NUMĖR 74
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 25 QERSHOR 2003

Minoriteti dhe kali i trojës

Shkruan: Gazmend KAPLLANI

Nuk kam as me te voglin dyshim qe "profesioni" me i kollajte ne viset tona Ballkanike mbetet ai i "patriotit". Njekohesisht me i veshtiri eshte ai i te qenit me te vertete patriot, si e konceptonte patriotizmin Monteskje: "nepermjet dashurise per njerezit e mi, mesova qe mbi te gjitha i perkas njerezimit". Rezultatet e "patrioteve ballkanike", qofte ne versionin e tyre etno-fashist, etno-bolshevik apo etno-religjoz, i shohim cdo dite ne Ballkan, i cili mbetet ende nje "thumb i ngulun ne tru te Europes".

Vetem ne Ballkan p.sh. Akademia e Shkencave apo Kisha merret gjere e gjate me "temat kombetare", perpilon platforma te zgjidhjes se "ceshtjes kombetare", megjithese te ashtequajturat "ceshtje kombetare" kudo i quajne "ceshtje te politikes se jashtme" dhe me to ne fakt duhet te merret Ministria e Jashtme dhe instancat e tjera institucionale. Pse ndodh kjo? Sepse jemi te gozhduar akoma ne epoken e formimit te shteteve kombe ne Ballkan. Sepse ne Ballkan nacionalizmi i "importuar" nga Perendimi - per arsye te "kuptueshme" - u adoptua ne versionin e tij me anti-liberal, me anti-iluminist dhe anti-racional.

Personalisht mendoj se vetem Europa - qofte edhe kjo Europa e tanishme qe eshte ende ne embrion nga ana politike - eshte shpresa e madhe qe te ndertojme dikur nje lloj "identiteti kapercyes", te shpetojme nga skamja jone ekonomike por mbi te gjitha nga skamja shpirterore qe e ka shnderruar Ballkanin ne nje Supermarket mithesh nacionaliste te shoqeruara me spastrime etnike dhe varre masive. Sigurisht duke mos pritur mrekulline nga qielli por duke u perpjekur edhe vete goxha. Po flas ne pergjithesi sepse besoj qe nuk ka ne Ballkan "nacionalizma te mire" dhe "nacionalizma te keqij". Si thoshte edhe kroato-hebreu Danilo Kis motoja e nacionalistit eshte "une jam alkolist por ti je sarhosh". Ketu po i ndal persiatjet abstrakte per te thene dy fjale per nje teme konkrete. Temen qe preokupoi se fundi shtypin shqiptar dhe ate grek dhe qe ka te beje me marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqise per dhenien e "dynenshtetesise" minoritareve greke.

****

Sikur per nje ast t'a zhveshja vetvehten nga pozicioni in between dhe te luaja rolin e nje vezhguesi te jashtem, kam pershtypjen qe do ngaterrohesha keq fare. Kjo, sepse ne Greqi disa gazeta (sidomos ato qe "merakosen" shume per kombin) e karakterizojne marreveshjen si "tradhti kombetare". Ne Shqiperi ne disa raste ndodh e njejta gje: edhe tek ne marreveshja ne fjale konsiderohet pak a shume si "sabotim i interesave kombetare". Dhe une, gjithmone si vezhgues i jashtem, bej pyetjen: si ndodh qe "interesat kombetare" te cenohen ne te dyja vendet njekohesisht? Mister Ballkanik! Nderkohe as ne Shqiperi dhe as ne Greqi nuk dihen hollesite e kesaj marreveshje.

Keshtu qe po kufizohemi tek informacionet e marra prej shtypit. Dua t'a filloj mendimin tim me nje perqasje anti-teorike te kesaj teme Ketu behet fjale per bashke-qytetaret dhe bashke-atdhetaret tane, me origjine greke, te cilet emigruan ne Greqi ne nje nga eksodet me dramatike qe ka pare historia e Europes se re. Kaluan - si te gjithe emigrantet e tjere - nga nje mije e nje veshtiresira duke provuar mbi kurrizin e tyre diskriminimin dhe te gjitha kusuret e tjera qe sjell statusi i te degdisurit. Politika e shtetit grek deri ne vitin 1997 ishte qe minoritaret te mbeteshin me sa me pak te drejta ne menyre qe mos te "zene rrenje" ne Greqi dhe te kthehen ne Shqiperi prej frikes se mos "zhduket minoriteti grek ne Shqiperi".

Keshtu, minoritaret te cilet, sic eshte e kuptueshtme, kane lidhje sentimentale me Greqine, mbeteshin thellesisht te diskriminuar edhe pse propaganda "patriotike" shpesh i perdorte per "marketing patriotizmi" duke u perpjekur te paraqese si perfaqesues te tyre njerez qe shprehnin nje nacionalizem agresiv. Ne fakt, ashtu si ndodh me "patriotet", asfare nuk u interesonte ketyre te fundit se ne c'kushte punonin mijera minoritare te thjeshte, se si diskriminoheshin ne tregun e punes, etj. Ajo qe u interesonte ishte shitja e sloganeve patriotike dhe acarimi i marredhenieve greko-shqiptare. Te ndodhur ne keto kushte diskriminuese, shume minoritare jo vetem qe nuk ktheheshin ne Shqiperi por emigronin ne vende te treta, kryesisht ne Kanada, ne Amerike por edhe ne vende te ndryshme te Europes.

Ne vitin 1997, paralelisht me procedurat e ligjesimit te emigranteve u mor vendimi per dhenien e te ashtequajtures "karte homogjene" e cila u akordonte minoritareve nje lloj statusi "emigrantesh te privilegjuar". Megjithate, ky status nuk krijonte mundesine e barazise qytetare, duke mbetur perseri minoritaret qytetare te dores se dyte dhe te trete. Vendimi i tanishem i cili hap rrugen per marrjen e nenshtetesise greke duhet te na gezoje sepse bashke-qytetaret dhe bashke-atdhetaret tane me origjine greke do kene mundesine te ndjehen qytetare te barabarte ne vendin ku kane emigruar. Ne te njejten kohe, sipas marreveshjes ne fjale, do kene mundesine e mbajtjes se nenshtetesise Shqiptare, pra te dy-nenshtetesise.

Ne radhe te pare dicka e tille eshte hera e pare qe ndodh ne Ballkan. Edhe pse Kushtetutat e vendeve te Ballkanit e njohin dynenshtetesine, eshte "sekret" i njohur nga te gjithe qe dicka e tille nuk aplikohet per pjesetaret e minoritetit. Kjo vjen prej faktit qe minoritetet ne Ballkan trajtohen kudo si "mallkim" apo si "Kollona e Peste" dhe paguajne gjithmone haracin e acarimit te marrdhenieve mes shteteve. Dynenshtetesia (sidomos ne rastin konkret) eshte nje metode e ikjes nga ky mentalitet.

Nuk eshte e rastesishme qe qarqet me nacionaliste ne Greqi i kundervihen dynenshtetesise. Pse? E para sepse keshtu humbet alibia e "Shqiptareve barbare qe shkelin te drejtat e minoritareve". E dyta sepse dynenshtetesia motivon minoritaret te duan marrdhenie sa me te mira mes Shqiperise dhe Greqise, ne kuadrin e nje loje politike shume me te nderlikuar se sa skema "ne dhe ata". Por mbi te gjitha sepse duke qene qytetare greke disa qarqe do humbasin mundesine t'a "kapelosin" minoritetin grek, perderisa ky i fundit s'do kete me nevoje per "tutore". Njekohesisht, ajo qe te dhemb eshte fakti qe ne Shqiperi flitet per minoritaret pa minoritaret. Eshte per te ardhur keq qe ne gjithe artikujt dhe dedikasat per dynenshtetesine nuk degjohet pothuajse fare mendimi i tye, thua se behet fjale per te huaj.

Eshte e qarte qe asnje minoritet ne Ballkan nuk jeton ne "parajse", qe i shkelen te drejtat sepse kultura e respektimit te Tjetrit eshte shume problematike ne viset tona. Megjithate, eshte fakt i pamohueshem, qe shkalla e integrimit te minoritetit grek ne Shqiperi perben nje shembull te mire per Ballkanin. Minoritaret nga ana e tyre kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribojne ne menyre te konsiderueshme ne jeten publike Shqiptare. Por, prej disa vitesh ne Shqiperi shfaqet nje filologji qe arrin caqet e racizmit, sipas se ciles minoriteti grek eshte kur "Kali i Trojes" dhe kur "Kolona e Peste"; nje filologji qe i paraqet minoritaret si bukeshkale dhe te dyshimte. (Buke per nje filologji te tille kane dhene ndonjehere edhe disa perfaqesues politike te minoritetit te cilet ne kuadrin e mentalitetit ballkanik veprojne ne menyre komunitariste duke ushqyer nacionalizmin e "shumices derrmuese").

Nje trajtim i tille eshte katastrofik per minoritaret dhe per Shqiperine. "Patriotet" tane qe promovojne perceptime te tilla dhe qe duket se gjithcka qe lidhet me Greqine e identifikojne me djallin, s'bejne gje tjeter vese ia dhurojne minoritetin qarqeve nacionaliste ne Greqi, te cilat kane te njejten simetri logjike por thjesht e aplikojne ate tek emigrantet Shqiptare ("emigrantet shqiptare jane "Kali i Trojes" i hqiperise se Madhe etj) Pervec atyre personave qe plasmohen here pas here ne ekranet e televizioneve greke si "perfaqesues silogjesh" - te cilet nuk e di ne te vertete se sa perfaqesojne me te vertete minoritaret - harrohet krejtesisht ekzistenca e mijera bashke-atdhetareve tane minoritare te cilet duan marredhenie sa me te mira mes Shqiperise dhe Greqise, te cilet dhemben me gjithe shpirt per Shqiperine dhe e konsiderojne ate atdheun e tyre. Kjo mase nuk paraqitet asgjekundi; me kete mase nuk behet asnje lloj dialogu dhe kjo eshte jo vetem e patolerueshme por duke folur me termat e patriotizmit pa thonjza, anti-patriotike.

****

Nderkaq, ne shtypin grek dhe Shqiptar fillojne dhe publikohen edhe shifra per numrin e minoritareve qe do marrin dynenshtetesine. Ca thone 70.000, te tjere 300.000! Nga dhe si i nxjerrin keto shifra? Nga te dhenat statistikore vetem 15.000 minoritare kane bere kerkese per marrjen e nenshtetesise greke qe nga viti 1991. "Jo dyshtetesise" - thone ne Shqiperi "se greket te grekezojne gjithe Shqiperine". Me pak fjale, imazhi qe jepet eshte qe greket do leshojne policine neper rruge te grumbulloje shqiptaret qe t'i japin nenshtetesine greke! Behet fjale per nje logjike groteske. Procedurat per dhenien e nenshtetesise pervecse do marrin shume kohe (ndoshta vite), behen - sidomos ne Greqi - me kritere shume te rrepta se sa "karta e homogjenit".

Eshte e uditeshme qe edhe nacionalistet greke vene alarmin qe mijera Shqiptare "ne venat e te cileve nuk rrjedh gjak helen", do "maskohen" si greke qe te marrin nenshtetesine greke per te vepruar mandej si "bumerang" per "shqiptarizimin e Greqise". Vertet gjynah qe Woody Allen rreket duke kerkuar temat e filmave te tij ne Manhatan. Por ne te njejten kohe, pabarazia e madhe ekonomike mes Shqiperise dhe Greqise, por edhe periudhat jo shume te largeta ku mbizoteronte ne Greqi histeria nacionaliste, ngjallin mosbesim ne Shqiperi. Qe politika e jashtme greke ka ndryshuarne menyre radikale qysh nga viti 1996 ky eshte nje fakt i pamohueshem; megjithate "vatrat" e mentalitetit te vjeter nuk jane shuar perfundimisht.

Nje publikim i fundit i Qendres per Hulumtimet e Minoriteteve (KEMO) - financuar pikerisht nga Ministria e Jashtme Greke. - theksonte faktin se si ekzistojne ndonjehere perpjekje per te "grekezuar" vllehet e Shqiperise. Keto jane metoda te nje epoke tjeter dhe Greqia duhet te distancohet prej tyre perfundimisht. Aq me shume qe ne politiken e jashtme greke eshte pranuar pa rikthim skadimi i dogmes "ortodoks = grek".

Per me shume, per te treguar orjentimin e saj te pakthyeshem pro-europian, qeveria greke duhet te ktheje menjehere vemendjen ne gjendjen e emigranteve Shqiptare ne Grei te cilet ndodhen ne gjendje shume problematike. Duhet te perparoje ne ligjesimin e tyre si edhe ne dhenien e te drejtave sic eshte e drejta e votes ne zgjedhjet lokale dhe ato per Parlamentin Europian, propozim qe e promovoi ne Komisionin Europian, pikerisht komisionerja greke Ana Diamandopulu dhe qe do diskutohet per aprovim ne Samitin e Selanikut. Gjithashtu ne kuadrin e nje politike europiane,

Greqia duhet te perparoje gradualisht ne shtrirjen e te drejtes se nenshtetesise dhe dynenshtetesise, domethene ne "de-nacionalizimin" e nenshtetesise greke. Sipas informatave jo-formale, marreveshja per dynenshtetesine e minoritareve, u hap rrugen per dika te tille edhe emigranteve Shqiptare ne Greqi. Le te shpresojme qe keto informata nuk do mbeten vetem jo-formale. Kjo duhet te ndodhe jo vetem si nje lloj "balancimi forcash" por edhe si nje kalim ne nje epoke tjeter per Ballkanin, epoken Europiane, ku mbi te gjitha do mbizoteroje koncepti i qytetarit Europian. Sigurisht, dika e tille do marre kohe, por do ishte mekat qe edhe nje here tjeter t'a menaxhonin te ardhmen tone perfaqesuesit e "patriotizmes ballkanike" qe dine te prodhojne vetem teori komplotesh diabolike.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 2:21
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË