NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
Greqia kėrcėnon Shqipėrinė me destabilizim

Papandreu: Nė rast se nuk tretet ėndra e shqiptarėve pėr Shqipėrinė e Madhe, atėhere Shqipėria do tė destabilizohet"

PËR MË SHUMË >>>

 
 

Dėbohen qindra shqiptarė nga vatrat e tyre

Me qindra shqiptarė nga Bujanovci e Presheva kanė ardhur nė Kosovė tė kėrcėnuar nga forcat serbe, pas largimit tė kėtyre tė fundit nga Kosova.

Agjencia franceze e lajmeve ka pyetur dhjetė shqiptarė, nė Prishtinė e rrethinė dhe nė rrethinėn e Gjilanit, tė ikur nga kėto anė.
PËR MË SHUMË >>>
HAPËSIRA SHQIPTARE VITI I - 30 KORRIK 1999

A do tė jetė shqiptar nėnkryetari i Maqedonisė?
Zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni

Pėr Maqedoninė ky ėshtė vit zgjedhor sepse nė vjeshtė ajo duhet tė zgjedh kryetarin e shtetit. Fushata parazgjedhore ėshtė para nisjes ndėrkaq po bėhen pėrgatitjet e fundit pėr harmonizimin e rregullativės ligjore. Zgjedhjet presidenciale pėr bllokun maqedonas janė shumė tė rėndėsishme pėr tė legjitimuar politikėn e tyre, pėrkundėr asaj se kryetari i shtetit nė Maqedoni nuk ka kompetenca tė mėdha nė praktikimin e pushtetit. Por, as blloku shqiptar nuk ėshtė i painteresuar pėr kėto zgedhje edhepse dihet qė kandidati shqiptar nuk ka shansa teorike pėr t'u zgjedhur kryetar. Kombinimet zgjedhore tashmė kanė filluar. Partia shqiptare nė pushtet e Arbėr Xhaferit e ka lansuar idenė pėr nėnkryetar tė shtetit, i cili do t'u takonte shqiptarėve, ndėrkaq partia opozitare e Abdurrahman Halitit thotė se do tė ketė kandidatin e saj nė zgjedhje, edhepse nuk kundėrshton idenė pėr nėnkryetar shqiptar.

Synimi partiak i PDSH-sė, thotė Arben Xhaferi, lider i saj, bėhet me qėllim qė tė harmonizohet funksionimi juridik i sistemit sepse ai ėshtė i padrejtė dhe funksionon nė baza etnike kurse shqiptarėt atė nuk mund ta kontrollojnė. "Nė shtetet multietnike ekzistimi i institucionit tė nėnkryetarit tė shtetit,ėshtė i domosdoshėm, qė do ta kontrollonte funksionimin juridik tė sistemit mbi baza etnike", thotė Xhaferi nė njė deklaratė tė dhėnė kėto ditė duke shpjeguar nevojėn e institutcionit tė nėnkryetarit tė shtetit. Sipas tij, pėrkundėr ekzistimit tė vullnetit politik dhe marrėveshjes politike, padrejtėsitė mbi baza etnike janė tė pandalshme duke ilustruar kėtė me pjesėmarrjen simbolike tė shqiptarėve nė njėsitė speciale tė ushtrisė maqedonase, epėrorėve, kadetėve dhe tė tė punėsuarve tė tjerė nė Ministrinė e Mbrojtjes, tė Kulturės dhe Punėve tė Brendshme. Sipas PDSH-sė nėnkryetari i shtetit do tė ketė rolin e mbikqyrėsit tė kėtyre deformimeve tė sistemit dhe t'i pengojė ato.

Edhe PPD mbėshtet idenė pėr nėnkryetarin shqiptar por tėrheq vėrejtjen se kampi politik maqedonas tani pėr tani nuk ėshtė nė gjendje qė tė pranojė njė gjė tė tillė edhepse ajo ėshtė ide e arsyeshme dhe se rregullative ligjora nuk e parasheh njė gjė tė tillė.

Mithat Emimi, sekretar i PPD-sė, thotė se ideja pėr nėnkryetar shqiptar tė shtetit pėrkon me iden e kahmotshme tė shqiptarėve nė Maqedoni pėr tė pasur njė nga postet mė tė larta shtetėrore. "Momentalisht nuk ka akt juridik qė do tė mundėsonte kėtė variant, por nė qoftė se arrihet njė marrėveshje midis partnerėve tė koalicionit qeveritar, tė cilėt kanė edhe shumicėn nė Parlament, atėherė PPD do tė pėrkrah kėtė ide edhe pse kjo procedurė ėshtė pak e koklavitur" potencon Emini. Sipas tij, roli i nėnkryetarit mund tė rregullohet me Kushtetutė, i cili nė mungesė tė kryetarit do t'i kryejė punėt e tij.

Se partitė maqedonase nė pushtet nuk e kanė kuptuar seriozisht idenė e nėnkryetarit flet edhe propozimi i qeverisė pėr ndryshimin dhe plotėsimin e ligjit pėr zgjedhjen e kryetarit, i cili propozim nė asnjė vend nuk pėrmend mundėsinė e tillė.

Opinioni shqiptar si duket drejt e ka kuptuar "lojėn" rreth zgjedhjeve presidenciale. Partia e Xhaferit, e cila ėshtė nė koalicion me VMRO dhe AD, qė nė kėto zgjedhje do tė garojnė me kandiatė tė pėrbashkėt, ndjen obligim qė tė mbėshtesė kandidatin e tyre, i cili me siguri do tė jetė Vasil Tupurkovski, por do ta ketė vėshtirė qė kėtė vendim ta arsyetojė para elektoratit shqiptar. Problemi do tė ndėrlikohej nėse PPD vendos tė kandidojė kandidat shiptar pėr kryetar. Si duket PDSH me propozimin pėr nėnkryetar tė shtetit kėrkon nga partnerėt e koalicionit qė nėse jo tani sė paku pėr zgjedhjet e ardhshme presidenciale tė pajtohet me mundėsinė e zgjedhjes sė nėnkryetarit shqiptar si kusht pėr tė fituar votėn e elektoratit tė saj. Se kjo ėshtė kėshtu flet edhe fakti se edhe sikur tė pranohej ideja ajo vėshtirė se do tė mund tė realizohej. Pyetja ėshtė se si do tė pengohej qė nė vendin e nėnkryetarit tė mos kandidohej njė maqedonas. Kjo ligjėrisht do tė ishte e mundur vetėm nėse kryetari dhe nėnkryetari do t'i zgjidhte Parlamenti e jo populli nė zgjedhje.

Edhe pozicioni i PPD opozitare ėshtė i qartė. Ajo dėshiron qė duke kandiduar kandidatin e saj pėr kryetar t'i pėrfitojė shqiptarėt me ēka do t'ia mohonte legjitimitenin partisė tjetėr shqiptare pėr tė folur nė emėr tė shqiptarėve dhe tė participojė nė emėr tė tyre nė qeveri. Zgjidhje pėr tė cilėn do tė mund tė pajtoheshin tė dy partitė shqiptare ėshtė kandidati i pėrbashkėt nė rrethin e parė, i cili do tė grumbullonte votat e shqiptarėve, kurse pėr rrethin e dytė do tė vendosin sipas parimit "shohim e veprojmė".

Mediat maqedonase edhe kėsaj here si gjithnjė idenė e pa me syrin e drojės dhe rezikut nga, siē thonė ata, paralelizmi nė pushtet, regjionalizim, federalizim dhe shpėrbėrje tė vendit.

Naser Selmani


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË