| Kosova
e pavarur dhe flamuri i saj
Shkruan:
Saimir LOLJA
Kosova
po ecën drejt pamvarësimit të saj. Fundi i kësaj
rruge paqeje shumë po i gëzon, ndërkohë që
më shumë të tjerë po i shqetëson. Shqetësimet
i përkasin natyrës njerzore dhe hutimet luhaten nga përfytyrime
vetjake e deri tek ato ngrehinave ndërshtetrore. Një hutim
për një gjë mjaft të dukshme, por edhe të
rëndësishme, është edhe hutimi në lidhje
me flamurin e shtetit të ardhshëm të pavarur të
Kosovës. Edhe pse tani për tani një shqetësim
i tillë është vendosur në harresë, ai vetvetiu
është ndjerë edhe ndër shqiptarët. Për
më shumë, çeshtja bëhet më e mprehtë
ngaqë një pavarësi e vlefshme e Kosovës do të
thotë që ajo të njihet nga shtete e tjera dhe organizatat
ndërshtetërore. Në nje situtatë të tillë,
dashakeqësit e paqes në Europën Juglindore do të
gjenin një syth për t’u përkujdesur që
harmonia midis shqiptarëve të thumbohej dhe begatija e
përparimi i Europës Juglindore në udhët e qytetërimit
të ishin të brishtë.
Shteti në Kosovë duhet të jetë i qytetarëve
që kanë dhënë e japin për këtë
Kosovë të pavarur e që kanë bashkëpunuar
me bashkësinë e qytetëruar ndërkombëtare
në këtë proçes. Shteti i Kosovës së
pavarur nuk iu përket atyre që e kanë pushtuar, plaçkitur,
gjakosur e dhunuar Kosovën ose që edhe tani e sabotojnë
apo e pengojnë të eci në rrugën e përparimit
dhe bashkëpunimit me bashkësinë e qytetëruar
ndërkombëtare. Megjithëse, roli udhëheqës
iu takon shqiptarëve në Kosovë, duhet që të
urtët e saj të mos krenohen me fjalë, por të
shqyrtojnë nëse ato fjalë janë në përputhje
me gjërat për të mirën e qytetarëve të
Kosovës. Rrjedhimisht edhe shenja përfaqsuese e shtetit
të pavarur të Kosovës, domethënë e flamurit,
nuk mund të jetë shenjë e pjesshme (partiake e thënë
joshqip) apo një hartim me ngjyra zbukuruese. Aq më shumë
që pavarësi e Kosovës nuk do të thotë pavarësi
vetjake e ndokujt. Pavarësi e Kosovës nuk do të thotë
të pranosh çfardolloj hartimi për flamurin vetëm
e vetëm që të arrihet ajo “e shkretë pavarësi”.
Pavarësia e Kosovës do të thotë në rradhë
të parë përgjegjësi, respekt, punë, zhvillim
e mosndalim. Pavarësia e Kosovës nuk do të thotë
që Kosova e pavarur të përfaqsohet nga një flamur
që s’iu përket kombit të qytetarëve të
saj dhe atyre t’iu thuhet me cinizëm: “mbajeni
flamurin tuaj kombëtar brenda shtëpisë”.
Nga këndvështrimi ndërshtetëror, Kosova e pavarur
dhe Shqipëria zyrtare nuk do prishnin rregullin dhe paqen midis
midis tyre apo shteteve të tjera nëse do të kishin
të njëjtin hymn dhe flamur. Sepse ka shembull të
ngjashëm e të harmonishëm midis dy shteteve të
rëndësishëm, Italisë e Irlandës, të
cilët kanë të njëjtin flamur me pak ndryshim
vetëm tek ngjyra e shiritit të kuq. Kjo shihet në
figurat e mëposhtme të flamujve të tyre.
 |
 |
| IRLANDA
|
ITALIA
|
Pra
zgjidhja e problemit në fjalë del tani qartë: meqenëse
spektri i kuq ka gjatësi vale 647-700 nm, atëhere shteti
i Kosovës dhe Shqipëria zyrtare të kenë të
njëjtin flamur por me një ndryshim në ngjyrën
e kuqe, të marrë nga spektri i kuq i ngjyrës. (Biles
edhe pak ndryshim në paraqitjen e shqiponjës dykrenëshe
do të shtontë një ndryshim tjetër të harmonishëm
në këtë drejtim). |