanovë, të cilët kanë rrënjë
atje që në kohët e antikës, duhet spastruar
etnikisht që andej në drejtim të Tetovës. Në
anën tjetër, ky plan do të shkaktonte edhe shpërnguljen
e maqedonasve nga Tetova me vise.
Në
dritën e këtyre spekulimeve, askush nuk mund deshmoje
se ndarja e Maqedonisë është zgjidhje e vetme për
problemet e shqiptareve të këtushëm. Përkundrazi,
ndoshta ajo është zgjidhja me e keqe për ta. Kjo
zgjidhje mund t'u dukët e mire atyre që nguten, që
janë ngushte e synojnë të mbijetojnë duke imponuar
receta të tilla antiqyteteruese.
Por
shqiptaret nuk kanë pse të nguten. Ata janë të
qarte në ate që kerkojnë prandaj kanë mirekuptimin
e faktoreve evropërendimore, të cilët nga ana e vet
insistojnë të zbatohet deri në fund marrëveshja
se Oherit. Lufta e armatosur e shqiptarëve ka përfunduar
atë ditë që Perëndimi është përkushtuar
të angazhohet politikisht në Maqedoni, duke e demaskuar
kështu botërisht diskriminimin etnik këtu. Përcaktim
strategjik i shqiptarëve, sikurse i të gjithë forcave
demokratike në Ballkan, janë integrimet evroatlantike,
që do të thotë që rajoni një ditë
të behet pjese e pandashme e Unionit Evropian dhe NATO-s. Shqiptarët
e rëndomtë nuk besojnë më geto etnike, e aq
më pak në geto të gatuara nëpër kuzhina
antishqiptare dhe thellësisht antidemokratike.
Georgievskit
luan ethshëm me karten e ndarjes se Maqeonise, e cila dtth
të legjitimosh pastrimin etnik të trojeve shqiptare në
Maqedoni që ka bere komunizmi jugosllav gjate pesedhjetë
viteve, e mërgimin e qindra mijerave shqiptareve për në
Turqi nga Shkupi, Kumanova, Manastiri, etj. Por interes i shqiptareve
është që situata në Maqedoni të mbetet
njëfare status quo derisa shqiptaret, falë proceseve integruese
e qytetëruese në Ballkan, të behen zotër të
vetëvetës në pjesen e tyre të vendit. Fundja,
ka qenë e qarte se nacionalistët maqedonas do t'i mbajnë
me zor shqiptaret derisa i kanë të nënshtruar, por
kur kjo të bëhet e pamundur atehere do të duan t'i
ndajnë, normalisht sipas kutit maqedonas. Fatkeqesisht për
ta, shqiptarët janë aq të zgjuar sa ta kuptojnë
se ndarja tani nuk u konvenon! E pra mu rreth kësaj pike vërtitet
sot e tërë politika ndëretnike në Maqedoni,
por edhe politika e ndërkombëtarëve, që sa për
veti kanë vendosur të mos lejojnë copëtime të
reja në Ballkan.
Pse
të nguten shqiptaret, kur faktori Kohë është
në anën e tyre: E para, popullata shqiptare në Maqedoni
është e moshes se re, praktikisht në ekspansion demografik,
me tendencë që t'i rikthejë balanset e vjetra vecanërisht
në Shkup. Kjo ka rendesi strategjike jo vetëm për
shqiptarët në Maqedoni, por edhe për Kosoven, e cila
historikisht është populluar me sllave të dyndur
nga drejtimi i Maqedonisë lindore. E dyta, demokratizimi dhe
evroepizimi i rajonit, që mbase mund të shtyhet, por assesi
edhe të zbrapset, do t'i beje të pamundshme përpjekjet
e nacionalistëve maqedonas për të dominuar mbi shqiptaret.
Koha e komunzmit kur maqedonasit nga pozita e pushtetmbajtesve kontrollonin
çdo levizje të shqiptareve, është zbehur qysh
tani, e do të zhbëhet edhe më tej çdo ditë
e me tepër.
Në
dritën e këtyre fakteve del, pra, që s'është
e rastësishme pse Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë,
qerthull ky i nacionalizmit më radikal maqedonas, ofron ndarje
të Maqedonisë. Ata e dinë se sa është numri
i sakte i popullesise shqiptare që jeton në Maqedoni.
Ata janë koshientë se struktura reale e popullsisë
është në proporcion të kundërt me të
dhenat zyrtare, të cilat gjithëhere janë keqepërdorur
për të ulur numrin e shqiptareve në vend. Subjektet
shqiptare në vazhdimesi kanë shfaqur dyshim se pushteti
maqedon shtremberon të dhenat statistikore sa i përkët
përqindjes se shqiptareve. Me marrveshjen e Ohrit është
paraparë që sivjet, qofte në pranvere apo në
vjështë me mbikqyrje ndërkombetare të organizohet
regjistrimi i popullesise në Maqedoni. A thua çfare
do të tregojnë këto të dhena?
