NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
 
 
HISTORI E JETUAR VITI I - 30 KORRIK 1999

Mos ma keni parė vajzėn ?...

Nuk ėshtė as pėrrallė, as legjendė, por njė ngjarje e jetuar, shumė e dhimbshme.

Faton si shumė gra e fėmijė tė tjerė, i mbajtėn tė izoluar nė njė shtėpi -burg tė Paramithisė pėr afro gjashtė muaj. Atje, nė burg, lindi dhe vajzėn e halleve, Rafeten.

Bajonetat zerviste nuk e linin tė kthehej pas; e shtynin pėrpara, drejt veriut. Ajo ecte, rrėzohej, zvarritej, pa i ndarė sytė nga dera e manastirit, ku kishte lėnė vogėlushen duke u pėrpėlitur dhe pyeste gratė e qytetit tė saj: ''Mos ma kini parė vajzėn?...

Diku larg, nė periferi tė Tiranės, prehet nje grua plakė. Varri i saj ėshtė i zakonshėm, pa epitafe; nuk dallon nga tė tjerat. Vetėm njė mbishkrim i thjeshtė: "Fatime Suhbi Rexhepi(Dino), lindur nė Paramithi, Ēameri".

Por nuk ėshtė kjo qė mė tėrheq vėmendjen.

Ashtu siē thuhet nėpėr legjenda, shpirti i saj nuk prehet i qetė. Nga thellėsia e kėsaj toke shekullore, duart e saj zgjaten pėr tė kapur njė pjesė tė shpirtit tė shkėputur dhunshėm, qė e la rrugėve tė Ēamerise, Rafeten. Por pėrse? Pėrse nėna ka humbur fėmijėn dhe fėmija nėnėn? Po kush i ndau?

Edhe pse kanė kaluar 55 vjet nga kjo dhimbje e madhe, pėrsėri lotėt e nėnave ēame nuk janė tharė. Nuk ka "alfi" qė tė shėrojė tė tilla plagė. Lotojnė njerėzit e familjes Rexhepi e pėrmes lotėve tė tregojnė pjesėza tė dhimbshme tė jetės sė tyre, qė i kanė pėrjetuar vetė, ferrin e atij fund qershori 1944.

Qan dhe Behija, qė atėherė nuk ishte mė shumė se 10 vjeē. Trupi i dridhet, lotėt s`i ndalen. I dukej sikur ngjarjet i kishte ende tė gjalla para syve. Edhe Nazmiu kėrkon tė thotė diēka, por e ka tė vėshtirė.

"I kam pėrjetuar vetė ngjarjet edhe pse isha i vogėl. I shkoja nėnės pas",-thotė ai, duke gėlltitur lotėt...

Por karvani i dhimbjeve tė familjes sė Dinejve, nga i kishte rrėnjet nėna e tyre, kishte filluar qė mė 1913. Djali trim i Paramithisė, Subhi Dino, (babai i Fatimesė), vritet mbi kalė duke luftuar trimėrisht. Pas tij, me 1917, u vra dhe i biri, Sulejmani. E si i themi ne, ēamėt ''Dera mbetet dere''. Kėsaj shtėpie nuk i munguan djemtė trima. Mė 1943 vritet Ethemi. Mė vonė, mė 1944, njė tragjedi tjetėr u pėrsėrit nė atė famije, ashtu si nė shumė familje tė tjera ēame. Ėshtė njė tragjedi e cila nuk arrihet tė shkruhet, nė tėrė pėrmasėn e vet, sepse krimet janė nga mė monstruozet...

Nata e 27 qershorit 1944, nuk u ngjante netėve tė tjera, ajo ishte gjithė lotė e dhimbje. Qindra fytyra tė mbytura nė trishtim, nėna qė vajtojnė bijtė e tyre. Bandat e Zervės bėnė kėrdinė. Sytė e tyre kėrkonin t' a shikonin Ēamėrinė tė pėrgjakur e tė braktisur nga banorėt e saj, pėr t'a populluar me tė tjerė.

Dera e Dinenjve e pėsoi e para. Sytė e egėrsirės shoviniste ishin kthyer edhe nga vajzat e kėsaj familjeje pėr t'a zhdukur nga rrėnjėt.

Fatimesė i vranė dy motrat: Alidenė e Kadron, burrin dhe dy vėllezėrit e tij. Ajo u pėrpoq tė shpėtonte duke u fshehur nė njė oxhak, por e zunė dhe ndonėse ishte shtatzanė nuk ia kursyen majat e bajonetės, qė iu ngulėn disa herė nė trup. Faton si shumė gra e fėmijė tė tjerė, i mbajtėn tė izoluar nė njė shtėpi -burg tė Paramithisė pėr afro gjashtė muaj. Atje, nė burg, lindi dhe vajzėn e halleve, Rafeten.

Pas 6 muajsh i nisėn tė gjithė drejt kufirit shqiptar. Vargani i grave e fėmijėve, ecėn pėr ditė e netė, tė zbathur e tė uritur, rrugė pas rruge. Ecte edhe Fatimeja me gjashtė fėmijė; 3 tė saj dhe 3 jetimė tė motrės, Kadros, qė kishte mbetur pa varr.

E ku kishte tė mbaruar ajo rrugė. Nuk ishte pak tė udhėtoje tre ditė e netė, duke mbajtur nė krahė dhe nė duar njė tufė fėmijė. Por jetimėt qė e rrethonin e bėnin mė tė fortė.

Ata duheshin shpėtuar. E cfilitur nga rruga dhe pagjumsia, ajo mundohej tė pėrballonte lodhjen. Por forcat e njeriut kanė njė cak.

Para saj u duk njė rrugė e gjatė malore, qė gjalpėronte si njė dredhėz e hirtė. Nuk e mbante mend se ku, por thoshin se afėr kufirit shqiptar. ''Mbahu ''- i thoshte vetes -Edhe pak, edhe pak ...''

Por kėmbėt iu prenė, nuk kishte mė fuqi. Fatua ishte grua e menēur, nuk donte t'i humbiste tė gjithė fėmijėt, sidomos tė motrės sė vdekur. Mbėshtolli me batanije mė tė voglėn, Rafeten e la nė derė tė njė manastiri dhe u pėrpoq t'i tėrhiqte tė tjerėt deri nė qafė, pėr t'u kthyer pėrsėri ta merrte vogėlushen. Por ajo nuk mundi tė kthehej mė...

Bajonetat zerviste nuk e linin tė kthehej pas; e shtynin pėrpara, drejt veriut. Ajo ecte, rrėzohej, zvarritej, pa i ndarė sytė nga dera e manastirit, ku kishte lėnė vogėlushen duke u pėrpėlitur dhe pyeste gratė e qytetit tė saj: ''Mos ma kini parė vajzėn?...


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË