A
po e rrezikon ushtria demokracinë turke?
Shkruan:
Iliriana BAJO
Kur
ushtarakët turq flasin, politikanët në Ankara heshtin.
Aq e vërtetë është kjo shprehje sa që ka
marrë fuqinë e proverbës në Turqi, por dhe në
rrethet ndërkombëtare që merren me rajonin.
Ushtria
turke, nga më të mëdhatë në botë krahasuar
me numrin e banorëve është cilësuar përherë
si mbrojtësja e shtetit laik dhe parimeve mbi të cilat
Mustafa Kemal Ataturku ndërtoi Republikën e Turqisë.
Këtë
rol e ka forcuar dhe raporti i veçantë që ata kanë
mbajtur me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht gjatë
luftës së ftohtë.
Megjithatë
duket se vendin e muajit të mjaltit në mardhëniet
Uashingotn -Ankara e ka zënë një stinë jo fort
e ngrohtë. Ndërkohë që raportet me Brukselin
nuk kanë njohur asnjëherë muajin e mjaltit.
Dhe
kjo për disa arsye, por mbi të gjitha çështja
e Qipros mban pezull mardhëniet e Turqisë me Bashkimin
Evropian. Natyrisht respektimi i të drejtave të njeriut
e veçanërisht i pakicës kurde, numri i të
cilëve shkon në disa milionë është një
tjetër temë debati.
Dhe
Greqia, vendi fqinj anëtar i BE-së dhe e përfshirë
drejtpërsëdrejti në mosmarrveshjet për Qipron
ka luajtur pjesën e saj në krijimin e një klime ftohtësie
mes Ankarasë dhe Brukselit. Fakti se bëhet fjalë
për një vend me popullsi myslimane i ka ndihmuar Greqisë
në luftën herë të heshtur dhe herë të
hapur kundër Turqisë.
Madje
vetë gjeneralët turq, me pushtetin e tyre mbi të
gjitha struklturat civile ngjallin jo pak drojë në vendet
e Bashkimit.
Por
raportet speciale mes elitës ushtarake turke dhe asaj amerikane
kanë ndikuar në ruajtjen e fuqisë së ushtrisë
që pohon se është garancia e shtetit laik.
Çfarë
drejtimi do marrë politika e ushtrisë turke?
Në
biografinë e ushtrisë turke përmenden dhe varja e
një ish kryeministri të zgjedhur në mënyrë
demokratike 40 vjet më parë si dhe rrëzimi i tre
qeverive, ku më e fundit daton në vitin 1998.
Por gjatë javëve të fundit ushtarkët turq po
flasin sërish, por për herë të parë në
histori qendër e kritikave të tyre të ashpra janë
bërë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Janë
këto kritika të bëra publike në një seri
takimesh dhe seminaresh me një audiencë të zgjedhur
me kujdes. Dhe pikërisht këto veprime ngrejnë pyetjen
se në çfarë drejtimi po ecën Turqia dhe a
po vihet në pikëpyetje aleanca tradicionale me perëndimin
e Ankarasë?
Shefi
i Shtabit të Ushtrisë turke, gjenerali Hilmi Ozkok, ndonës
eka përsëritur angazhimin e tij për t'ju bashkangjitur
Evropës, sërish ai ka kritikuar këtë të
fundit për standarte të dyfishta ndaj kërkesës
së Turqisë për anëtarësi në BE.
Ndërsa
një tjetër gjeneral madhor turk ka kritikuar ashpër
kërkesat e Brukselit për më shumë të drejta
12 milionë kurdëve që jetojnë në këtë
vend. "Kërcënim ndaj unitetit kombëtar"
është cilësuar kërkesa në fjalë.
Por
as Uashingotni nuk është kursyer nga kritikat. Gjenerali
Jasar Buyukanit, zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm,
e ka cilësuar politikën amerikane të drejtuar nga
synimi për të vendosur politikën e vet hegjemoniste
në botë. Njëherësh ai ka akuzuar Uashingtonin
se ka injoruar shqetësimet e Turqisë lidhur me sigurinë
e vendit gjatë luftës së fundit në Irak.
Por
nuk kanë munguar as kritikat amerikane. Poul Wolfowitz, nënsekretari
amerikan i Mbrojtjes ka kritikuar elitën ushtarake turke që
nuk luajti një rol të fuqishëm, ashtu si pritej,
kur parlamenti dështoi të miratonte lejimin e hapësirës
ajrore dhe tokësore dhe bazave ushtarake për trupat amerikane.
Megjithatë
Uashingtoni po tregohet më i kujdesshëm në hapat
e marra ndaj Turqisë. Pavarësisht mosmarrëveshjeve
të fundit, Shtetet e Bashkuara sërish miratuan një
ndihmë prej 1 miliard dollarësh për Ankaranë.
Partia
për Zhvillim dhe progres, e cila ka pushtetin në Turqi
është përgatitur të përshtasë legjistlacionin
vendor me kërkesat e BE-së, çfarë do të
thotë më shumë liri shprehje, reforma në rend,
ushtri dhe më shumë të drejta për kurdët.
Megjithëse ka shumicën në parlament, partia në
pushtet është bllokuar në realizimin e këtyre
ndryshimeve nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë, një
strukturë civile ushtarake, e cila zyrtarisht ka vetë
rol këshillues. Por në të vërtetë mund
të bllokojë çdo vendim qeverie.
Kjo
është dhe një tjetër dëshmi se gjeneralët
turq do të rezistojnë ndaj përpjekjeve që do
të pakësojnë pushtetin dhe ndikimin e tyre. Një
politikë e tillë do të pakësojë maksimalisht
gjasat e Turqisë për anëtarësi në BE, pasi
kjo e fundit nuk do të jetë e gatshme të pranojë
si anëtare një vend, që në lokomotivën
drejtuese ka ushtrinë.
Por
një gjë duket e sigurt: Loja e elitës ushtarake turke,
që mban veten si pasardhësen dhe mbrojtësen e vlerave
të hedhura nga themeluesi i Turqisë moderne, Ataturku,
është shumë e rrezikshme.
Një
lojë e tillë do të rrezikonte ta linte jashtë
BE-së Ankaranë. Por një injorim i Brukselit ndaj
kërkesës turke, mund të mblidhte në një
front ushtrinë, konservatorët dhe shumicën e opinionit
turk. Dhe në rast të një skenari të tillë
rezultati nuk do të dihej.
|