50
vjet nga Masakri i Tivarit
“Kufomat e shqiptarëve hidheshin
nga qerret në det”
Shkruan: Sheradin BERISHA
Dihet
mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste
(shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin
e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare
dhe deri në nëntor 1944(por edhe më herët) në
këto hapsira,u formuan njësite të shumta të
“UNÇJ-së”,duke filluar nga çetat,aradhat,batalionet
e deri në brigada.Këto formacione partizane edhe pse u
formuan në trrollin shqiptar nuk u formuan për të
mirën e shqiptarëve.
Në gjysmën e dytë të vitit 1944,derisa forcat
aleate(amerikane-angleze-ruse...)përparonin në të
gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane,Titoja
do t´i shfrytëzojë këto rrethana,për luftimin
e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare 1 dhe ripushtimin
e Kosovës...Për t´i realizuar më lehtë
synimet e saj ,udhëheqja jugosllave,në fillim të
janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të
Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin
e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi.Ndonëse qendra
e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të
dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqëndruar në Drenicë,”Shtabi
Operativ i Kosmetit”,urdhëroi Shaban Polluzhën që
ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim
të Podujevës,për t´u bashkuar me Brigadën
VII,e cila po marshonte për Sërbi.
Shtabi
i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta
kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të
plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarisë
jugosllave...mirëpo pas dështimit të nënshtrimit
të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet
ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin
e Brigadës së tij.
Në këto operacione antishqiptare morën pjesë:Divizionet
24,26,44, 46,52...të Sërbisë,Divizionet 41 dhe 50
të Maqedonisë,grupi i brigadave të Malit të
Zi(brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) 2dhe repartet speciale
të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq.Në kohën
kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme
në Drenicë...,më 8 shkurt 1945,komandanti suprem
i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë
nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë.Këtë
vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd,në
një takim me ushtarakët serb:Savo Dërleviqin,Gjuro
Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër
,i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi
një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez,të
cilët do të ushtronin pushtetin politik,ekzekutiv dhe
atë gjyqësor.
Gjatë
ndryshimeve në strukturën komanduese në krye të
pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit
të Ri Operativ” u emrua ish-shefi i Armatës I-rë:kolonel
Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën,i
cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel
Dushan Vukotiq(deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant
i Divizionit 46 jugosllav),shef i prapavijës u caktua Stevo
Dobërkoviq(i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë),ndërsa
komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më
10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm
të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë,
të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ
të brigadave, Divizionin 46,52...etj.3
Kjo
makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të
gjitha masat gjoja për "spastrimin" e terenit nga
"mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët"
vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithëandej
Kosovës...Në këtë fushatë të egër
ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja
e Drenicës,pas vrasjes së tribunëve popullorë
Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve
në Tërstenik.
Masakra
e Tivarit
Shtabi
Operativ i “kosmetit” i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së
me qëllim të shpërbërjes së bërthamës
së qëndresës shqiptare në Kosovë,gjatë
muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për
t´i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur
të”Adriatikut”-në veriperëndim të
Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit,
për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët
veriperëndimore të Jugosllavisë,kishin zgjedhur rrugën
Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar-Dubrovnik-Rijekë.Për
këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria,Besiana(ish-Podujeva),Prishtina,Kaçaniku,Ferizaji,Gjilani,Lipjani,Shtimja,Thera-
nda,Burimi,Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni... etj.4
Sipas kujtimeve të pleqëve që përjetuan këtë
mobilizim të dhunshëm...,të mobilizuarit shqiptarë,fillimisht
janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale
e pastaj,të organizuar në njësi ushtarake të
komanduara nga oficerë shqiptar kanë udhëtuar në
qendrën e përgjithshme mobilizuese (kazermën ushtarake)në
Prizren.Pas sistemimit,shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen,me
arsyetimin se armët do t'i marrin në Kroaci e Slloveni!
Çarmatosja atyre ju ka dhënë një sinjal të
keq dhe me të drejt ka lindur dyshimi në përgaditjen
e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë.Kjo
psikoz u thellua edhe më tepër,atëherë kur u
çarmatosën edhe oficerët shqiptar dhe për
përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të
serb 5 e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë
muajve të kaluar.
Deportimi
i shqiptarëve të mobilizuar,nga kazermat e Prizrenit u
bë në tri eshalone:
1.Eshaloni
i parë që përbëhej nga 3.700 veta,u nis më
24.03.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua
reparteve të Divizionit të IX-të jugosllav.Gjatë
rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar,të
mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga
kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptar
nga Tivari do të nisen për në Istri,ku fillimisht
disa ditë do të ndalojnë për të pushuar
në ujdhesën Çiovë afër Trogirit.Dhe ato
ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër,nga
ujdhesa për në Trogirë,u mbytën rreth 65 veta,prej
të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku.
2.Eshaloni
i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë
më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e
forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në
Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze 6. Gjatë
marshimit katër ditor në rrugën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër
,përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha
nga rruga e gjatë,të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën
dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë...si,gjatë
kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve
apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për
ta shuar etjen, në burimet e ujit.
Pas
këtyre peripetive nga Shkodra nën përcjelljen e malazezëve
- në mesditën e 1 prillit 1945 arritën në Tivar.
Atë ditë të kobshëm rrugëve të qytetit
shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazez,të
cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë
të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar
në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për
të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces
në mes rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët
u penguan që të pinë ujë në një krua
aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin
një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve,
me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me
qëllim (për ta filluar komplotin e përgaditur) e
shtyri masën e shqiptarëve që të shtrihen për
toke, ndërkohë që ajo hapsirë ishte vënë
në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve
që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve,
dritare dhe terracë të shtëpive e në shkëmbijtë
e kodrave përreth 7.¨
Azem
Hajdini njëri nga dëshmitarët e mbetur gjallë
nga Masakra e Tivarit, kështu e përkujton ngjarjen e krijuar
pas ekscesit: "Me të përfunduar të këtij
akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për 4, në
gjatësi prej 5-6 km, e ku mundësia për një shfarosje
masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të
ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë
në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë
urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të
madhe 3 katshe,i ashtuquajtur “Monopol i duhanit”, me
një sipërfaqe prej afro 300m2 dhe me oborr të rrethuar.
Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra
shkëmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure të larta
e me rrethoja të hekurt... Në të hyrë të
oborrit - kujton A.Hajdini-ishin 10-15 ushtarë të cilët
me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë
çdo njërin prej nesh... dhe nga këto goditje mbetën
të shtrirë për vdekje rreth 100-150 veta. "Pas
futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë
(rreth 1000 veta)dhe brenda oborrit të rrethuar me mure(2.200-2.500veta)
dhe një pjese tjetër të mbetur në rrugë
para oborrit,rreth orës 14.00, ata do të sulmohen nga
të katër anët. Shtihej me te gjitha llojet e armëve
të zjarrit si:me pushkë automatike,mitralozë, mortaja
dhe bomba dore, revole etj,kështuqë brenda një ore,
gjithë masa e grumbulluar në ato hapsira nuk mbeti në
këmbë. Me këtë rast oborri dhe sheshi u shndërrua
në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të
vërtetë,ndërsa ndërtesa u shndërrua në
gërmadhë,me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj.
Kësaj masakre makabre arritën t'i shpëtojnë
kryesisht ata që u gjendën në ndërtesë
dhe ndonjëri, që kishte rënë në tokë
para se të filloj sulmi 8.Kufomat e shqiptarëve të
vrarë e të masakruar mizorisht gjatë tërë
natës së ½ prillit u bartën me qerre dhe u
hodhën në det për tu zhdukur nga vendi i krimit.¨
Sipas
burimeve arkivore rezulton se në Tivar më 1 prill 1945
u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë,ndonëse
nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë
masakër del se ky numër mund të jetë shumë
më i madh...9
Kjo
ngjarje tragjike për popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg
opinionit të atëhershëm, ishte e qartë se u
përgadit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më
vonë Aleksandër Rankoviçi me kompani, këtë
ngjarje do të përpiqet ta cilësoj si incident të
rëndë të shkaktuar me fajin e vet shqiptarëve!!10
Dërgimi
i shqiptarëve për në Frontin e Adriatikut nuk do
të ndalet edhe pas kësaj masakre makabre.
3.Eshaloni
i tretë, me 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945
nën përcjelljen e Brigadës XXVII.Gjatë rrugëtimit
të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të
ushqimit e të higjienës dhjetra shqiptarë u sëmunë
nga tifoja dhe për pasojë disa prej tyre vdiçën.
Më 1 prill gjatë kalimit të lumit Buna,u përgadit
një incident me ç'rast u vranë disa prej tyre.
Ndërkaq në mbrëmjen e 2 prillit ky grup arriti në
Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të IX-të dalmatin.Nga
Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik,ku u vendosën
në disa objekte me destinime të ndryshme,mirëpo një
grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo
baroti,në një mëngjes u gjetën të ngulfatur
nga një lloj helmi dhe shumica prej tyre gjetën vdekjen
11.Edhe gjatë muajit prill 1945 janë nisur tri eshalone
per në këtë front.
Eshaloni
i parë-me 1.506 veta,nga Prizreni për në Tivar u
nis më 19 prill,i shoqëruar nga repartet e batalionit
të I-rë të Brigadës XXVI dhe Kompanisë
së zbulimit të Divizionit të 46-t serb.2.Eshaloni
i dytë-me 2.601 veta u nis më 20 prill nën mbikqyrjen
e Brigadës XXV dhe të kompanisë së zbulimit
të Divizionit 46 serb.3.Ndërkaq, më 24 prill u nis
eshaloni i tretë-me 1.216 veta,i përcjellur nga Brigada
XXVI12.Nga këto shifra rezulton se gjatë prillit,janë
mobilizuar 5.323 shqiptarë,ndërsa pushteti serb,evidenton
vetëm 4.300 veta.
Të
gjitha këto eshalone u dorëzuan në repartet e Armatës
së IV-të jugosllave dhe me anije u dërguan në
shumë vija të frontit në Slloveni e Kroaci, prej
nga qindra shqiptarë nuk do të kthyen kurrë në
shtëpitë e tyre.
Gjatë
muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar
(për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423
shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4.600 të tjerë
u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë. Ndërkaq,në
janar 1945 për në Frontin verior (të Sremit) janë
mobilizuar rreth 18.500 shqiptarë në përbërje
të Brigadave të”kosmetit” dhe 5000 të
tjerë nga Maqedonia. Nga këto shifra rezulton se gjatë
muajve janar-prill 1945,janë mobilizuar dhunshëm rreth
44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike, për
frontet e ashtuquajtura të “Sremit” e të ”Adriatikut”.
1 Dr.D.Bislimi-Formacionet
politik-ushtarake në Kosovë 1941-1945,Prishtinë 1997,fq.209/.Prof.ddr.Izber
Hoti-Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare nga kapitullimi i Italisë
fashiste deri në fund të nëntorit 1944(Fejtoni)Zëri
16.X.2003,fq.18/Dr.Daut Bislimi:vepra e cituar,fq.196.
2 Dr.M.Pirraku-Kryengritja e Drenicës 21.01-21.02.1945(Kumtesë
21 shkurt 2001,Prishtinë
3 Sh.Braha - Gjenocidi serbomadh... fq.458
4 A.Ajdini - Tragjedia e Tivarit, 1990-fq.3
5 Sh.Braha - Gjenocidi serbomadh..., fq.458
6 M.Shatri-Kosova në LDB, fq.224
7 A.Ajdini - Tragjedia e Tivarit, fq.13
8 Po aty, fq.15-17
9 Në raportin e prof.Ymer Berishës dërguar Misionarit
anglez Hadson më 22.X.1946 në Tiranë thuhet se në
Tivarë janë vrarë 1670 veta...Më 20.IX.1996
TV norvegjeze dha një lajmë për zbulimin e një
varreze afër Tivarit me 2 mijë viktima të shqiptarëve
të vrarë më 1 prill 1945.
10 L.Nasi - Ripushtimi i Kosovës..., fq.177
11 AIHU, k.1341, dt. 8.VI.1945
12 Dr.M.Pirraku - Ripushtimi jugosllav i Kosovës, fq.145
|