Nën
pushtetin e mafies
Nga
Gavrosh Levonja
Vrasja
e kryeministrit te Serbise Zoran Xhinxhic, e beri teper te prekshem
realitetin qe ekziston ne pjesen me te madhe te ish-diktaturave
komuniste, lidhur me faktin se kush e zoteron dhe e ushtron ne te
vertete pushtetin ne keto vende. Me te vertete, nese do te germohej
fare pak, duke depertuar pertej fasades demokratike, te zbukuaruar
me emra partish te shumta politike, slogane properendimore, angazhime
per t'u bere si Evropa, etj, do te shikohej qarte se te gjitha fijet
e lidhura me pushtetin, ndodhen ne duart e nje mafie te fuqishme,
perfaqesuesit e se ciles jane krijesa te regjimeve komuniste, ne
aparence te permbysura. Konkretisht, sipas versioneve te para zyrtare,
organizatoret dhe ekzekutoret e atentatit qe i kushtoi jeten Zoran
Xhinxhicit ishin kapo te nje klani te fuqishem mafioz ne Serbi,
i cili ishte i lidhur ngushte me regjimin e kaluar. Dhe, atentati
kunder Xhinxhicit, duke mos lene menjane dhe perpjekjen e deshtuar
te 21 shkurtit per te inskenuar nje aksident automobilistik, u krye
vetem pak kohe pasi Xhinxhic kishte shpallur kryqezaten kunder krimit
te organizuar ne Serbi. Duke i pare ne nje optike te tille zhvillimet
e dymbedhjete viteve te pluralizmit ne Shqiperi po te flasesh me
gjuhen e fakteve do te konkludosh se pushteti real ndodhet ne duart
e disa klaneve te cilet e kane origjinen nga pushteti i kaluar.
Ndersa ne ato dite te stuhishme te fundvitit 1990, shumica e shqiptareve
e kishin mendjen tek mitingjet e opozites duke shkuar pas Azem Hajdarit
e Berishes, klasa qe po pergatitej te leshonte pushtetin politik,
me kohe kishte krijuar terrenin qe pushteti ekonomik te mbetej ekskluzivisht
ne duart e saj. Ne kete perpjekje te saj ajo do te kishte dhe mbeshtetjen
e fuqishme te mafies rajonale, duke shfrytezuar lidhjet e vjetra
shumevjecare. Keshtu, biznesmenet e pare te Shqiperise postkomuniste,
me ndonje perjashtim, do te ishin te gjithe ish-kuadrovike te PPSH-se
ose te strukturave shteterore te saj periudhe, njerez te sigurimit
dhe te tjere te lidhur me ta. Te njejtet kontigjente do te kishin
ne duart e tyre dhe fijet e kontrabandes e cila lulezoi fillimisht
me duhanin per te arritur shume shpejt tek droga, shitja e femijeve
dhe prostitucioni. Ne te njejten kohe, edhe "investitoret"
e ardhur nga jashte nuk ishin tjeter pos disa individeve te dyshimte,
miq te nomenklatures komuniste. Ndersa Qeveria e Stabilitetit, e
krijuar ne fillim te veres se vitit 1991 do te kontribuonte hapur
ne sherbim te nje misioni te tille per ruajtjen dhe konsolidimin
e pushtetit ekonomik, edhe gjate qeverisjes se PD-se, ekonomine
shqiptare do ta dominonin firmat e kompanite e drejtuara nga ish-apartaciket
dhe sigurimsat. Mafia e krijuar gjate kesaj kohe, do te vazhdonte
t'i ruante te paprekura privilegjet e veta edhe duke nxitur korrupsionin
e ministrave te PD-se. Sa per Berishen, ky ne vend qe te ngulmonte
ne hetimin e origjines se kapitaleve te njerezve te biznesit, ne
vend qe te mbante hapur fletoret e llogarive te pushtetit temeparshee,
e gjeti me komode te merrej me disa pleq si Haxhi Lleshi e Shefqet
Peci apo me perdet dhe kafete e Nexhmije Hoxhes. Kjo mafie, e cila
do te fuqizohej dita-dites, nuk do te vonte qe ta vinte dhe pushtetin
politik nen komanden e saj. Praktikisht politikanet e sotem, shumica
e tyre, mund te konsiderohen vetem si aksionere ne aferat e klaneve
qe kontrollojne ekonomine e vendit, si formale, ashtu dhe ate informale.
Dhe, ne kete drejtim nuk bejne perjashtim dhe politikane te opozites.
Jane pikerisht keto lidhje qe cojne ne paralizimin e luftes kunder
trafiqeve dhe krimit te organizuar. Te ndergjegjshem per nje realitet
te tille, institucionet e shtetit amerikan po i meshojne dita dites
domosdoshmerise lidhur me eliminimin e dukurive te mesiperme. Kjo
sepse, pa nxjerre jashte loje kete "mafie te kuqe", sfida
e permbysjes se komunizmit do te mbetet nje mision i paperfunduar.
Marrë
nga " Koha jonë "
|