NUDO
HUMBËSIT E GËZUAR
Shkruan:
Hida HALIMI
Triptik
TV Kosova
Uh
u ngrina, s'është nga të ftohtit, por nga ethet prej
rrufesë! Këtu nuk dihet kur dhe për çka vret
reja, të gjithë jemi të atakuar. Kështu pohoi
njeriu i parë që e administron këtë vend dy
javë para komisionit special. Këtë lajm e patën
transmetuar edhe treneqët TV. Prandaj nuk kam arsye të
mos i besoi.
Pra
problemi i dergjës ime qëndron aty, se sapo të duken
retë dikund në qiellin e Kosovës unë filloi
të dridhem,sepse nuk dihet ku vret moti! Këto bubullima
mund të përfundojnë me happy end tragjik siq do të
shprehej korespondenti i TV kulturës.Unë nuk e marr vesh
krejt këtë fjali anglisht, por e dëgjova me vemendje
në TV dhe thashë, njeriu ka kulturë dhe sigurisht
e di se sa e zorshme është kur është tragjik,
ky happy end- i, de!
Tash
për tash ia kam dronë rrufesë, sepse ajo i ra KEK-ut
dhe e solli terrin. Pastaj u bë këtu mjegull e gjallë
prej tymit të gjeneratorëve, me licencë ndërkombëtare.
Paj, ujku do mjegull, thonë.
Thonë
edhe qoftë e shkuar, se si ka nisë të na msyej moti,
është punë çasti se kur mund ti bie ruana
Zot, Posttelekomit të Kosovës. Tash për tash, rrymat
e ajrit e kanë njxjerrë jasht vetëm Adnanin, sepse
thuhet se ai ka shumë elektrone dhe mund të nxisë
donjë fatëkeqësi elementare. Këto informata
i nxorëm disi nga trio TV-të, tek po e intervistonin drejtorin
e postave. Komentet i shtuam ne, sepse programet informative kanë
qëlluar pak si ligësht nga gazetarët dhe ata pos
që e lejojnë Z. Merovci të shprehet para kamerave
me licencë të OSCE-së , një herë nuk kanë
mundësi të bëjnë më shumë. Së
fundi edhe çka ju interesojnë gazetarëve apo TV
auditorit punët e PTK-ës! Ato janë punë për
Z. Merovci dhe për gazetarin Biroll Urgjan.
Megjithatë,
kur ka rrymë, unë kënaqem duke shikuar TV.
Edhepse
shkrimtarëve u ndalohet hyrja në shtëpitë televizive,
TV aparati nuk është i ndaluar të mbahet në
shtëpi. Kështu unë si shikuese e rregullt knaqem
me të shikuar ag më ag. Në mëngjes themi me
të zgjuar qe "Mirë mengjesi Kosovë".Unë
përshëndetjen ia kthei vetëm Ardianës sepse
Resuli del gjithë ditën. Uhëë ajo vajza krejt
si unë! Shihet që e mundojnë ethet edhe atë,
ndryshe së paku në gusht, do t'i zbathte çizmet.
Nejse, punë temperature, por mua këtu më fascinojnë
herë ajo e herë kolegu i saj, kur ma lexojnë dhe
komentojnë karikaturën e "Tafë Kusurit".
Kënaqësi e vërtetë! Ata e kanë parasyshë
që ka shikues të respektuar, si unë, që nuk
marrin vesh, pastaj ka të tjerë që nuk dijnë
të lexojnë, madje të tjerët që kanë
qëlluar pensionist dhe nuk shohin aq mirë, ndërsa
me 10 muaj pensione nuk mund të blejnë syza. Po mos të
dilte në "Mirëmëngjesi Kosovë" Tafa
i shkretë, po për të shkuar posht, siç edhe
i paska ndodhur qe gjysmë shekulli!
Disa
decenie e kemi lexuar dhe shikuar "Taf Kusurin" , aty
e kemi gjetur vetën, të kaluaren dhe të tashmen,
pastaj kemi nisur të qeshim në llogari tonën. Shih
ti, ka mundur të na shoh dikush dhe të mendoi se kemi
luajtur mendësh dhe qeshim vet me veti kombëtarisht çdo
mëngjes me ta hapur gazetën.
Tash
puna qëndron ndryshe, nuk na argëton më Tafa, Hava
apo Luli, por atë e komentojnë ata të "Mirëmëngjesit",
prandaj askush nuk mund të pohojë se ne qeshim apo mendojmë.
Dihet ne edhe nuk kemi nevojë si TV- qytetarë ta lodhim
mendjen, sepse për disponimin tonë mendon UNMIK-u. Ai
mendon për të gjithë neve, bile edhe për Agim
Qenën sepse po ta qitëte atë edhe Tafën e tij
në fund të lajmeve themi, si të gjitha TV-të
e botës, shumë lehtë mund ta vriste reja! Për
arsye se Agimi, si i pa edukuar në frymën e paqes, mund
të bënte ndonjë koment, ndërsa komentet janë
të ndaluara në regjionin e OKB-së.
Këtu
TV-ja mund të mendoi vetëm për formën, ndërsa
për brendinë përkujdesën krijuesit e tij.
Po
i plotësove kushtet estetike, kur të duash mund të
futesh në programet e TV-ve. Rrenë mos të bëhët,
duhet t'i mësosh edhe pak fjalë të zhargonit televiziv
dhe mbaroi puna. Nuk është me rëndësi se në
çfarë programi do të inkuadrohesh. Nëse në
çdo pyetje përgjigjësh me O.K-eeej, D.M.TH.dhe
MREKULLUESHËM, MREKULLUESHËM, aty e kalon intervistën,
nejse mund ta këndosh edhe një këngë.
Eh, sa për formën, aty asgjë nuk guxon të huçë.
Aty inspekcioni kërkon nga ju, vetëm ta ngritni petkun
e sipërm, po qe se u duket kërthiza, atëherë
keni kaluar testin. Nëse jo, me keqardhje, por, do të
mbani edhe nja dy muaj dietë me Tonik water,vitamina të
Leka-Med-it, dhe mund të paraqiteni përseri në audicion,
nëse deri atëherë nuk i keni mbushur 30 vjetë
sepse mosha posaqërisht i bënë nervoz telekrijuesit.
Edhe
për liderët politik është i paraparë ky
test me kërthizën, por me pak ndryshime. Liderit themi,
nëse i ka dalur kërthiza do të thotë se ka filozofuar
dhe i është ndalur apetiti, ai nuk mund të hyjë
në kutinë magjike, me sa shkrimtari. Për këto
cikërrime liderëve tanë u shkëlqen lëkura,
pra kanë hyrë në mish dhe me e kajtë nënën
nuk u gjëndet kërthiza, vetëm për hater tonë,
sepse siç dihet ne kemi nevojë t'i shohim të zgjedhurit
tone në télé.
Shpeshë
e fajsoi TV-në time të adhuruar për keto teste rigoroze,
vetëm se kam frikë se prijësit tanë do të
majen deri në atë masë sa që nuk do ti zërë
korniza kushtetuese, pastaj nuk di çfarë do të
bëjmë pa ta. Do të shëmtohen Kuvendi dhe ministritë.
Ndërsa ato të gjitha si organe duhet të figurojnë
komplet me neve, në pikturën që gjëndet në
kornizë.
Në ramin kushtetues nuk mund të luajë asgjë,
edhe pse s'mund të thuhet që nuk kanë lëvizur.
Kështu themi, sipas informatave vizuele të tri TV-ve,
mirret vesh se ministria e kulturës me në krye ministrin
e zgjodhën këtë vit "Miss Diasporën".
Ndersa Kuvendi "Miss Kosovën", nuk na është
e njohur nëse kryetari i parlamentit mirret me estetikë,
por më thotë mendja se Dr.Daci do të ketë studiuar
bukurinë kombëtare në aspektin kimik, sasinë
e molekulave dhe atomeve, H +H2O në trupat e bukurosheve.
As
për ministritë e shëndetësisë dhe punëve
sociale nuk mund të thuhet se kanë ndejtur duarkryq, ata
me programe speciale kësaj vere kanë tredhë miza,
kështu që verën e ardhëshme insekt i gjallë
nuk do të pjellë në tokën e lirë, pra në
Kosovë.
Sa
për ministrinë e mbrojtjes së ambintit, Et'hemit
ka thënë Zoti e nuk i ka shkuar mendja të na ruajë
nga tymi dhe zhurma e gjeneratorëve, sepse edhe atë mund
ta vriste reja.
Qëndroni
me trion e programeve tona!
Mirret
vesh se vetëm për tri Euro në muaj ose një pension
e gjysëm në vit, mund ta shikoni RTK-në, ndërsa
për dy trinjakët tjera nuk kemi informata.
Uh!
Sa mirë që u ndal rryma, tash është kohë
e paraditës dhe fëmijët janë në grevë,
sepse mësuesit e tyre e kanë braktisur asketizimin patriotik.
Tash do të kalojnë në aksion politik, të gjithë
do të kandidohen për Kuvendet Komunale. Siç mirret
vesh kjo punë paguhet mirë. Pse t'i mbajnë nga gjashtë
orë aktive në ditë, kur mund t'i bëjnë
nga katër vjet pushim pasiv në zyrat komunale, për
një pagë shumë fish më korrekte. Këtë
ua kishte spjeguar kolegu i tyre i matematikës dhe shihet se
ka pasur të drejt njeriu.
Sidoqoftë
fëmijët janë të lirë, dhe unë do t'ua
shpjegoi programin e tyre të preferuar AIR CONDITION, sepse
ka qëlluar të shfaqet pak si pa kohë, dhe të
gjithë i ka zënë gjumi, pos atyre në studio
dhe mua që po e përcjelli për hatër të
fëmijve. Çfar dëmi! Sepse fëmijët vërtetë
do të kënaqëshin me të adhuruarit e tyre: dy
Ademat, Aidën, Ilirianën dhe të gjithë yjet
tjerë. Këta dreqër fëmijësh, vërtetë
e adhurojnë programin, s'ka fjalë.
Këta
UNMIK-TV fëmijët, janë shumë modernë, prandaj
nuk mirren me përrallat e vëllëzërve Grim. Ma
çanë kokën këta kopila, duke u grindur se
cila nga divat e turbos i ka cicat apo prapanicën më të
madhe. Kjo projekt gjeneratë do të bëhën deri
në një, specialist të anatomisë. Bravo!
Do
me thënë, na shikoni, do me thënë OK-eeej ,
do me thënë, ne jemi të mrekullueshëm.
|