Kryeministri
maqedonas gjate luftës prezentoi një të dhenë
sa i përkët struktures etnike të femijeve që
regjistrohet në shkollat fillore, sipas të cilës
përqindja e femijeve shqiptare është afer 35 për
qind. Ndërkaq të dhënat zyrtare statistikore nga
viti 1994 flasin se nga numri i përgjithshëm i popullesise
dymilionshe në Maqedoni 22.9 për qind janë shqiptarë.
Ndarja etnike ashtu si është propozuar nga ASHAM do të
ishte krejtësisht disproporcionale. Sikur shqiptarët ta
pranonin atë loje, atehete atyre s'do t'u takonte as 22 për
qind të territorit të Maqedonisë, ndërsa ata
realisht përbejnë mbi 35 për qind të popullesise
se vendit!
Nëse
nga ndarja shqiptaret fitojnë pjesen përendimore të
Maqedonisë, Tetovën, Gostivarin, dhe Dibren si dhe pjeserisht
Strugen e Kercoven, duke lenë anash Shkupin e Kumanovën,
humbesit me të medhej do të ishin pikërisht pikerisht
ata. Gati gjysma e shqiptareve të Maqedonisë jetojnë
në Shkup dhe në Kumanovë me rrethina. (Gabojnë
ata që mendojnë se në Tetovë jetojnë me
shume shqiptare se sa që jetojnë në Shkup. Ndoshta
në Tetovë përqëndrimi i tyre në qytet është
me i madh se sa në Shkup, ku janë kufizuar artificialisht
në pjesen lidorë të qytetit, por Shkupi është
i rrethuar gjithandej me fshatra thjesht shqiptare. në veripërendim
shtrihen fshatrat e Dervenit, në verilindje fshatrat e Karadakut
të Shkupit, që përmes Haraçinës lidhen
me fshatrat e Karadakut të Kumanovës, ndërsa në
jugpërndim të qytetit shtrihen fshatrat e Karshiakes).
Humbja
e Shkupit nuk është e papranueshme për shqiptaret
jo vetëm për shkak të kujteses historike, por me
shume për shkak të rendesise që ka qyteti për
ardhmërinë e shqiptareve. Transverzalja Tetovë-Diber,
që kushtimisht do t'u takonte shqiptareve, do të shendrohet
në një geto dhe zorrë qorrë e cila do të
kontrollohej prej Shkupit. Në një territor realitivisht
të ngushte do të ndodhte mbipopullimi. Mbi 700 mije shqiptare
që përbejnë mbi 35 për qind të popullates
në Maqedoni do të grumbulloheshin në një territor
që është me pak se 20 për qind e teritorit të
vendit. Në një përspektive me afatgjate, lidhjet
e komunikacionit me Shqipërinë në përendim dhe
në veri me Kosoven nuk premtojnë një zhvillim të
shpejt ekonomik edhe ate për shkaqe objektive. Vetëm një
shëmbull: sa rruge u ndërtua në Shqipëri dhe
Kosove pas tre vjet që mbaroi lufta për të përmirësuar
komunikimin ndërmjet tyre. Asnjë metër. Keshtu do
jetë edhe me Maqedoninë përendimore.
Humbja
e Shkupit do të ishte katastrofë kombëtare, meqë
ky qytet është nyje kyçe për fatin e gjithë
shqiptareve në Ballkan. Marrja e përfundimtare e kontrollit
mbi Shkupin nga ana e sllavëve do të thotë t'ia mbyllesh
deren Kosoven. Cila është arterja e komunikimit me boten
për Kosoven nëse jo pika kufitare e Hanit të Elezit
që lidhet drejtpërdrejt me Shkupin. Shkupi do të
jetë përherë dere e hapur drejt Bullgarise, në
drejtim të Turqise dhe Azise dhe në jug drejt Greqisë
për në Mesdhe.
Për
këto arsye, Shkupi u duhet edhe të huajve. Rrjedhimisht,
nëse shqiptarët kanë nëvoje për praninë
ndërkoombëtare në regjion, e të kundërtën
s'guxon ta pohojë askush, atehere duhet të mendojme edhe
për interesat e tyre strategjike dhe atfatgjata në Ballkan.
Pas gjithë kesaj një është e sigurte, se a do
të këte luftë e ndarje etnike në Maqedoni apo
jo, kjo varet kryesisht prej bashkëpunimit mes faktorit ndërkombetar
dhe shqiptarëve. Për të vallëzuar tango duhen
dy vetë, e nëse shqiptarët nuk pranojnë të
futen marrëzisht në aventura, atëherë luftë
s'ka gjasa të ketë. Poashtu, faktori ndërkombetar,
që nuk ka plane për protektorat á-là Kosovë
në Maqedoni, planet makabre për luftë totale ndëretnike
në Maqedoni do të bëjë çmos t'i parandalojë,
kuptohet duke bashkëpunuar tejet afërsisht me palën
paqedashëse, në këtë rast me shqiptarët.
Nacionalistët
maqedonas nga fillimi i përleshjeve të armatosura në
pranveren e viti të kaluar duke dashur që të kompromitojnë
luftën e UÇK-se, vazhdimisht kanë akuzuar shqiptaret
se nuk i rroken armet për me shume të drejta, por për
të përvetësuar territore, mirepo çuditërisht
asnjë subjekt serioz shqiptar zyrtarisht deri tani nuk kanë
paraqitur ndonjë projekt për ndarjen e Maqedonisë,
ndërsa pala maqedonase, bile vetë ASHAM si zgjidhje për
situatën në Maqedoni propozoi shkembimin e teritoreve
dhe popullesive midis Shqipërise dhe Maqedonisë. Kjo shpjegon
më së miri se kush do ndarje etnike të Maqedonisë,
se kush ka bërë plane që kjo ndarje t'i shkojë
për shtati.
Informacionët
se ekzistojnë planë për rifillimin e luftës
në pranvere, e cila si pasoje do të kishte ndarrjen e
vendit sipas getove etnike e kanë shqetesuar opinionin maqedon.
Partite politike janë të përmbajtura në komentet
e tyre rreth këtyre skenareve.
Opozita
maqedonase thotë se është e frikesuar nga këto
paralajmerime, por ato nuk pranojnë publikisht të prononcohen
për këte. Burime nga partia me e madhe opozitare maqedonase
LSDM bejnë të ditur se ndjekin situatën dhe se do
të veprojnë konform rrethanave dhe se do të bejnë
çmos që të pengojnë Georgievskin në plaet
e tij për ndarjen e Maqedonisë.
Vetëm
një parti minore e opozites, Partia liberale demokratike e
prefektit të Shkupit Risto Penov, në mënyre shume
eksplicite ka deklaruar se tashme është e qarte se kush
deshiron rikthimin e luftës në Maqedoni, duke bere me
gisht botërisht në drejtim të kryeministrit maqedon.
Përfaqesues
të Partise për Prospëritet Demokratike deklarojnë
se informacionët për luftë në pranvere janë
ende në nivel të spekulimeve dhe diçka me konkrete
në këte drejtim ende nuk janë në gjendje të
thonë. Kordinatori i grupit parlamentar të PPD-se Naser
Zyberi thotë se megjithate është simptomatike sjellja
e kryeministrit Georgievski, i cili vazhdimisht bishteron zbatimin
e marrëveshjes se Ohrit dhe refuzon mundesinë për
organizimin e zgjedhjeve parlamentare në pranvere, ashtu sic
ishin marrë vesh lideret e kater partite me të medha të
vendit në Oher. Ai thotë se nëse do të ishin
të verteta informacionët që janë publikur në
opinion atehere kjo është një gje alarmante, e cila
do të ishte kastrofe e përgjithshme për të gjitha
ata që jetojnë në Maqedoni, veçanërisht
për shqiptaret. Ai thotë se deshiron që pjesemarrës
të këtij skenari të mos jenë subjektet shqiptare.
Sipas tij, sjellja e Arben Xhaferit duhet t'i shqetsoje shqiptaret
sepse Xhaferi është shendruar në një shtylle
që mbanë ende në pushtet kryeministrit Georgievski
Partia
e Georgievskit dhe Xhaferit, VMRO-DPMNË dhe PDSH kanë
reaguar me nërvozizem ndaj spekulimeve që akuzojnë
lideret e tyre (pra edhe Xhaferin !) se përgatisin plan për
ndarjen e Maqedonisë. Kordinatori i VMRO-DPMNË-se thotë
se shkrimet e tilla janë spekulime dhe intriga qellimkeqija
të lansuara nga kundërshtarët politikë. Qellimi
i këtyre spekulimeve, sipas tij, është rrezimi i
Georgievskit nga pushteti.
Zamir
Dika, kordinator i PDSH-se shkrimet në mjetët e informimit
për skenare të reja të luftës i ka quajtur spekulime
të pastra, të cilat s'kanë të bejnë fare
me realitetin. Dika ka vleresuar se pohimet e këtyre shkrimeve
janë thuajse të pabesueshme dhe të pazbatueshme dhe
si të tilla të paqëndrueshme.
|