| Nga
diploma të padijes, në diploma të dijes
Shkruan: Skënder LIMANI
Arsimimi
me nevoja të veçanta ose arsimimi i nevojave të
veçanta? Kjo është një dilemë jo vetëm
gjuhësore por edhe konceptuale sepse në të dyja rastet
përdoren qasje të ndryshme. Por, a është i mundur
arsimimi i personave të cilët kanë nevoja të
veçanta ose aftësi të kufizuar, në këtë
kohë në Kosovë? Përgjigja do të mund të
ishte: e pse jo?
Kosova
është mbrapa zhvillimeve të përgjithshme shoqërore
edhe në aspektin e reformimit të sistemit të vetë
arsimor. Këtë nuk do të duhej të ishe ndonjë
filozof i madh që ta vëreshë. Por çështja
është se mënyra sipas së cilës po zhvillohet
sistemi arsimor në Kosovë asnjëherë nuk do të
arrijë në një fazë të zhvillimit normal
ose modern. Këtu mund të merrret shembull rasti i një
aspekti teknik, pra, ai i përzgjedhjes teknike i postit të
Rektorit të Universitetit të Prishtinës. E vetëm
ky rast është i mjaftueshëm të përmendet,
pa marrë parasyshë mënyrën ose rezultatin e
përzgjedhjes së këtij posti.
Pra,
sigurimi i kushteve mësimore për arsimim sa më efikas
për të gjithë personat e dëmtuar, pa marr parasyshë
moshën, të cilët kanë nevojë për përkujdesje
përkatësisht për arsimim. E kjo është e
arritshme. Por çështja është se si të
arrihet kjo? Si të arrihet një përkujdesje arsimore
për këta persona, kur, sipas rezultateve statistikore
dhe rezultateve të tjera, tregohet se as personat e ‘rregullt’
nuk kanë arsimim të nevojshëm, të duhur dhe
bashkëkohor. Mungesa e objekteve shkollore, mungesa e numrit
cilësor të mësimdhënësve, pastaj përdorimi
i teknikave dhe i metodave të tjera të reja efikase për
arritjen e arsimimit cilësor, pra ndërrimi (e jo ndryshimi)
i krejt qasjes ndaj arsimimit në Kosovë, duket se po del
i papërballueshëm nëse jo edhe i pamundur kur kihen
parasyshë zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.
Cila është ndërlidhja mes zhvillimeve të përgjithshme
shoqërore dhe arsimimit si nivel i veçantë?
Të
udhëtojmë nëpër një meditim të shkurtë
së bashku, përmes disa pyetjeve retorike: pse jemi këtu
ku jemi, pse nuk po bëhet mirë në Kosovë, pse
ka aq shumë papërgjegjësi, pse askush nuk i jep llogari
askujt, pse në Kosovë gjithçka është
private, pse në Kosovë të gjithë flasin për
Demokraci, pse në Kosovë gjithçka është
sterilizuar?
Rezultatet
e situatave ngatërrestare, mënyra e shkaktimit të
këtyre situateve konfliktuoze në Kosovë, të
cfarëdo lloji qofshin ato, tregojnë se këtu nuk është
fjala për një ‘shoqëri normale’ e cila
po kalon fazat e tranzicionit. Mungesa e bashkëpunimit, bashkëveprimit,
mungesa e aftësive menaxhuese, komunikuese, llogaridhënëse,
përgjegjësisë, etj. etj. është përkufizimi
i thjeshtë i një njeriu ose i një personi i cili
mbanë nën sqetull Diplomën e Universitetit të
Prishtinës. Shumica e ministrave kanë këtë diplomë,
shumica e deputetëve e kanë këtë diplomë
edhe Presidenti edhe Kryeministri e kanë këtë diplomë.
E të mos përmendim ata që punojnë nëpër
media, OJQ, etj. etj.
Por,
si të ndërrohet kjo situatë, si të shndërrohen
këto Diploma “të panjohurisë” në
Diploma të njohurisë? Është punë e vështirë
por jo e paarritshme. Duhet mund, flijim, djersë, ‘takat’,
aftësi komunikuese, qëndrueshmëri, etj. etj. , pra,
tërë kohën duhet mbajtur kursin sepse po dole nga
rruga do të bësh ose shkaktosh aksident.
Andaj,
çfarë të bëhet ndërkohë me arsimimin
e atyre personave të cilët kanë nevojë për
arsimim e riaftësim sepse aq janë të izoluar e të
paintegruar saqë është vështirë të
përshkruhet? Të pritet për riaftësimin e Universitetit
të Prishtinës ose të vazhdohet me shtimin e barrës
së paaftësisë ndaj këtyre personave përmës
arsimimit së sistemit të tanishëm të UP-së?
Populli thotë: “puno kot e mos rri kot”. Por, në
çfarë mënyre të punohet?
Unë
për vete përgjegje s’kam, mjaftohem me pyetjet.
Madje mendoj që edhe këto s’duhej të ishin
përgjegjësi imja, po e zyrtarëve. Shkrimtari gjenial
Dostojevski shkruan, se qytetërimin e një shoqërie
mund ta matësh duke pare gjendjen e atyre më të dobëtive
në radhët e saj. Nê këtë kategori bën
pjesë padyshim edhe grupi i personave me aftësi të
kufizuara. Çfarë do të thonte Dostojevski humanist
për shoqërinë kosovare, ku as pyetjet e tyre nuk
shtrohen, e lëre më të gjinden përgjegjet?
|