NUMĖR 79
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
 
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
INTERVISTA VITI VI - 21 PRILL 2004

Jemi shëndrruar ne Krahinë Autonome të Greqisë

Interviste me deputetin e PS-se, z.Sabit Brokaj

Intervistoi: Esmeralda GJOKA

- Z.Brokaj, cila eshte arsyeja qe ju votuat pro rezolutes came ne Kuvend, ndryshe nga pjesa me e madhe e kolegeve tuaj te grupit parlamentar?

- Per cilindo individ, i cili ka sensin e se drejtes, ajo projektrezolute nuk mund te votohej ndryshe. Po keshtu, cilido politikan, i cili vepron sipas ligjeve te vendit te tij, por edhe ne perputhje me konventat nderkombetare mbi te drejtat e individit apo popullates, vetiu do te votonte pro. Ajo projektrezolute mund te mos vinte ne parlament dhe t'u lihej hapesire dhe kohe atyre mekanizmave te tjere per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Por eshte absurde qe nje projektrezolute, e cila vazhdon 7-8 muaj nje rruge mese normale ne komisionin parlamentar te politikes se jashtme, gjen konsensus ne grupin parlamentar dhe ne menyren me arbitrare pezullohet ne nje seance plenare nje jave me pare dhe pastaj ne nje loje aspak principiale, madje shume te demshme per prestigjin e parlamentit dhe interesat e shqiptareve, nuk votohet. Pervec asaj shprehjes apo justifikimit spekulativ sipas te cilit, greket do te na i debonin refugjatet, nuk e di nese do te arrijne te gjejne dot ndonje arsye tjeter ata qe nuk e votuan?!

- A i trembeni ndeshkimit te grupit parlamentar per kete vote te ndyshme nga shumica e deputeteve socialiste?

- Gjate pluralizmit, por c'eshte e verteta edhe me pare, kur une pashe vendet demokratike dhe arrita te kuptoj se cdo te thote njeri me dinjitet, njeri i qyteteruar, voten time nuk e kam konceptuar edhe aq te varur nga shumica. Aq me teper, duke pare se si i merr vendimet shumica, individi ne ate shumice duhet te jete i vemendshem per te ruajtur principet baze per veprimin e tij politik dhe njerezor. Nje mazhorance e cila nje dite bie dakord per nje gje ne menyren me demokratike dhe sapo u tund shkopin ne ajer, pa i qelluar ende, kryetari i tyre, te gjithe barkaz vendosin per gjera ne dem te interesave te shqiptareve, ne dem te prestigjit te vendit te tyre, nuk ke pse t'i marresh si tregues. Ky eshte nje realitet i hidhur dhe mua me vjen jashtezakonisht keq per individe, te cilet ne vetvete jane njerez te mire. Por ja qe ndodh te justifikohet nje shprehje e nje politologu i cili thote se "ne vende ne tranzicion, politikanet per perfitime te ligjshme ose te paligjshme, mund te braktisin edhe interesat kombetare". Madje ne keto situata, te cilat nuk jane fare te rralla, mua me kujtohet nje interviste e Bugajskit, i cili ka thene se "ne partite e medha shqiptare, ka grupe qe punojne kunder interesava kombetare". Me shume se sa nje here, une e kam gjetur te provuar kete thenie te Bugajskit. Une e pashe rezoluten me vemendje, pashe qe ishte shume korrekte, pashe qe nuk mund te irritonte askend pervec qarqeve te caktuara antishqiptare, por ne nuk jemi perte plotesuar idene e tyre. Politika qe bejme ne duhet te jete ne interesin tone dhe natyrisht te mos krijoje perplasje, te cilat prishin marredheniet me fqinjet. Por, ne asnje menyre nuk duhet te jete nje politike e nenshtruar sepse po te qeverisemi sipas kesaj praktike, Shqiperia i bie te jete nje krahine autonome e Greqise, d.m.th ka nje parlament pa identitet, i cili tjeter gje gjykon per te bere dhe tjeter gje ben sapo jep urdher vendi X.

- Cfare mund te thuhet per nje qeveri e cila cenon interesat e shtetasve te saj, duke iu nenshtruar sic thate ju, nje shteti tjeter?

- S'ka me keq se kaq. Qeverite krijohen ne procesin e zhvillimit te shoqerise pikerisht per te mbrojtur interesat e atij populli dhe te atyre shtetasve qe e votojne ate. Kur ajo nuk u pergjigjet ketyre interesave, vetvetiu nuk eshte me e ketyre njerezve. Qeverite shqiptare, pas vitit '90 kane qene jashtezakonisht shume te kompleksuara, te nenshtruara ndaj politikes se ndonje vendi tjeter dhe ky lloj nenshtrimi ka ardhur ne raport me humbjen e besueshmerise dhe mbeshtetjes ne popull. Keta lloj politikanesh qe humbasin besueshmerine duhen larguar, sepse bejne cdo lloj manovrimi duke shitur edhe interesat e vendit per te qendruar ne ate pushtet, qe realisht nuk e meritojne, pasi dihet qe pushteti buron nga populli dhe duhet te jete ne sherbim te tij.

- Cili eshte vleresimi juaj persa i takon veprimtarise se greko-amerikanit Nikolas Geixh ne jug te Shqiperise dhe si e shpjegoni faktin qe ai ka gjetur kaq shume terren ne vendin tone?

- Geixh eshte nje politikan qe ka shume pervoje. Me sa kuptoj une ai ka edhe nje pervoje axhenturore dhe natyrisht ka edhe nje delir. Ai ka pervoje, pasi si grek ka ndjekur te gjithe procesin e politikes greke nga diktatura ne demokraci, ka ndjekur situata deshtimesh dhe ringritjesh, duke perjetuar ngritjen e klases politike greke ne keto 20-30 vjet. Prandaj ai e di shume mire se ku e ka piken e dobet cdo lloj politikani ne vendet me ndryshime te rendesishme. Ka operuar me politikanet shqiptare sic mund te luaje nje femije duke bere kukulla me plasteline. Geixh ka bere shume takime te fshehta ne Shqiperi, kur quhej formalisht "non grata", derisa per te vepruar publikisht, u desh te futej ne loje edhe ambasadori amerikan Xhefri, meqe te pakten keshtu u justifikuan Berisha dhe Nano. Nga ana tjeter, Shqiperine ai e shikon realisht si krahine te Greqise dhe politikanet shqiptare i sheh si lolo qe mund t'i sherbejne konceptit te tij te ndryshkur te Vorio Epirit. Platforma e tij ecen gradualisht, hap pas hapi dhe natyrisht kete terren ia kane krijuar politikanet shqiptare dhe Geixh si me dashamiresi duke shfrytezuar edhe periudha te veshtira qe krijoi vete Berisha, ua hodhi lakun ne qafe. Realisht ai eshte nje politikan antishqiptar tejet i rrezikshem dhe do te thosha se disa nga politikanet shqiptare i dikton. Mua me ka bere pershtypje justifikimi mendjelehte, i papergjegjshem, karakteristik i Nanos duke thene "c'problem ka pse vajti e mori pjese ne nje mbledhje publike dhe beri ato deklarata" kur te gjithe e dime qe veprimtaria antikushtetuese kur eshte publike eshte me e denueshme pasi nxit organizimin per veprimet perkatese dhe natyrisht inkurajon elementin antishqiptar keqberes. Sepse kur nuk cenohet ky qe ishte "non grata", cilido minoritar grek ose shqiptar qe ka gelltitur lugen e corbes se Geixh, mund te veproje keshtu sepse thote se nuk te hyn "gjembne kembe". Vec kesaj, jo gjithcka Geixh e ben publike.

- Ju keni kerkuar ne menyre permanente largimin e kryeministrit Nano. Cili eshte koncepti juaj per qeverine post-Nano?

- Si mund te qeverise Nano, ka shume vite qe eshte provuar. Por ne politiken shqiptare ka disa mekanizma qe edhe kur humbet mbeshtetjen, lindin mbeshtetes te llojit "makiaveliste", "kongresmene", "rri me mua te behesh i pasur" apo "rri me mua se do te padis per gabimet e krushkut, te halles etj". Nano ka bere gabime per te cilat cdo kryeminister i pergjegjshem dhe me dinjitet do te ishte larguar, do te kishte dhene doreheqjen. Megjithate socialistet e mbajten dhe vazhdojne ta mbajne si kryeminister dhe ai vazhdon t'i ndeshkoje ata. Nese behet fjale per nje qeveri tjeter absolutisht qe ajo duhet te jete socialiste, duhet te jete e kualifikuar dhe e pergjegjshme. Koha ka provuar qe tezat me qeveri te perbera, teknike e te tjera si keto, nuk kane funskionuar.

- Si pasoje e ketyre gabimeve te kryeministrit Nano, per te cilat ju folet me lart, a mendoni se mazhoranca socialiste ka humbur shume ne elektorat dhe rrezikohet seriozisht ne zgjedhjet e 2005-es?

- Humbja ne elektorat u provua qe ne zgjedhjet per pushtetin lokal. Nga PD-ja ne na ndajne nja 3 per qind. Per nje parti ne pushtet, 3 per qind jane krejt te parendesishme pasi politologet dhe specialistet e fushatave gjykojne se partite ne pushtet kane perafersisht 6 per qind favor ne raport me partite ne opozite. Ndaj pergjithesisht organizmat nderkombetare mbeshtesin opozitat per te realizuar nje balancim per zgjedhjet. Keshtu qe po te flasim me llogjike te ftohte "pa na degjuar Nano), ne jemi ndeshkuar ne zgjedhjet e pushtetit lokal. E keqja eshte qe ne nuk e analizuam kete. Tani mund te themi se ne qofte se Saliu ishte nje favorizues qe ne te fitonim apo te qendronim ne pushtet, sot Saliu eshte nje determinues per te qendruar ne ne pushtet, jo me nje favor. Provat e mireqeverisjes sone duhet t'i kapesh sa "nje qime dhe t'i besh sa nje tra". Nese opozita ne demokracine e saj, ne perberjen e saj do te bente vertet rinovime te besueshme, fitorja e PS-se do te ishte krejtesisht e vene ne medyshje ne vitin 2005.

Marrë nga gazeta „Koha jonë“


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË