"Feminizmi
shqiptar", a ekziston!?
Shkruan: Iliriana SHABANI
Feminizmi është një nocion i gjërë por
ka vetëm një aspekt: e kjo është të drejta
të njejta të gjinive. Pa marrë parasyshë cilës
gjini i takon, të drejtat për jetesë duhen të
jenë të barabarta. Te shqiptarët, ky nocion për
momentin duket se mungon krejtësisht. Një numër i
madh i shqiptarëve termin ”feminist” e përdorin
në kuptimin ”kodosh”, pra si etiketë e meshkujve
që s’kanë tjetër objektiv jetësor veçse
t’i ndjekin fustanet.
Nga
ajo pakicë që e honeps domethënien politike të
fjalës, shumica prapë të keqë kuptojnë,
meqë mendojnë se lufton vetëm për të drejtat
e femrës. Shumica mendojnë se meshkujt nuk bën të
jen feministë, mendojnë se ky pikëvështrim u
takon vetëm femrave. Kjo është gabim. Kushdo që
mendon se njeriu s’guxon të diskriminohet për shkak
të seksit, quhet feminist. Dhe feminizmi s’është
veçse luftë për çlirim të femrës,
por edhe për çlirim të mashkullit nga një
mision i shpifur, absurd e idiot.
Shkrimtarja, filozofja e feministja e njohur franceze Simonë
dë Buvua (Simone de Beauvoir, 1908-1986) në librin e saj
të famshëm ”Le Deuxième Sexe” (shqip:
”Gjinia tjetër”) thotë se ”njeriu nuk
lind femër, por bëhet femër”. Me këtë,
Simonë dë Buvua mendon se kur njeriu lind s’është
asgjë tjetër veçse njeri. Si çuni, si goca
e posalindur s’kanë ide se kush vlen më tepër
për shkak të seksit. Janë prindët ata të
cilët, përmes socializimit, i mësojnë fëmijët
se cila gjini vleka më tepër, e cila më pak. Që
në ciklin e hershëm të jetesës, prindët
i mësojnë fëmijët – bukvalisht e përmes
gjuhës simbolike – se femra s’vlen njësoj
si mashkulli.
Qysh nga fëmiria jemi të mësuara ta shohim çupën
më ultë, e çunin me lartë. Si të vogla
i mësojm vajzat tona, të mos flasin shumë, të
mos lazdrohen, të mos vendosin se si dhe me kend të shoqërohen.
Ne si prindër vendosim se me cila lodra të luajn p.sh
kukulla është një lodër për vajza, kurse
makina është për djem; ngjyra e kuqe për vajza,
e kaltra për djem. Kjo vlen posaçërisht për
kulturat primitive si shqiptarët, por vërehet edhe te
të tjerët: një studim i anglez nga shkollat fillore
në vitet 1990 tregonte se nëse vajzat komandohen të
folin 30 përqind të kohës gjatë një ore
të mësimit, atëhere jo vetëm nxënësit
djem e mësuesit, por edhe vet vajzat vlerësojnë se
kanë folur 70 përqind të kohës.
Këto jan shembuj se si në ciklin e hershëm të
fëmijërisë ne bëjm dallime në gjini. E
për më vonë të mos flasim, Kur vie koha e pubertetit
acarohen me shumë rregullat, dhe dallimet në mes të
vajzës dhe të djalit jan shum me të rrepta.
Pse djali shkollohet si të dojë, pse ai shoqërohet
me femra, pa marrë parasysh racën e religjionin, pse shkon
ne disko e kthehet në shtëpi kur të do vet, e martohet
me kë të dojë - i ka hije se ”mashkull”
është e ”s’na merr fytyrën”. Po
vajza s’bën as të shkollohet si të dojë,
as të shoqrohet me kë të dojë, as të hyjë
e të dalë në shtëpi si të dojë. Kur
të martohet le të bëjë ç’të
dojë, atëher burri i saj le të vendos (!) se mua
nuk ma merr fytyrën më.
E
femra e gjorë, kur martohet e merr djalli! Sepse edhe ai mashkull
me të cilin është martuar është i edukuar
në të njejtën mënyrë.
Femra shqiptare këtij diskriminimi nuk i shpëton as kur
e lëshon vendin e vet. Unë e një kolege imja pranë
universitetit të Lundit në Suedi kemi anketuar gjatë
vititi 2002 saktësisht 230 vajza shqiptare moshës 15-39
vjeç, për të marrur vesh se pse janë martuar
në moshë shumë të re.
213 prej tyre dhanë të njejtën përgjigjie: ”Se
martesa qe e vetmja rrugëdalje që ta shijojmë lirinë”
– jo prej shkaut, pra, po prej prindërve! Mjerisht, kjo
rrugëdalje, si thamë më lartë, të çon
në qorrsokak. Prej 213 atyre vajzave, vetëm 8 mendojnë
se kanë arritur të jenë të lira për të
zgjedhur vet.
Disa kan cekur se ne ”Feministët flasim në përgjithësi
për të gjitha femrat, por femrat nuk jan të njëjta,
të gjithë janë individë”!?
Kjo është plotësisht e drejtë, dtth se ne jemi
individë, pra jemi unikë. Por mos ta harrojm se pa marr
parsysh se sa jemi unike, në strukturë na përfshin
i njejti problem. Të gjitha vuajmë pakashumë nga
abuzimet e meshkujve të paemancipuar. (Meqë ra fjala,
unë për vete mendoj se emancipimi nuk është
obligim i grave, po i meshkujve! Janë meshkujt ata që
sillen në forma primitive, andaj ata duhet të ndërrohen
– e jo anasjelltas.)
Feminizmi, pra, është thirrje drejtuar si femrave, ashtu
edhe meshkujve: Bashkohuni kundër diskriminimit gjinor. Luftoni
patriarkatin, që si mënyrë të vetme primitive
për ta promovuar mashkullin e ka ndrydhjen e femrës. Sepse
kështu, në një botë të xhuxhëve të
ndrydhur, nuk rritet e pjeket mentalisht as mashkulli; sepse kështu
shtypen e ndrydhen resurset e gjysmës së njerëzimit:
rrjedhimisht, edhe gjysma e resurseve të kombit shqiptar.
|