BG
& R, lobi kundër "re-belëve shqiptarë "
© Zëri i Popullit
Tirane- Të tjera të dhëna për kompaninë
Barbour Griffith & Rogers (BG&R), kontraktuar nga Sali Berisha
për të kryer shërbimet e fushatës elektorale
të këtij viti për zgjedhjet e verës.
Të
dhënat më të fundit vijnë nga Maqedonia fqinje
dhe i referohen një periudhe të rreth 4 viteve më
parë. Në atë kohë, Maqedonia ishte e përfshirë
nga konflikti i armatosur mes Forcave Qeveritare të armatosura
maqedonase dhe mijëra shqiptarëve që kërkonin
të drejta njerëzore duke nisur nga ato të përdorimit
të gjuhës shqipe, pjesëmarrës në administratë,
përdorimit të flamurit shqiptare dhe përfshirjes
në forcat e policisë dhe të ushtrisë së
Republikës së Maqedonisë. Të gjitha këto
të drejta të mohuara deri në vitin 2001 në vendin
fqinjë, ku shqiptarët ndjeheshin element i rëndësishëm
shtetformues për Maqedoninë.
Në
mars të vitit 2001, konflikti kaloi në konflikt të
armatosur pas masakrave të forcave paramilitare dhe militare
të maqedonasve mbi popullsinë shqiptare kryesisht në
fshatin Ljuboten. Makina ushtarake maqedonase atëherë
përdori gjithë arsenalin e saj ushtarak për të
luftuar mbi shqiptarët dhe duke shkaktuar mes tyre viktima
të pafajshëm.
Kryeministër i Maqedonisë në atë kohë ishte
Ljubço Gjeorgjevski, ndërkohë që ministër
i brendshëm, i cili udhëhiqte dhe gjithë represionin
kundër shqiptarëve, ishte Vllado Boshkovski.
I
pari nuk është më kryeministër i Maqedonisë
dhe ka ngelur një element i rëndomtë në opozitën
nacionaliste maqedonase; i dyti është arrestuar për
llogari të gjykatës së Hagës për krime
lufte përkundrejt shqiptarëve dhe shtetasve të tjerë
të huaj dhe këto ditë vendoset për ekstradimin
e tij në Hagë ku është ngritur akuza mbi të.
Tamam, dy muaj pas shpërthimit të konfliktit të armatosur
në Maqedoni, del në skenë kompania që është
bërë e njohur këto ditë në Tiranë
Barbour Griffith & Rogers me drejtor ekzekutiv Lanny Griffith.
Sipas faqes elektronike të kompanisë që ofron shërbime
në marrëdhëniet me publikun "Odwyer" bëhet
e ditur se në maj të 2001 BG&R nënshkroi një
marrëveshje me qeverinë maqedonase për të lobuar
në favor të saj në luftën kundër rebelëve
etnikë shqiptarë. BG&R nënshkroi një marrëveshje
me vlerë 30 mijë dollarë në muaj plus 3500 dollarë
shpenzime për marrëdhëniet me Qeverinë dhe promocion.
Kontrata e BG&R me Qeverinë e zotit Gjeorgjevski përfundonte
një vit më pas.
Kjo është e dhëna më e fundit për marrëdhëniet
e BG&R në një vend tjetër të rajonit tonë
në Maqedoni.
Të
bën përshtypje fakti se, ashtu si edhe në Serbi dhe
Mal të Zi kompania ka lobuar në favor të antishqiptarëve
BG & R shërbime për grupet politike më antishqiptare
në rajon
Tirane- Zbulimi i një fakti tjetër të rëndë
për lidhjet e BG&R dhe kontratat e saj në Maqedoni
ka formuar tashmë një zinxhir provash që tregojnë
se puna e kësaj kompanie në rajon nuk i ka shërbyer
demokracisë - që u reklamua si pasioni i Lanny Griffithit
- por klaneve antishqiptare të mirëformuara në grupime
radikale partish apo partive po kaq nacionaliste në pushtet.
Të
parët qënkan nacionalistët e Gjeorgjevskit, të
cilëve kompania në fjalë përkundrejt atij shpërblimi
prej 30 mijë dollarësh në muaj u ka ofruar shërbimin
e nevojshëm në luftën e tyre të armatosur kundër
rebelëve etnikë shqiptarë. Kjo ka ndodhur në
vitin 2001 e 2002 sipas kontratave të nënshkruara e për
të cilat bëhet fjalë në një seri shkrimesh.
Të dytët kanë qenë nacionalistët pro-serbë
në Malin e Zi, një opozitë e ashpër jo thjesht
kundër shqiptarëve, por edhe kundrejt malajzeve properëndimore
të kryesuar nga presidenti aktual i Malit të Zi Milo Gjukanoviç.
Të
tretët kanë qenë radikalët serb të Voislav
Sheshel, partia e fortë e të cilit u bë mbështetja
kryesore e Sllobodan Millosheviç në gramat e fundit
të rregjimit të tij kriminal.
Të
tre antishqiptarë të provuar deri në krime lufte.
Duke nisur nga Boshkovski i famshëm ish-ministri i Brendshëm
i Maqedonisë për të vazhduar me Sheshel e Milosheviç
të cilët gjenden në Hagë.
Të
gjithë këta emra në krye të partive të
tyre nuk kanë asnjë lidhje me emrat për të cilët
Lanny Griffith u mburr dy ditë më parë në Tiranë
se u kish kryer fushatat fituese, kryesisht Boris Tadiç apo
i ndjeri president Boris Trajkovski.
Fakti që Griffith do ta mbështesë shërbimin
e tij ndaj Sali Berishës në mashtrime elektorale tashmë
është evident dhe fare fare i qartë.
Berisha i shërbeu Miloshevic e Sheshel gjatë luftës,
tani i kthehet nderi
Tirane- Jo sepse Fatmir Mediu nuk ka shoqëri tjetër apo
noton në të tilla ambiente, por sepse Berisha ka lidhje
shumë të thella me klientët e BG&R në Ballkan
duket se është shkaku kryesor i kontratës së
fundit për shërbime gjatë fushatës elektorale
mes Sali Berishës dhe BG&R.
Jo
rastësisht shërbimi i fundit në rajon i BG&R
ështe kryer përkundrejt radikalëve serb dhe menjëherë
pas tyre Berisha ka zënë rradhën.
Sali Berisha është presidenti që i shërbeu Qeverisë
së Millosheviç dhe Sheshel gjatë luftrave të
tyre kriminale në ish-Jugosllavi. Sidomos në Kroaci dhe
akoma më ngushtë në Bosnje.
Berisha
arriti të vërë jo vetëm territorin shqiptar
por edhe ekonominë shqiptare në shërbim të makinerisë
serbe të luftës. Naftë, benzinë, benzol, duke
shkelur me këmbë embargon e OKB-së ndaj ish-Jugosllavisë
iu dërgua nga Berisha për më shumë se një
vit e gjysëm serbëve të Millosheviçit në
luftë.
Edhe
pse s'u hetua kurrë për këtë krim, dëshmitë
e këtij shërbimi kriminal të Sali Berishës janë
gjithandej në formën e gjurmëve të qarta. Pikërisht
tani, duket se po kthehet nderi, për më tepër kur
Berisha refuzon të tregojë burimin e financimit dhe mënyrën
e pagesës së shërbimit që BG&R, e kontraktuar
nga partitë dhe grupet politike më antishqiptare të
rajonit, i ka ofruar Sali Berishës.
Berisha
prezanton amerikanet e fushates
©
Armando META
Kryetari
i Partise Demokratike paraqet zyrarisht kompanine amerikane "Barbour
Griffith&Rogers", e cila do te organizoje fushaten e demokrateve
per zgjedhjet parlamentare. Sukseset e amerikaneve ne Ballkan me
Tadic e Gjukanovic dhe marreveshja konfidenciale qe fsheh termat
financiare
Kryetari
i Partise Demokratike, Sali Berisha, prezanton zyrtarisht kompanine
amerikane "Barbour Griffith&Rogers", e cila do te
merret me modelimin e fushates elektorale te demokrateve per zgjedhjet
parlamentare te ketij viti. Berisha, gjate prezantimit te bashkepunimit
te PD-se me BG&R ne fushate, ka shprehur vleresim per besimin
e madh qe kjo kompani ka vendosur tek PD, si parti e ndryshimit
te dyte te madh te Shqiperise, e rikithmit te shpreses tek shqiptaret,
e luftes se pameshirshme kunder korrupsionit, permiresimin e sherbimeve
baze per qytetaret, transparencen ne qeverisje dhe integrimin e
Shqiperise ne NATO e BE.
"Do
te bashkepunojme ne dy drejtime: se pari, shqiptaret te marrin mesazhet
me te pershtatshme dhe garancite me te medha se kjo te jete nje
nder fitoret me te thellat qe vendi ka njohur dhe se dyti, BG&R
eshte nje kompani e madhe qe ka kontribuar ne zhvillimin e zgjedhjeve
te lira dhe te ndershme dhe se udheheqja e saj e ka te qarte se
Shqiperia renditet nder vendet pa zgjedhje te lira dhe te ndershme",
tha kreu demokrat. Ai nenvizoi fushata do te modelohet nga BG&R.
"Edhe si ish- President, eshte ne natyren time qe te marr shume
keshilla. Mbi bazen e keshillave te tyre do te ndertoje fushaten",
ka deklaruar Berisha.
Ndersa
Drejtori Ekzekutiv i BG&R Leni Grifith, ne fjalen e tij, e cila
ka qene me shume nje deklarate politike se sa paraqitje e nje skice
organizative per menyren e organizimit te fushates se PD-se, ka
nenvizuar se vendi ka pasur perparim te konsiderueshem nen udheheqjen
e Berishes, por ka patur edhe shume zhgenjim, vecanerisht gjate
sundimit te korruptuar socialist te Fatos Nanos. Kjo le qarte te
kuptohet se organizimi i fushates elektorale nga BG&R, do te
mbeshtetet mbi perplasjet individuale midis Nanos dhe Berishes,
organizim ky qe per shqiptaret nuk thote ndonje gje te re, te pakten
per momentin. Grifith arsyeton se BG&R ka ardhur ne Shqiperi
per te ndihmuar Berishen gjate fazes se hershme te fushates se PD,
per te udhehequr Shqiperine dhe qytetaret e saj drejt nje te ardhme
me te mire qe ata meritojne. "Sot disa miq te vjeter jane perseri
me ne, duke perfshire bashkethemeluesit e PD-se. Kemi gjithashtu
shume miq te rinj nga universitetet, organizata te shoqerise civile
dhe qytetare te thjeshte, qe jane bashkuar me Berishen per te siguruar
nje fitore ne zgjedhjet e ardhshme", ka nenvizuar Grifith.
Sipas tij, udheheqesit e ardhshem te Shqiperise i pret nje pune
e veshtire. "Ceshtje dhe probleme te veshtira kerkojne perkushtim,
ndershmeri dhe vendosmeri. Shkaku i pothuajse te gjithe problemeve
vjen nga kanceri i korrupsionit te instaluar zyrtar", ka nenvizuar
Grifith. Sipas tij, Shqiperia ka nevoje per nje udheheqje te re,
qe do te godase korrupsionin galopant dhe te kudogjendshem qe ekziston
dhe qe ne fakt eshte prodhim i menyres se si Nano ka drejtuar qeverine
dhe PS.
Gjithashtu,
Grifith deklaron se askush nga ata qe ai njeh nuk ka besim se vazhdimi
i udheheqjes se deshtuar te Nanos dhe PS, do te arrije te beje dicka
tjeter, pervec perkeqesimit te metejshem te problemeve te Shqiperise
dhe rrjedhimisht te qytetareve te saj. "Pa nje udheheqje te
re, pa ndryshim qeverisje, e ardhmja e Shqiperise eshte ne rrezik.
Kam besim te plote se Berisha ka intelektin, perkushtimin, forcen,
ndershmerine, kurajon, shpresen dhe optimizmin, per te udhehequr
Shqiperine nepermjet: krijimit te vendeve te punes; rivitalizimin
e ekonomise; clirimin e biznesit nga taksa e fshehte e rryshfetit;
gjenerimit te investimeve dhe permiresimit te sherbimeve baze te
administrates", ka nenvizuar Grifith. Ky i fundit ka shprehur
bindjen se Berisha eshte i vetmi udheheqes, i cili mund ta beje
Shqiperine dhe popullin shqiptar pjese te Europes dhe te krijoje
mundesi per nje jete me te mire.
THANE:
SALI
BERISHA, PD:
"Do
te bashkepunojme ne dy drejtime: se pari, shqiptaret te marrin mesazhet
me te pershtatshme dhe garancite me te medha se kjo te jete nje
nder fitoret me te thellat qe vendi ka njohur dhe se dyti, BG&R
eshte nje kompani e madhe qe ka kontribuar ne zhvillimin e zgjedhjeve
te lira dhe te ndershme dhe se udheheqja e saj e ka te qarte se
Shqiperia renditet nder vendet pa zgjedhje te lira dhe te ndershme".
LENI
GRIFITH, BG&R:
"Pa
nje udheheqje te re, pa ndryshim qeverisje, e ardhmja e Shqiperise
eshte ne rrezik. Kam besim te plote se Berisha ka intelektin, perkushtimin,
forcen, ndershmerine, kurajon, shpresen dhe optimizmin, per te udhehequr
Shqiperine nepermjet krijimit te vendeve te punes; rivitalizimit
te ekonomise; clirimit te biznesit nga taksa e fshehte e rryshfetit;
gjenerimit te investimeve dhe permiresimit te sherbimeve baze te
administrates".
BG&R ne Ballkan, me Tadiç e Gjukanoviç
Kompania
amerikane "Barbour Griffith &Rogers", e cila merret
me organizimin e fushatave elektorale, eshte themeluar ne vitin
1991. Ajo eshte nje kompani avokatesh, specialistesh te politikave
dhe profesionisteve te tjere, me baze ne Uashington. Kjo firme eshte
aktivisht e perfshire ne fushen e ceshtjeve te politikave publike,
te cilat dominojne jeten politike amerikane dhe axhenden e koorporatave.
Ajo sherben si avokate ne marredheniet federale, ka lidhje jetike
me qeverine, eshte aleate ne zhvillimin e biznesit kudo ne SHBA
dhe ne tregjet perqark botes. BG&R ka nje pervoje jo te vogel
ne organizimin e fushatave elektorale ne Ballkan. Ajo ka punuar
ne Mal te Zi ne fushaten perkrah Kryeministrit aktual Milo Gjukanovic,
ka punuar per fitoren e Presidentit serb Tadic, si dhe per fushaten
e Presidentit aktual te Maqedonise, Branko Cervenkovski. Drejtuesit
e BG&R deklarojne se jane nje firme republikane ne SHBA dhe
kane nje pervoje afro 30 vjecare ne fushat republikane ne SHBA.
“Maqedonia,
që bën luftë me rebelët etnikë shqiptarë,
ka kontraktuar lobistin e fuqishëm Barbour Griffith &
Rogers për 30.000 USD/muaj, plus 3.500 USD për shpenzime,
për t’i sajuar relatat qeveritare. Kontrata vazhdon
gjer në fund të vitit të ardhshëm.”
Burimi:
O’Dwyer's PR Daily, May 18, 2001 |