NUMĖR 61
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
INTERVISTA
KULTURË
MARKETING
KONTAKT
DOSJE
ARKIVI
 
 
 
 
EDITORIAL VITI IV - JANAR 2002

Drejt modernitetit me karrocė invalidėsh

Nė letrat e mbushura me shkrim shqip, ende ka kalorės tė penės qė i trajtojnė me zhurmė shqiptarėt si «popull antik»! Megjithatė praktika sikur e thotė krejt tė kundėrtėn, sepse tė zgjedhurit (elita, paria, quaje si tė duash) ka kohė qė ia kanė falė dreqit popullin dhe anticitetin e tij. Dhe ėshtė koha qė kėto gjėra tė thuhen mė nė fund, tė paktėn si njė kontribut modest pėr t'i vėnė njė rrasė te koka nacionalromantizmit me tė cilin shqiptarėt duan tė rrokotelen edhe nė shekullin XXI. Njė popull antik nuk do tė lejonte qė edhe sot nėpėr shtėpinė tonė tė kalirojnė pėr pikė tė qejfit dreqi bashkė me tė birin.  

Janė nėntėdhjetė vjet qė u formua shteti shqiptar. E ai edhe sot ėshtė poashtu i flashkėt e leshko pėr tė mbijetuar vetė dhe vazhdon tė ngatėrrrohet ēilimisht nėpėr kėmbėt e tė mėdhenjve.
 

Mjafton tė analizosh takimin e parisė sė Shqipėrisė nė Bruksel javėn qė shkoi pėr t'i ardhė marre jo vetėm Fishės sė mjerė, por edhe secilit, i madh e i vogėl, qė ėshtė shqiptar. Mjafton tė kujtosh skenat e grindjeve nė Parlamentin Evropian dhe shembjen nė dajak nė mes tė Brukselit pėr tė kuptuar se shqiptarėt mbetėn i vetmi popull nė kontinentin e vjetėr qė ka nevojė jo vetėm pėr tutor, por edhe pėr karrocė invalidėsh.
 

Nė anėn tjetėr, nė Kosovė po bėhen 3 muaj qė u mbajtėn zgjedhjet parlamentare dhe paria e vendit vazhdon me komoditet pingpongun e foteleve. Rugova do me ēdo kusht tė jetė president, edhe pse ka fituar vetėm 47 pėrqind tė votave. Thaēi do tė bėhet, poashtu me ēdo kusht, kryeminstėr edhe pse ka fituar vetėm 27 pėrqind tė votave.
 

Ibrahim Rugova ėshtė lidhur aq shumė me postin e presidentit sa qė ka kohė qė vetė ka projektuar madje Flamurin presidencial, ndėrsa djemtė e tij i ka vėnė ta bėjnė dizajnin kompjuteristik. Kėtė bėmė z. Rugova ua bėnė publike qytetarėve tė Kosovės nė njė intervistė. Dhe askush nga populli antik nuk skandalizohet pėr kėtė marrėzi presidenciale.
 Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe tash vepron Hashim Thaēi. Iu ka mbushur mendja tė bėhet kryeminstėr, edhe pse e di se nė mandatin e parė e ka bėrė pleh nė tė gjitha fushat, duke u dėshmuar kryeneē e organizator krejt i paaftė pėr tė formuar dhe pėr tė udhėhequr njė kabinet qeveritar.  

Si mė tha njė gazetar i huaj, i habitur nga banaliteti i grindjeve shqiptare : «A s'paska njerėz tjerė pos Rugovės e Thaēit nė kėto dy parti?»
 

Kjo s'ėshtė hera e parė qė shqiptarėt grinden egėrsisht mes veti, derisa bota u lutet, u apelon, i urdhėron, e i kėrcėnon tė bashkohen. Mė 1913, austriakėt u desh t'u luten fiseve tė Shalės e Shoshit tė bėjnė armėpushim vetėm sa pėr t'ia vėnė gurin e kufirit Shqipėrisė, ndėrsa kėta vriteshin pėr megje e vada. Nė Konferencėn e Londrės vajtėn jo njė, po tri delegacione shqiptare. Gjatė luftės sė Vlorės, Shqipėria-miniaturė kish jo njė, po dy qeveri. Gjatė luftės sė Kosovės, Kosova edhe mė miniaturė, kish dy qeveri, dy fonde lufte, e besa shqiptarellat u munduan t'i krijojnė edhe dy ushtri. E kėshtu me radhė. Jo mė kot gjeniu Konica qahej : «Shqipėrinė e menduan Rilindasit, e krijuan varfanjakėt, e do ta marrin mė qafė politikanėt !»
 

Paria kosovare ėshtė nisur jo nga koka, por nga bishti i ēėshtjes, duke i ēoroditur pėrpjekjet pėr ndėrtimin e institucioneve nė luftė kolltuqesh.
 

Se kjo nuk ėshtė punė e dy-tre vetave qė po mbajnė vendin peng tash tre muaj, por mendėsia e ndryshkur e njė rrethi shumė mė tė gjerė, dėshmon mungesa e platformės pėr dalje nga kriza.
 

E ajo do tė duhej tė ishte shumė e thjeshtė. Partitė shqiptare nė Kosovė, thjesht, duhet tė merren vesh si vijon:


1. Shtet njėpartiak s'ka. Asnjė parti s'ka pse e luan PPSH-nė nė version modern. Deri atė ditė kur vet Beogradi t'u bėn pėr hajr shqiptarėve Kosovėn e pavarur, pozitė e opozitė shqiptare s'duhet tė ketė, por pozitė kosovare e opozitė beogradase!  Nėse njė bllok e ka postin e kryetarit, tjetri duhet patjetėr ta ketė atė tė kryeministrit, sepse partitė kosovare vetėm bashkarisht (ndoshta) munden ta krijojnė njė tė ardhme tė sigurtė pėr Kosovėn.


2. Pavarėsia nuk ka alternativė.


3. Pėr problemet e bashkėsisė serbe nė Kosovė do tė bisedohet ekskluzivisht me pėrfaqėsuesit e saj nė vend e kurrė me Beogradin. Kėsaj bashkėsie shqiptarėt nuk do t'i japin tė drejtat, sepse tė drejtat nuk jipen, por njihen dhe respektohen. E Kosova i njeh dhe do t'i respektojė tė drejtat e tė gjithė qytetarėve tė saj, pa pėrjashtim. Me Serbinė, gjegjėsisht Nebojsha Ēoviēin, Kosova do tė bisedojė vetėm pėr modalitetet e ndarjes.


4. TMK ėshtė e paprekshme, ai ėshtė institucion themelor i vendit.


5. SHPK-sė t'i jipen komptenca tė plota pėr tė kryer detyrat e veta.


6. Privatizimi nuk ka alternativė.
 Vetėm mbi kėto parime mund tė ndėrtohen institucionet e pėrbashkėta.   Pėrndryshe siē po veprohet lufta nė emėr tė institucioneve ėshtė kthyer nė njė luftė tė turpshme pėr kolltukun e presidentit dhe kryeministrit. Ndėrsa populli antik po kqyr seri dhe po i fėrkon sytė nga bėmat e bijve qė i zgjodhi vetė.

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 0:17
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË