NUMĖR 82
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
 
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI VII - 6 PRILL 2005

BG & R, lobi kundër "re-belëve shqiptarë "

© Zëri i Popullit

Tirane- Të tjera të dhëna për kompaninë Barbour Griffith & Rogers (BG&R), kontraktuar nga Sali Berisha për të kryer shërbimet e fushatës elektorale të këtij viti për zgjedhjet e verës.

Të dhënat më të fundit vijnë nga Maqedonia fqinje dhe i referohen një periudhe të rreth 4 viteve më parë. Në atë kohë, Maqedonia ishte e përfshirë nga konflikti i armatosur mes Forcave Qeveritare të armatosura maqedonase dhe mijëra shqiptarëve që kërkonin të drejta njerëzore duke nisur nga ato të përdorimit të gjuhës shqipe, pjesëmarrës në administratë, përdorimit të flamurit shqiptare dhe përfshirjes në forcat e policisë dhe të ushtrisë së Republikës së Maqedonisë. Të gjitha këto të drejta të mohuara deri në vitin 2001 në vendin fqinjë, ku shqiptarët ndjeheshin element i rëndësishëm shtetformues për Maqedoninë.

Në mars të vitit 2001, konflikti kaloi në konflikt të armatosur pas masakrave të forcave paramilitare dhe militare të maqedonasve mbi popullsinë shqiptare kryesisht në fshatin Ljuboten. Makina ushtarake maqedonase atëherë përdori gjithë arsenalin e saj ushtarak për të luftuar mbi shqiptarët dhe duke shkaktuar mes tyre viktima të pafajshëm.
Kryeministër i Maqedonisë në atë kohë ishte Ljubço Gjeorgjevski, ndërkohë që ministër i brendshëm, i cili udhëhiqte dhe gjithë represionin kundër shqiptarëve, ishte Vllado Boshkovski.

I pari nuk është më kryeministër i Maqedonisë dhe ka ngelur një element i rëndomtë në opozitën nacionaliste maqedonase; i dyti është arrestuar për llogari të gjykatës së Hagës për krime lufte përkundrejt shqiptarëve dhe shtetasve të tjerë të huaj dhe këto ditë vendoset për ekstradimin e tij në Hagë ku është ngritur akuza mbi të.
Tamam, dy muaj pas shpërthimit të konfliktit të armatosur në Maqedoni, del në skenë kompania që është bërë e njohur këto ditë në Tiranë Barbour Griffith & Rogers me drejtor ekzekutiv Lanny Griffith. Sipas faqes elektronike të kompanisë që ofron shërbime në marrëdhëniet me publikun "Odwyer" bëhet e ditur se në maj të 2001 BG&R nënshkroi një marrëveshje me qeverinë maqedonase për të lobuar në favor të saj në luftën kundër rebelëve etnikë shqiptarë. BG&R nënshkroi një marrëveshje me vlerë 30 mijë dollarë në muaj plus 3500 dollarë shpenzime për marrëdhëniet me Qeverinë dhe promocion. Kontrata e BG&R me Qeverinë e zotit Gjeorgjevski përfundonte një vit më pas.
Kjo është e dhëna më e fundit për marrëdhëniet e BG&R në një vend tjetër të rajonit tonë në Maqedoni.

Të bën përshtypje fakti se, ashtu si edhe në Serbi dhe Mal të Zi kompania ka lobuar në favor të antishqiptarëve
BG & R shërbime për grupet politike më antishqiptare në rajon
Tirane- Zbulimi i një fakti tjetër të rëndë për lidhjet e BG&R dhe kontratat e saj në Maqedoni ka formuar tashmë një zinxhir provash që tregojnë se puna e kësaj kompanie në rajon nuk i ka shërbyer demokracisë - që u reklamua si pasioni i Lanny Griffithit - por klaneve antishqiptare të mirëformuara në grupime radikale partish apo partive po kaq nacionaliste në pushtet.

Të parët qënkan nacionalistët e Gjeorgjevskit, të cilëve kompania në fjalë përkundrejt atij shpërblimi prej 30 mijë dollarësh në muaj u ka ofruar shërbimin e nevojshëm në luftën e tyre të armatosur kundër rebelëve etnikë shqiptarë. Kjo ka ndodhur në vitin 2001 e 2002 sipas kontratave të nënshkruara e për të cilat bëhet fjalë në një seri shkrimesh.
Të dytët kanë qenë nacionalistët pro-serbë në Malin e Zi, një opozitë e ashpër jo thjesht kundër shqiptarëve, por edhe kundrejt malajzeve properëndimore të kryesuar nga presidenti aktual i Malit të Zi Milo Gjukanoviç.

Të tretët kanë qenë radikalët serb të Voislav Sheshel, partia e fortë e të cilit u bë mbështetja kryesore e Sllobodan Millosheviç në gramat e fundit të rregjimit të tij kriminal.

Të tre antishqiptarë të provuar deri në krime lufte. Duke nisur nga Boshkovski i famshëm ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë për të vazhduar me Sheshel e Milosheviç të cilët gjenden në Hagë.

Të gjithë këta emra në krye të partive të tyre nuk kanë asnjë lidhje me emrat për të cilët Lanny Griffith u mburr dy ditë më parë në Tiranë se u kish kryer fushatat fituese, kryesisht Boris Tadiç apo i ndjeri president Boris Trajkovski.
Fakti që Griffith do ta mbështesë shërbimin e tij ndaj Sali Berishës në mashtrime elektorale tashmë është evident dhe fare fare i qartë.
Berisha i shërbeu Miloshevic e Sheshel gjatë luftës, tani i kthehet nderi
Tirane- Jo sepse Fatmir Mediu nuk ka shoqëri tjetër apo noton në të tilla ambiente, por sepse Berisha ka lidhje shumë të thella me klientët e BG&R në Ballkan duket se është shkaku kryesor i kontratës së fundit për shërbime gjatë fushatës elektorale mes Sali Berishës dhe BG&R.

Jo rastësisht shërbimi i fundit në rajon i BG&R ështe kryer përkundrejt radikalëve serb dhe menjëherë pas tyre Berisha ka zënë rradhën.
Sali Berisha është presidenti që i shërbeu Qeverisë së Millosheviç dhe Sheshel gjatë luftrave të tyre kriminale në ish-Jugosllavi. Sidomos në Kroaci dhe akoma më ngushtë në Bosnje.

Berisha arriti të vërë jo vetëm territorin shqiptar por edhe ekonominë shqiptare në shërbim të makinerisë serbe të luftës. Naftë, benzinë, benzol, duke shkelur me këmbë embargon e OKB-së ndaj ish-Jugosllavisë iu dërgua nga Berisha për më shumë se një vit e gjysëm serbëve të Millosheviçit në luftë.

Edhe pse s'u hetua kurrë për këtë krim, dëshmitë e këtij shërbimi kriminal të Sali Berishës janë gjithandej në formën e gjurmëve të qarta. Pikërisht tani, duket se po kthehet nderi, për më tepër kur Berisha refuzon të tregojë burimin e financimit dhe mënyrën e pagesës së shërbimit që BG&R, e kontraktuar nga partitë dhe grupet politike më antishqiptare të rajonit, i ka ofruar Sali Berishës.

Berisha prezanton amerikanet e fushates

© Armando META

Kryetari i Partise Demokratike paraqet zyrarisht kompanine amerikane "Barbour Griffith&Rogers", e cila do te organizoje fushaten e demokrateve per zgjedhjet parlamentare. Sukseset e amerikaneve ne Ballkan me Tadic e Gjukanovic dhe marreveshja konfidenciale qe fsheh termat financiare

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, prezanton zyrtarisht kompanine amerikane "Barbour Griffith&Rogers", e cila do te merret me modelimin e fushates elektorale te demokrateve per zgjedhjet parlamentare te ketij viti. Berisha, gjate prezantimit te bashkepunimit te PD-se me BG&R ne fushate, ka shprehur vleresim per besimin e madh qe kjo kompani ka vendosur tek PD, si parti e ndryshimit te dyte te madh te Shqiperise, e rikithmit te shpreses tek shqiptaret, e luftes se pameshirshme kunder korrupsionit, permiresimin e sherbimeve baze per qytetaret, transparencen ne qeverisje dhe integrimin e Shqiperise ne NATO e BE.

"Do te bashkepunojme ne dy drejtime: se pari, shqiptaret te marrin mesazhet me te pershtatshme dhe garancite me te medha se kjo te jete nje nder fitoret me te thellat qe vendi ka njohur dhe se dyti, BG&R eshte nje kompani e madhe qe ka kontribuar ne zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe se udheheqja e saj e ka te qarte se Shqiperia renditet nder vendet pa zgjedhje te lira dhe te ndershme", tha kreu demokrat. Ai nenvizoi fushata do te modelohet nga BG&R. "Edhe si ish- President, eshte ne natyren time qe te marr shume keshilla. Mbi bazen e keshillave te tyre do te ndertoje fushaten", ka deklaruar Berisha.

Ndersa Drejtori Ekzekutiv i BG&R Leni Grifith, ne fjalen e tij, e cila ka qene me shume nje deklarate politike se sa paraqitje e nje skice organizative per menyren e organizimit te fushates se PD-se, ka nenvizuar se vendi ka pasur perparim te konsiderueshem nen udheheqjen e Berishes, por ka patur edhe shume zhgenjim, vecanerisht gjate sundimit te korruptuar socialist te Fatos Nanos. Kjo le qarte te kuptohet se organizimi i fushates elektorale nga BG&R, do te mbeshtetet mbi perplasjet individuale midis Nanos dhe Berishes, organizim ky qe per shqiptaret nuk thote ndonje gje te re, te pakten per momentin. Grifith arsyeton se BG&R ka ardhur ne Shqiperi per te ndihmuar Berishen gjate fazes se hershme te fushates se PD, per te udhehequr Shqiperine dhe qytetaret e saj drejt nje te ardhme me te mire qe ata meritojne. "Sot disa miq te vjeter jane perseri me ne, duke perfshire bashkethemeluesit e PD-se. Kemi gjithashtu shume miq te rinj nga universitetet, organizata te shoqerise civile dhe qytetare te thjeshte, qe jane bashkuar me Berishen per te siguruar nje fitore ne zgjedhjet e ardhshme", ka nenvizuar Grifith. Sipas tij, udheheqesit e ardhshem te Shqiperise i pret nje pune e veshtire. "Ceshtje dhe probleme te veshtira kerkojne perkushtim, ndershmeri dhe vendosmeri. Shkaku i pothuajse te gjithe problemeve vjen nga kanceri i korrupsionit te instaluar zyrtar", ka nenvizuar Grifith. Sipas tij, Shqiperia ka nevoje per nje udheheqje te re, qe do te godase korrupsionin galopant dhe te kudogjendshem qe ekziston dhe qe ne fakt eshte prodhim i menyres se si Nano ka drejtuar qeverine dhe PS.

Gjithashtu, Grifith deklaron se askush nga ata qe ai njeh nuk ka besim se vazhdimi i udheheqjes se deshtuar te Nanos dhe PS, do te arrije te beje dicka tjeter, pervec perkeqesimit te metejshem te problemeve te Shqiperise dhe rrjedhimisht te qytetareve te saj. "Pa nje udheheqje te re, pa ndryshim qeverisje, e ardhmja e Shqiperise eshte ne rrezik. Kam besim te plote se Berisha ka intelektin, perkushtimin, forcen, ndershmerine, kurajon, shpresen dhe optimizmin, per te udhehequr Shqiperine nepermjet: krijimit te vendeve te punes; rivitalizimin e ekonomise; clirimin e biznesit nga taksa e fshehte e rryshfetit; gjenerimit te investimeve dhe permiresimit te sherbimeve baze te administrates", ka nenvizuar Grifith. Ky i fundit ka shprehur bindjen se Berisha eshte i vetmi udheheqes, i cili mund ta beje Shqiperine dhe popullin shqiptar pjese te Europes dhe te krijoje mundesi per nje jete me te mire.

THANE:

SALI BERISHA, PD:

"Do te bashkepunojme ne dy drejtime: se pari, shqiptaret te marrin mesazhet me te pershtatshme dhe garancite me te medha se kjo te jete nje nder fitoret me te thellat qe vendi ka njohur dhe se dyti, BG&R eshte nje kompani e madhe qe ka kontribuar ne zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe se udheheqja e saj e ka te qarte se Shqiperia renditet nder vendet pa zgjedhje te lira dhe te ndershme".

LENI GRIFITH, BG&R:

"Pa nje udheheqje te re, pa ndryshim qeverisje, e ardhmja e Shqiperise eshte ne rrezik. Kam besim te plote se Berisha ka intelektin, perkushtimin, forcen, ndershmerine, kurajon, shpresen dhe optimizmin, per te udhehequr Shqiperine nepermjet krijimit te vendeve te punes; rivitalizimit te ekonomise; clirimit te biznesit nga taksa e fshehte e rryshfetit; gjenerimit te investimeve dhe permiresimit te sherbimeve baze te administrates".

BG&R ne Ballkan, me Tadiç e Gjukanoviç

Kompania amerikane "Barbour Griffith &Rogers", e cila merret me organizimin e fushatave elektorale, eshte themeluar ne vitin 1991. Ajo eshte nje kompani avokatesh, specialistesh te politikave dhe profesionisteve te tjere, me baze ne Uashington. Kjo firme eshte aktivisht e perfshire ne fushen e ceshtjeve te politikave publike, te cilat dominojne jeten politike amerikane dhe axhenden e koorporatave. Ajo sherben si avokate ne marredheniet federale, ka lidhje jetike me qeverine, eshte aleate ne zhvillimin e biznesit kudo ne SHBA dhe ne tregjet perqark botes. BG&R ka nje pervoje jo te vogel ne organizimin e fushatave elektorale ne Ballkan. Ajo ka punuar ne Mal te Zi ne fushaten perkrah Kryeministrit aktual Milo Gjukanovic, ka punuar per fitoren e Presidentit serb Tadic, si dhe per fushaten e Presidentit aktual te Maqedonise, Branko Cervenkovski. Drejtuesit e BG&R deklarojne se jane nje firme republikane ne SHBA dhe kane nje pervoje afro 30 vjecare ne fushat republikane ne SHBA.

“Maqedonia, që bën luftë me rebelët etnikë shqiptarë, ka kontraktuar lobistin e fuqishëm Barbour Griffith & Rogers për 30.000 USD/muaj, plus 3.500 USD për shpenzime, për t’i sajuar relatat qeveritare. Kontrata vazhdon gjer në fund të vitit të ardhshëm.”

Burimi:
O’Dwyer's PR Daily, May 18, 2001


 

Copyright © 2004 PASQYRA.COM ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË