NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
 
 
HAPËSIRA SHQIPTARE VITI I - 30 KORRIK 1999

Greqia kėrcėnon Shqipėrinė me destabilizim
Papandreu: Nė rast se nuk tretet ėndra e shqiptarėve pėr Shqipėrinė e Madhe, atėhere Shqipėria do tė destabilizohet"

Ministri i Jashtėm grek, Papandreu ka kėrcėnuar Shqipėrinė me destabilizim.Kėtė deklaratė kėrcėnuese ministri i Jashtėm i Greqisė e ka bėrė gjatė njė interviste dhėnė pėr gazetėn mė tė madhe greke, "Ta Nea". Sipas Papandreut, "nė rast se nuk do tė tretet ėndra e shqiptarėve pėr njė Shqipėri tė madhe, atėhere Shqipėria do tė destabilizohet."Paralajmėrimi grek bėhet nė njė kohė kur Shqipėria ėshtė e interesuar mė shumė se kurrė pėr stabilitet politik dhe ekonomik dhe nė njė kohė qė vendi po pėrgatitet tė pėrmbushė kushtet e vendosura nga komuniteti ndėrkombėtar pėr tė pėrfituar ndihmat nė kuadėr tė paktit tė stabilitetit pėr Ballkanin.

PËR MË SHUMË >>>


A do tė jetė shqiptar nėnkryetari i Maqedonisė?
Zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni

Pėr Maqedoninė ky ėshtė vit zgjedhor sepse nė vjeshtė ajo duhet tė zgjedh kryetarin e shtetit. Fushata parazgjedhore ėshtė para nisjes ndėrkaq po bėhen pėrgatitjet e fundit pėr harmonizimin e rregullativės ligjore. Zgjedhjet presidenciale pėr bllokun maqedonas janė shumė tė rėndėsishme pėr tė legjitimuar politikėn e tyre, pėrkundėr asaj se kryetari i shtetit nė Maqedoni nuk ka kompetenca tė mėdha nė praktikimin e pushtetit. Por, as blloku shqiptar nuk ėshtė i painteresuar pėr kėto zgedhje edhepse dihet qė kandidati shqiptar nuk ka shansa teorike pėr t'u zgjedhur kryetar. Kombinimet zgjedhore tashmė kanė filluar. Partia shqiptare nė pushtet e Arbėr Xhaferit e ka lansuar idenė pėr nėnkryetar tė shtetit, i cili do t'u takonte shqiptarėve, ndėrkaq partia opozitare e Abdurrahman Halitit thotė se do tė ketė kandidatin e saj nė zgjedhje, edhepse nuk kundėrshton idenė pėr nėnkryetar shqiptar.

PËR MË SHUMË >>>

Dėbohen qindra shqiptarė nga vatrat e tyre
Me qindra shqiptarė nga Bujanovci e Presheva kanė ardhur nė Kosovė tė kėrcėnuar nga forcat serbe, pas largimit tė kėtyre tė fundit nga Kosova.

Agjencia franceze e lajmeve ka pyetur dhjetė shqiptarė, nė Prishtinė e rrethinė dhe nė rrethinėn e Gjilanit, tė ikur nga kėto anė. Ata kanė deklaruar se fshatra tė tėra janė zbrazur nga shqiptarėt pas ardhjes sė forcave serbe, tė cilat u tėrhoqėn sipas marrėveshjes me NATO-n.

PËR MË SHUMË >>>

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË