E
thene pa diplomaci per diplomacine shqiptare:
Zoti Allish Verish, shefi ynë real
Shkruan : Kiço BLUSHI
(c)
Koha Ditore
Nje
i njohuri im i vjeter, i sapokthyer nga sherbimi diplomatik ne nje
vend europian, po i thoshte bashkeshortes sime ne perkujtimoren
e shtruar per kujtim te Teodor Kekos keto fjale:
-Si
mund te jesh ambasador i mire sot, kur filan zyrtar i larte i Tiranes
e merr ne telefon shoferin e ambasadorit dhe e pyet:
-He
mo, si punon ai ambasadori yt? Sepse mua, per shembull, -vijoi rrefimin
e trishte ish-ambasadori, i rikthyer ne profesionin e vet, ne Tirane,-
me sollen per shofer nje person qe e mesoi makinen kur erdhi aty,
ne ambasade, dhe ky gjynahqar ish aq injorant e njekohesisht edhe
aq harbut sa, kur kalonte semaforin e kuq, shante vence policet,
duke thirrur: - Varjau hejbet atyre!...
Kur
nisen leksionet e njepasnjeshme te presidentit, te kryeministrit
e te disa ministrave qe u dhane keto dite per diplomatet shqiptare,
nuk e di perse m'u kujtua kjo bisede e hidhte e e cilter e ende
nuk e kuptoj se c'lidhje direkte, apo edhe indirekte, kane rrefimet-thagma
te ish-ambasadorit me leksionet mbreselenese e historike te personaliteteve
tona te larta, te transmetuara e te komentuara gjere e gjate nga
i tere rrjeti yne pjellor i tele-gazetave.
-Asnje
ambasador shqiptar nuk e di e nuk e meson dot kurre,- vazhdoi ish-ambasadori,-se
ku i ka lidhjet e nga kush varen realisht vartesit e tij, duke nisur
qe nga shoferi e deri te sekretari. Keta kane ne cdo ambasade fuqi
me te madhe edhe se ambasadori, per shkak te "lidhjeve te forta
me Tiranen". Fale kesaj fuqie te nendheshme e brutalisht te
demonstrueshme, ata nuk dine te bejne asnje pune tjeter me mire
se te spiunojne shefin, per te deshmuar jo vetem besnikeri ndaj
atij qe e ka derguar aty, po edhe per te dhene prova "aftesie"
e partishmerie. Keshtu qe ambasadori punon mbi nje fushe me mina
e mbi thashetheme te paprera, detonatori i te cilave gjendet gjithmone
diku, ne nje zyre te rendesishme te Tiranes. Pas nje shoferi me
e pakta eshte nje deputet i rendesishem, me e shumta ministri. Ka
shume raste qe jo ambasadori ka shkarkuar shoferin, kur ky i fundit
ka vjedhur, ose ka abuzuar, po shoferi e ka hequr e larguar ambasadorin!
A mund te flitet per pune normale, le me pastaj per diplomaci normale,
ne kushte te tilla? Pu, pu, pu, nuk ka veprimtari me te kollajshme
e njekohesisht edhe me veteposhteruese se te jesh sot per sot ambasador!
Vura
re se ime shoqe pak e besonte ish-ambasdorin. Ndoshta nuk kishte
faj. Per shume shqiptare qe marrin rruget e paparashikueshme e kahere
njelloj te rrezikshme te kurbetit, me viza e pa viza, me gjuhe e
pa gjuhe te huaja, me para e fare pa para, nga toka e nga deti,
gjithnje duke e justifikuar veten me moton:-sakrificen e bejme per
femijet, se ne e hengrem cairin!-puna ne nje ambasade ngjan dhe,
pse jo, edhe eshte me shume se nje enderr.
Ankesa
standarde e diplomateve ne Tirane
Pavaresisht
nga keto "veshtiresi" e nga vesi i pandryshuar,-ne te
dy sistemet,- i te gjithe punonjesve te amabasadave tona, (te cilet,
sapo i takon, nga frika se mos detyrohen te te qerasin me ndonje
kafe, a mos transmetojne padashje ndonje zili rreziksjellese ne
Tirane) menjehere zene e te ankohen per pagat e per kushtet e keqia
e mezi te perballueshme, te cilat, gjithsesi, asnjehere nuk i kane
detyruar te dorehiqen nga puna "me sakrifica" neper ambasada,
pra asnjehere nuk largohen me vullnet vetiak, perkundrazi, ashtu
si nuk i kane penguar keta "refugjate" me pasaporta diplomatike
te rregullojne femijet e tyre, ne mos neper kolegje e neper shkolla
te huaja teper te shtrenjta, e ne pune e sherbime deridiku te mira.
Ndonje syresh, madje, nuk ka pasur as turp e as droje qe, "per
arsye ekonomike", te "sakrifices" per te studiuar
femijet, ta fuse edhe gruan pastruese a bebisiter ne ndonje familje
te pasur, edhe pse vete eshte sekretar a ambasador, domethene perfaqesues
i nje vendi e i nje shteti te huaj qe gjithsesi, e kushtezon minimumin
e respektit e dinjitetit zyrtar!
Depersonalizimi
i diplomateve nga Allish Verishi ne Tirane
Te
punosh ne nje ambasade duhet te pranosh qe te vetendjehesh disafish
e ne cdo rast i depersonalizuar.
I
depersonalizuar nga vartesit, per shkaqet qe na i shtjelloi edhe
ish-ambasadori me siper. Keshtu, sa per te sjelle shembuj edhe me
te fresket, gruaja e nje prej ambasadoreve tane ne SHBA me ka pas
rrefyer para ca vitesh se kur i kerkoi shoferit qe t'i hapte deren
e makines, kur vinin ne pritje zyrtare, se keshtu e donte rregulli,
ky i uleriu: - Une te dal e te te hap deren? Une s'ia hap deren
plakes sime e jo te ta hap ty! E c'kujton ti se je? Apo mos ke ndonje
gje me shume se une?
I
depersonalizuar duhet te ndjehet ambasadori e perfaqesuesi diplomatik
edhe nga zoti Allish Verish i Tiranes, i cili, ne cdo rast e fare
pa shkak, mund te firmose largimin dhe kthimin fishek te tij per
ne Tirane, ku zor se mund te gjeje dot pune. Sepse zoti Allish Verish
i Tiranes qe e ka nxjerre nga Hici dhe e ka degdisur ne filan kryeqytetet
te botes, duhet mbajtur gjalle jo vetem me llafe e falenderime pa
buke, po edhe me vepra!
I
depersonalizuar ndjehet nje ambasador, sidomos mes kolegeve te huaj,
jo dhe aq per shkak te fukarallekut ekonomik qe nuk e lejon te shtroje
pritje e percjellje luksoze, por me teper per shkak se diplomatet
shqiptare jane pak, ose aspak te kulturuar, pak ose aspak te afte
te perballojne lojen me te zakonte diplomatike, edhe pse shumica
e tyre nuk jane profesioniste, po edhe pse, jo per faj te tyre,
nuk zoterojne as edhe nje platforme te qarte per politiken kombetare,
te cilen duhet ta ndjekin e ta mbrojne, pa pasur frike se mos gabojne.
Sepse ka jo pak raste qe njeri shef i Tiranes, per te njejten ceshtje
i bie gozhdes, e tjetri patkoit.
Po
ata nuk mund te mbrojne dot as imazhin e Shqiperise, imazh qe, edhe
me kontributin e tyre, me shume po rrenohet dita-dites, se po restaurohet.
Le
te kujtojme vetem ngjarjet e luftes se Kosoves. Shqiperia asokohe
u vu ne qender te opinionit publik boteror dhe ne ketu pame se si,
ne disa media e televizione prestigjoze boterore, ambasadoret jugosllave
te Miloshevicit, ne ballafaqimet direkt televizive u paraqiten me
dinjitoze se disa nga tanet, edhe pse ne mbronim nje ceshtje te
drejte e ata mbronin satrapin e Ballkanit. Por fajin, ne te vertete,
nuk e kane ata, po zoti Allish Verish i Tiranes, i cili asnjehere
nuk mban pergjegjesi e nuk ndjehet fajtor!
Misioni
i mbijeteses se diplomateve larg Tiranes
Per
keto arsye, ne thelb vulgare, duket se dy jane drejtimet kryesore
te punes se perditshme te perfaqesuesve tane: -si te mbahen gjalle
lidhjet me shefat e medhenj ne Tirane dhe:- si te futesh ne zemren
e ndnje funksionari te huaj, i cili, ne mos qofte nje Doris Pack,
te pakten te jete dikush me influence qe ne nje dite te zeze te
te jape doren per te rregulluar veten, femijet, gruan. Asnje interes
kombetar dhe, domosdo, edhe asnje sekret diplomatik nuk mund t'u
rezistoje tundimeve te tilla. Nepunes te tille nuk kane asnje lloj
cipe, dinjiteti e skrupulle.
Kur
erdhen ne pushtet socialistet, shumica e perfaqesuesve te larte
te Shqiperise nuk u kthyen ne atdhe as per te dorezuar detyren,
po kerkuan azil politik ne vendet ku kishin pas punuar si diplomate,
duke i vene nje njolle te pashlyeshme turpi jo vetem vetes e diplomacise
shqiptare, po duke e shperbere e perdhosur edhe me teper imazhin
e shfytyruar te shtetit e te shoqerise shqiptare, pas ngjarjeve
cmendurake te 97-98-tes!¨
Diplomatet
azilkerkues
Ashtu
si zyrtaret e larte te ShIK-ut, edhe keta mbeten neper ekzile, duke
falsifikuar emrat, biografine, sureterit per t'u shtirur gjoja si
te persekutuar e te rrezikuar nga "komunistet qe erdhen ne
pushtet", natyrisht, edhe per te deshmuar, vec te tjerash,
se sa pa rregulla, pa dinjitet, pa moral, pa principe e pa personalitet
ishte dhe ndoshta ende eshte nje pjese e elites administrative,
zyrtare e diplomatike shqiptare.
Me
siguri qe per nga numri, perfaqesuesit e ShIK-ut e te sherbimit
tone diplomatik qe kerkuan strehim politik jashte vendit pas 97-tes
jane me te shumte se perfaqesuesit analoge te Irakut, pas permbysjes
se regjimit te Sadamit.
Fakti
qe nuk u kerkua ekstradimi i tyre, po u lejua qe nepermjet falsifikimeve
e genjeshtrave, shume syresh te marrin statusin e refugjatit politik,
i komprometon edhe drejtuesit e sotem te larte qe mbajne fjalime
e leksione moralizuese e te herepashershme per publikun, per respektimin
e ligjit e per ndertimin e nje shteti te se Drejtes, si dhe per
nje diplomaci te pergjegjshme, te moralshme, ne sherbim te interesave
kombetare e profesionale.
Nuk
mund te mohohet se, si ne shume fusha te tjera, ku vendos emerimi
nga lart poshte, zoti Allish Verish gjendet aktualisht jo vetem
ne cdo administrate e ne jo pak struktura partie te ketushme, po
edhe ne cdo institucion e ky personazh, tashme klasik, me portret
arnauto-ballkanik, eshte instaluar e eshte bere i plotefuqishem
e i pazevendesueshem, sepse prej vitesh mban ofiqet kyce te ndonje
kryetari partie ne qender a ne periferi, postin e ndonje kryetari
bashkie, graden e ambasadorit a te gjeneralit, ate te sekretarit
a te shoferit, apo edhe te ndonje drejtori te larte policie.
Nuk
e teproj aspak po te them qe zor se mund te gjendet qofte edhe nje
ambasde shqiptare neper bote ku te mos kete ndikim e te mos e beje
ligjin zoti Allish Verish, person ky i kudokallur e i kudoemeruar,
ne mos me ndihmen e farefisit, ate te militantizmit (kupto: sherbeses
ndaj nje shefi te larte), te kriterit partiak, e sidomos me ndihmen
e kriterit te trasheguar e te konsoliduar ne fjalet turqisht qe
aq bukur tingellojne ne shqip: allish verish,- qe ne gjuhen e sotme
perkthehet: pagese nen dore, kesh, mundesisht me valute.
Askush
nuk e mohon dot se shume poste te tilla jane blere e vazhdohet te
shiten e te blihen nepermjet diktatit e vullnetit te zotit Allish
Verish e posacerisht, me te lakmuarat kane qene e kane mbetur postet
neper ambasadat tona jashte vendit, ndoshta shume me teper se vendet
neper dogana, atime e komisariate policie.
Ndonese
keto vitet e fundit nuk kemi degjuar per zyrtare te ketij rangu
qe te kerkojne azil neper bote, kemi degjuar e po degjojme per diplomate
qe merren kryesisht me biznes vetiak,- me mallra importi, se sa
per eksport, jane vetem pasaportat e vizat e njerezit e gjalle.
Nuk
eshte aspak e veshtire te verifikohet se cilet perfaqesues tane
neper ambasada kryejne biznese te tilla te dyshimta e te pista e
nuk eshte aspak e veshtire te ndalohet nje gje e tille, e cila jo
vetem e shfytyron portretin e perfaqesuesit tone neper bote, por,
duke qene hapur ne konflikt interesash, diplomati shqiptar eshte
i detyruar te behet nepunesi i bindur i zotit Allish Verish e aspak
i Ligjit dhe i interesit kombetar. Mjafton te vesh ne cilendo ambasade
e te hapesh nje bisede intime me cilindo punonjes e kupton se ata,
hapur e jo fshehur, veprimtarine diplomatike e shfrytezojne ne dobi
te bizneseve te tyre legale e ilegale.
Si
funksionon mekanizmi i zgjedhjes se diplomateve?!
Kjo
eshte me e pakta. Ajo qe duhet te kujtojme eshte se ne qe veshtrojme
e gjykojme nga Shqiperia, ne nuk kemi pasur mundesi e rast te shohim
e te ndiejme se diplomacia shqiptare, pikerisht ne nje kohe kur
ne aspirojme te hyjme ne Europe, te integrohemi e te asociohemi,
po ben perpjekje sadopak te frutshme ne kete drejtim.
Pas
ketij arsyetimi vjen e lind padashje kjo pyetje e pafajshme: -Kush
i zgjedh dhe si perzgjidhen keta "perfaqesues" qe nuk
paskan te sosur, e nuk kane as din e as iman?
Cilet
jane kriteret qe i vendosin dhe i lene gjithnje ne maje te shoqerise?
Si
shpjegohet qe ne cdo kohe e ne cdo sistem, ne cdo lloj qeverie e
ne cdo lloj administrate, vetem zoti Allish Verish nuk ndryshon,
nuk leviz, po mbetet ne pushtet e me fuqi, duke na bindur se modeli
i tij eshte i vetmi model i suksesshem?
Kjo
eshte ceshtja me themelore, e cila duket se shume pak ka ndryshuar
pergjate me se nje shekulli.
|