NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
A do tė jetė shqiptar nėnkryetari i Maqedonisė?
Zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni

Pėr Maqedoninė ky ėshtė vit zgjedhor sepse nė vjeshtė ajo duhet tė zgjedh kryetarin e shtetit. Fushata parazgjedhore ėshtė para nisjes ndėrkaq po bėhen pėrgatitjet e fundit pėr harmonizimin e rregullativės ligjore.

PËR MË SHUMË >>>

 

Dėbohen qindra shqiptarė nga vatrat e tyre

Me qindra shqiptarė nga Bujanovci e Presheva kanė ardhur nė Kosovė tė kėrcėnuar nga forcat serbe, pas largimit tė kėtyre tė fundit nga Kosova.

Agjencia franceze e lajmeve ka pyetur dhjetė shqiptarė, nė Prishtinė e rrethinė dhe nė rrethinėn e Gjilanit, tė ikur nga kėto anė.

PËR MË SHUMË >>>
HAPËSIRA SHQIPTARE VITI I - 30 KORRIK 1999

Greqia kėrcėnon Shqipėrinė me destabilizim
Papandreu: Nė rast se nuk tretet ėndra e shqiptarėve pėr Shqipėrinė e Madhe, atėhere Shqipėria do tė destabilizohet"

Ministri i Jashtėm grek, Papandreu ka kėrcėnuar Shqipėrinė me destabilizim.Kėtė deklaratė kėrcėnuese ministri i Jashtėm i Greqisė e ka bėrė gjatė njė interviste dhėnė pėr gazetėn mė tė madhe greke, "Ta Nea". Sipas Papandreut, "nė rast se nuk do tė tretet ėndra e shqiptarėve pėr njė Shqipėri tė madhe, atėhere Shqipėria do tė destabilizohet."Paralajmėrimi grek bėhet nė njė kohė kur Shqipėria ėshtė e interesuar mė shumė se kurrė pėr stabilitet politik dhe ekonomik dhe nė njė kohė qė vendi po pėrgatitet tė pėrmbushė kushtet e vendosura nga komuniteti ndėrkombėtar pėr tė pėrfituar ndihmat nė kuadėr tė paktit tė stabilitetit pėr Ballkanin.

Pėrfundimi i luftės nė Kosovė ka bėrė qė klasa politike shqiptare nė tėrėsi tė jetė shumė mė e pėrgjegjshme nė hapat e saj nė krahasim me disa muaj apo vite mė parė. Kėshtu PD forca mė e madhe e opozitės nė vend ka vendosur hyrjen nė parlament, pas njė viti braktisje, nė kushtet e reja tė krijuara dhe pėr tė dhėnė kontributin e saj nė kalimin e problemeve madhore me tė cilat po ndeshet vendi, qė janė ndėrtimi i njė shteti ligjor, lufta ndaj kriminalitetit nė rritje si dhe ndaj fenomenit mė negativ tė kėtyre kohėve tė fundit qė ėshtė korrupsioni. Por Greqia duket e frikėsuar nga perspektiva Shqipėrisė dhe integrimi i saj nė strukturat europiane. Paralajmėrimi kėrcėnues i ministrit tė Jashtėm grek ėshtė shoqėruar gjithashtu edhe me veprime tė tjera qė shkojnė pėr llogari tė destabilizimit tė Shqipėrisė. Kėshtu vetėm dy ditė pas deklaratės sė bėrė nga ana e Papandreut, njė shoqatė enigmatike nė jug tė vendit nėn emėrtesėn "shoqatė e biznesmenėve tė minoritetit" ka "denoncuar" shkeljen e tė drejtave tė njeriut nga ana e autoriteteve shqiptare ndaj biznesmenėve minoritarė si dhe i ka kėrkuar OSBE-sė dhe organizmave europianė qė tė ndėrhyjnė pėr tė mbrojtur minoritetin grek nė Shqipėri. Njė deklaratė kjo e ēuditshme dhe qė nė thelb synon nxitjen e konflikteve artificiale mes njė pėrqindje tė vogėl tė minoritet grek, qė banon nė jug tė vendit dhe pjesės tjetėr tė shqiptarėve. Madje pjesa mė madhe e kėsaj pakice ėshtė larguar prej vitesh nga Shqipėria

Po kėshtu ish-kryetari i PS, Nano i akuzuar nga deputeti socialist Pėllumbi si agjent nė politikėn shqiptare ka nisur njė fushatė tė ashpėr me mitingje nė tė gjithė territorin e vendit nė kėrkim tė postit tė humbur tė kryetarit tė partisė. Zv.kryeministri socialist Meta gjatė njė interviste ėshtė shprehur se fushata e Nanos po synon destabilizimin e vendit. Nano njihet nė politikėn shqiptare si mbrojtės i interesave tė lobeve tė ndryshme greke.

Po nga Greqia ditėt e fundit ka nisur njė operacion i egėr duke dėbuar dhe keqtrajtuar emigrantėt shqiptarė qė punojnė nė Greqi. Derisa tani numėrohen mbi 12 mijė emigrantė tė dėbuar nga Greqia si dhe mbi 2 mijė tė keqtrajtuar nga autoritet policore greke.

Fushata antishqiptare ka nisur nė Greqi qė me fillimin e luftės nė Kosovė, por tashmė me mbarimin e luftės nė Kosovė ajo po intensifikohet edhe mė shumė. Emigrantėt shqiptarė thonė se ndonėse shumica prej tyre me dokumenta tė rregullta, ata kapen nga autoritetet greke dhe mbahen pėr dy ose tre ditė nėpėr stadiume ku lihen pa bukė dhe ujė dhe mė pas sillen nė kufirin me Shqipėrinė. Greqia ndonėse njė vend anėtar i NATO-s, gjatė gjithė fushatės sė kėsaj aleance mbi Serbinė ka mbajtur njė qėndrim tė hapur nė favor tė Serbisė, gjė e cila ėshtė demonstruar me mitingje tė shumta proteste kundėr NATO-s dhe nė favor tė Millosheviēit.

Deklarata e Papandreut pėr destabilizim tė Shqipėrisė ka ngjallur njė reagim tė ashpėr nė shtypin opozitar shqiptar. Shumė prej analistėve nė Shqipėri, deklarata tė tilla u kujtojnė rolin qė Greqia ka luajtur nė destabilizimin e Shqipėrisė dy vite mė parė nė pranverėn e '97, kur edhe njė divizion grek arriti tė shkelė sovranitetin e Shqipėrisė pėr afro 24 orė dhe u largua prej jugut tė Shqipėrisė vetėm pas reagimit tė ashpėr dhe tė menjėhershėm tė komunitetit ndėrkombėtar dhe nė mėnyrė tė veēantė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Turqisė, tė cilat paralajmėruan Greqinė pėr kėtė veprim.

Kėrcėnimi grek pėr destabilizim tė Shqipėrisė po komentohet edhe si njė pėrplasje mes interesave ekonomike tė Greqisė me ato tė komunitetit ndėrkombėtar nė Shqipėri dhe nė rajon. Greqia ėshtė e interesuar pėr ndėrtimin e korridorit tė dhjetė, njė korridor qė kalon nga veriu i Greqisė nė Shqipėri, Mal tė Zi dhe vazhdon nė Trieste tė Italisė.Por vende tė fuqishme tė komunitetit ndėrkombėtar si Shtetet e Bashkuara dhe vende tė tjera evropiane janė mė tė interesuara qė nė Shqipėri projekti mė i afėrt tė jetė ai i korridorit tė tetė, i pėrkrahur edhe nga Presidenti i Shteteve tė Bashkuara Bill Klinton gjatė njė fjalimi.

Ky korridor kalon nga Stambolli, nė Sofje, Shkup dhe pėrfundon nė Durrės tė Shqipėrisė. Ky korridor edhe nga Shqipėria vlerėsohet si prioriteti kryesor qė do tė ndihmojė zhvillimin e shpejtė tė vendit. Por ndėrtimi i njė korridori tė tillė e lė Greqinė nė periferinė e planeve tė rindėrtimit tė Ballkanit pasi nuk kalon nga ky vend dhe pozita e saj nuk mund tė jetė mė aq e privilegjuar sa mė parė.

Ndaj Greqia duket se pėrballė kėtyre planeve tė komunitetit ndėrkombėtar ka zgjedhur rrugėn pėr t'iu imponuar kėtij komuniteti me tezėn e destabilizimit tė Shqipėrisė, njė gjė qė ia ka arritur ta realizojė dy vite mė parė, por qė nė kushtet e reja duket gjithmonė dhe mė e vėshtirė pėr tu pėrsėritur, pėr vetė faktin se NATO ka vendosur njė kontigjent prej tė paktėn pesė mijė trupash nė Shqipėri, tė cilat nuk mund tė lejojnė nė asnjė mėnyrė destabilizimin e Shqipėrisė, pasi njė gjė e tillė do tė ishte me pasoja pėr tė gjithė Ballkanin.

Bledi Kasmi


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË