NUMĖR 61
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
INTERVISTA
KULTURË
MARKETING
KONTAKT
DOSJE
ARKIVI
 
 
Morali i një shtypi apo shtypi i një morali?

Një anekdotë franceze, që i kushtohet moralit në gazetari, u ka përballuar shekujve pa humbur as sot aktualitetin.

PËR MË SHUMË >>>
 
 
Përse ikin diplomatët shqiptarë?

Largimi i njerëzve me nivel të lartë profesional dhe intelektual nga vendi i tyre drejt vendeve të zhvilluara apo, siç quhet ndryshe, "rrjedhja e trurit

PËR MË SHUMË >>>
 
 
Pasojat ekonomike tė vonimit tė konsolidimit të qeverise dhe të institucioneve të tjera në Kosovë

Me fillimin e bombardimeve tė Natos, nė mars 1999, u bė definitivisht e qartė se

PËR MË SHUMË >>>
 
 
Zgjedhjet kombëtare të 17 nëntorit 2001 i ka bojkotuar "partia e dytë" e Kosovës

Gjatë dy vjetëve të fundit -në vitet 2000 dhe 2001, shqiptarët e Kosovës i kanë mbajtur zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

PËR MË SHUMË >>>
 
 
Maqedonia midis paqes dhe luftës

Riaktualizohet ideja për ndarjen e vendit midis maqedonasve dhe shqiptarëve
Subjektet maqedonase nga fillimi i përleshjeve të armatosura.

PËR MË SHUMË >>>

 
 
Lufta e të ardhmes

Pas 11 shtatorit është thënë shpesh herë, se sulmet terroriste në SHBA kanë patur efekte shumëdimenzionale në të gjitha segmentet e shoqërive demokratike.

PËR MË SHUMË >>>
ARTIKUJ VITI IV - JANAR 2002

Lëvizja NANO:

Lëvizje reformatore apo parathënie e një krize të re në Shqipëri?

Ilir AHMETI

Një konflikt mes kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano dhe kryeministrit të Shqipërisë, Ilir Meta, në pamje të parë me ngjyrime vetjake, duket se është kthyer në një lëvizje reformatore në mesin e politikës shqiptare.
"Meta duhet të largohet nga posti i kryeministrit dhe këtë nuk e ka dhuratë nga ne, por nga Fatos Nano", është shprehur pak kohë më parë kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha.
Fillimisht, Fatos Nano ka paraqitur për organet drejtuese të PS-së, për organet e drejtësisë dhe për publikun, dosjet që dëshmojnë korrupsionin e katër prej ministrave kryesorë të Qeverisë Meta.
Nano ka akuzuar për përfshirjen e ministrave në biznese të paligjshme, në trafiqe karburantesh, droge, madje dhe të njerëzve.
Ndërkohë ai ka gjetur të tjera rrugë për të komunikuar me opozitën. Takimi i 24 janarit në Bruksel ku do të diskutohet Marrëveshja e Asocimit Shqipëri - BE është përdorur si arsye për takimin e mundshëm Berisha - Nano dhe për një seri takimesh jo zyrtare mes njerëzve të Nanos dhe përfaqësuesve të opozitës.
Nga ana tjetër Meta, kryeministri i vendit, së pari u përpoq të injorojë në publik hapat e kryetarit të Partisë së tij dhe akuzat drejtuar qeverisë që drejton, nën arsyetimin se "ne kemi punë dhe nuk kemi kohë për fjalë". Megjithatë dhe në rastet kur Meta është përpjekur t'i kundërpërgjigjet Nanos nuk është treguar bindës.
Pas katër ministrave Nano nisi të nxirrte mbi tryezë korrupsionin, paaftësinë, qeverisjen e keqe të socialistit Meta dhe të njerëzve rreth tij duke zgjeruar rrethin e kritikës që tashmë ka marrë përmasat e një sulmi në shkallë të gjerë e me intensitet të lartë.
Debatet e deklaratat publike të Nanos në lëvizjet e tij më të fundit janë dalluar, përveç akuzave të rënda dhe fakteve tronditëse, dhe për një paturpësi të mbuluar nga aftësia artikuluese.
Megjithë goditjet e rënda, si në planin profesional dhe atë vetjak, që Nano i ka dhënë kryeministrit Meta, bashkshortes së kryeministrit, dhe njerëzve kryesorë të PS-së, nuk ka pasur reagime siç pritej në një rast të tillë.

E pashpjegueshme bëhet dobësia e Metës dhe njerëzve rreth tij, kur këta janë cilësuar për drejtim me dorë të hekurt.
Burime të mirinformuara pohojnë se heshtja e drejtuesve të lartë të PS-së lidhet me ngjarjet e shkatërrimit të shtetit shqiptar më 1997.

Në periudhën e krizës së 1997 Fatos Nano ishte i burgosur në burgun e Tepelenës. Të njëjtat burime pohojnë se Nano zotron fakte për bashkëpunimin e drejtuesve të lartë të PS-së dhe të një pjese të anëtarëve të qeverisë së sotme, gjatë ngjarjeve të 1997 në Shqipëri, me organizatën terroriste greke 17 Nëntori.

Tashmë është fakt i pranuar në qarqet ndërkombëtare se organizata terroriste greke 17 Nëntori drejtohet nga ish-drejtues të lartë të PASOK-ut, (Partia Socialiste Greke).
Organizata greke 17 Nëntori, dhjetorin e kaluar, është përshirë në listën e organizatave terroriste nga SHBA-të dhe BE-ja, që ka bashkëpunuar me Al-Qaedan.

Lëvizja e Nanos, që po quhet si reformuese, tashmë po mbështetet dhe nga opozita, e cila duket se nuk do të vonojë të hyjë në Kuvend, madje duke u përpjekur ta përdorë momentin për të krijuar një qeveri teknike gjithpërfshirëse.

Megjithëse kërkesat e kryetarit të PS-së, partisë që drejton Shqipërinë, tingëllojnë si reformatore ende nuk është e qartë se a do të mund të kthehet lëvizja Nano në lëvizje reformatore.
Dyshimet për shndërrimin në lëvizje reformatore e bën koha kur ajo nisi: Rreth tetë muaj nga koha e zgjedhjes së Kryetarit të shtetit.

Në korrik të 1996 analisti dhe avokati i njohur në Shqipëri Spartak Ngjela shkruante në një nga gazetat vendase lidhur me bojkotimin e zgjedhjeve të Majit 1996 dhe krizën që pasoi ato zgjedhje se "beteja e tanishme nuk bëhet për vendet në parlament, por për marsin e 1997, koha kur do të zgjidhet presidenti i vendit".

Mbetet vetëm të shpresohet se lëvizja Nano duke marrë dhe mbështetjen e opozitës, që duket se nuk po mungon, dhe të strukturave të shoqërisë civile, të kthehet në lëvizje reformatore, që do të mund të përmbyllë tranzicionin e tejzgjatur e të dhimbshëm të Shqipërisë paskomuniste.
E kundërta do të ishte një mbytje pakthim për vendin.


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 0:16
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË