NUMĖR 82
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
 
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI VII - 6 PRILL 2005

Asgjë të re nga fronti i RTK-së

Shkruan: Gëzim MEKULI

Dhe ja persëri, Kosova në qendër të mediave ndërkombëtare. Përseri fotografia e Kosovës e paraqitur zbehtë. Dorëzimi vullnetar i Kryeministrit të Kosovës në gjykatën e Hagës bëri që qështja e harruar dhe e pazgjidhur e Kosovës të rifokusohet në këto media….

Nuk dua të ndalem në aktet burrërore e diplomatike të komandantit të rrafshit të Dukagjinit, por ajo që më jepë shtytje të hedhë këto fjalë ështe roli dhe detyrat e mediave gjatë transportimit te informacioneve rrethë veprimeve, vendimeve dhe aktit që Kryeminstri i bëri para se të vetdorëzohet ne gjykatën e Hagës.

RTK-ja, ky medium i ynë dhe ”100% i (pa) varur”, edhe njëherë vet-dëshmojë se eshtë e ngulfatur dhe e dhunuar nga ideologjia dhe politika.

Pse e themë këtë?

Që në momentin e parë kur z. Haradinaj paraqiti dorëheqjen, ky medium, përsëri, dëshmoj se nuk është dritare dhe informator objektiv. Me kujdesshumë e në shpejtësi gazetarë dhe gazetare të RTK-së filluan që formën dhe përmbajtjen e informacionit t`a përdorin vetëdijshëm dhe me qëllime të caktuara psikologjike e efektndikuese. Në emisionet „informuese“ filloj perdorimi i vetëdijshem i shprehjeve gjuhësore dhe i „modelit të fortit“

Përzgjedhja e fjalëve dhe shprehjeve gjuhësore luante një rol te rëndësishëm në formësimin e informacionit mbi z. Ramush Haradinajn. Kjo përzgjedhje ishte treguese se cfarë dhe cka synonte të arrijë politikisht shtëpia mediale RTK.

“Nuk lejohet të përsëritet Marsi i vitit të kaluar”, ”Në kemi kapacitet që të shtypim cdo lloj dhune”, ”U`a bëjmë me dije se dhuna nuk do të lejohet”…etj, këto ishin fjalët e përzgjedhura që dolën nga retorika e ushtarakëve (të uniformuar) dhe bartësit e politikave ndërkombëtare; Kjo ishte retorika dominuese agresive dhe kërcnuese kundër popullit që lindi Kryemisntrin Haradinaj; Kryeminstrit që luftoj nazismin serb të shekullit XX.. Dhe kjo retorikë u lancua dhe u përsërit me dhjetra herë, me qëllim që efekti ndikues të jetë sa më i madh, sa më real, dhe sa më panikëkrijues….


Kërcnimi medial „ala TANJUG“

Por shtrohet pyetja: Si ndikoj ky manipulim fjalësh ne opinionin publik? A krijoj përshtypje dhe vlerësime të ndryshme e të dyshimta në opinion, ky lloj formësimi dhe kërcnimi “ala TANJUG ”? Si u transportua politika demokratike e Kosovës nga kjo industri mediale? Cilët ishin aktorët? U bë kjo me qëllim të caktuar politik, apo ishte ky edhe një nonsens i gazetarisë së RTK-së?

Po, mund të themi se mediumi RTK-ja ia arriti qëllimit; Frigësoj, panikosi dhe shtypi dëshirën dhe vullnetin për të protestuar e ngritur zërin kundër kësaj padrejtësie të përsëritur ndaj patriotëve e politikave shqiptare në Ballkan…. I`u vodh biri nga koha dhe hapsira që ky vet me pushkë e mend e ndërtoj dhe e krijoj….

Me një mjeshtëri retorike, politikat që veprojnë prapa skenës së redaktorit të RTK-së, popullit i`u lancuan fjalë premtuese dhe „(sh)qetësusese“, mu sikurse gjyshja që i premtonte Gëzimit të vogël, se” nëse nuk bën sherr do tia blente një cokollatë të maaaaadhe, sa qielli”; cokollaten e tillë Gëzimi nuk pau kurrë, edhe pse nuk bëri sher!

”Bashkësia ndërkombëtare cmon lartë këtë gjest të z. Haradinaj”, ”BE lavdëron gjestin burrëror të z. Harradinaj”, këto ishin fjalët e ndërtuara me kujdes dhe me mundësi të madhe efekti në opinion. Fjalë që kishin për qëllim dopingimin, bindjen dhe mashtrimin e opinionit, se bashkësia ndërkombëtare, vërtetë cmon këtë gjest….(sa qesharake dhe dëshpruse, njëkohësisht. Apo ndoshta politikat ndërkombëtare kanë harruar se kaloj koha kur shqiptarët nënshkruheshin me gisht)
Roli dhe ndikimi i fotografisë është i madh; është shumëndikues. Andaj, jo pa qëllim, që nga dita e parë e ngritjes së aktakuzës ndaj z. Ramush Haradinaj, mediumi ynë, RTK-ja, ftoj personalitete me veshje ushtarake e jo ushtarake. Modeli i fuqisë është ne veprim. Modeli i fuqisë nuk ndërtohet vetëm nga fjalët dhe përmbajtja e informacionit. Andaj duhet përdorur gjithashtu, autoriteti, "rrezatimi" dhe karizma e udhëheqësve ushtarak dhe politk ndërkombëtar. Dhe kjo erdh në shprehje nëpërmes mënyrës së transportimit të porosisë së tyre në publik. Duke krijuar përshtypjen për një angazhim të sinqertë dhe për një vetkontrollë rreth asaj që „këta i mundon rreth rastit Haradinaj“. Aktorët medialo-politik të ”aferës Haradinaj” bënë që individi dhe publiku "të dorëzojnë pavarësinë", dhe ti nenshtrohen autoritetit ushtarak të RTK-së. Duke qenë në njohuri se në televizion, përpos etos-it, logos-it dhe patos-it, më rendësi shumë është edhe shfrytëzimi i ”actio-s”; pra duhet edhe të aktrosh. Këta ushtarak me gjuhën e trupit, me mimikën e tyre, fusin pasiguri dhe alarm tek populli. Qëndrimi i tyre ishte serioz, i ftohët dhe i pandjenja; Shiqimet e tyre në stilin e aktorit RAMBO donin të porosisnin diqka. Porosia e tyre ishte e qartë: ”Do ua thejmë hundët, po na dolët në rrugë”.
“Ra ky mort e u pamë”

Censura mediale që është duke mbretëruar në këtë medium është e pashme dhe e ndieshme. Ata të cilët kanë pikëpamje, bindje dhe vleresime tjera ndaj politikave imponuese nuk po pëlqehen nga politikat mediale. Pse nuk dëgjuam në këte medium opinionin e përfaqësuesve te partive më të vogla opozitare? Pse nuk u rezervua edhe nje hapsirë që të dëgjohet edhe opinioni i popullit rreth ngritjes së aktakuzës së z. Haradinaj?

Me plot të drejtë mund të themi se sot në Kosovë është duke u riaktivizuar frika nga izolimi. Shumë intelektualë të cilët janë duke e kuptuar se i perkasin klimës "së opinionit pakicë", janë duke u vetëtërhequr dhe janë duke u bërë më pasivë. Këta janë të vetëdijshëm se në këto media nuk kanë mundësi të thonë mendimin e tyre.

Sa keq! Përpos opinionit, edhe gazetaret tanë u bënë viktimë e “elitës institucionale”. Përqendrimi i gazetarisë së lajmit në burime "të nxjerra" nga ekspërtë ushtarak dhe politik ndikon në përforcimin e monopolit të "modelit të të fortit.". Akoma më keq kjo politikë mediale ështe duke na rikujtuar zezonën e TANJUG-ut Jugosllav.


 

Copyright © 2004 PASQYRA.COM ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË