NUMĖR 75
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 12 SHTATOR 2003

2004 në Shqipëri me dy parti socialiste?

Shkruan: Iliriana BAJO

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta dha dorëheqjen nga qeveria, vetëm tre muaj para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, për të cilat shumica e qytetarëve dhe politikanëve besojnë se do të pranohen nga të gjithë, pas një disa zgjedhjesh vendore apo të përgjithshme të papranuara nga të gjithë faktorët politikë.

Dorëheqja u shoqërua dhe po pasohet ende nga deklarata të ashpra mes ish shefit të diplomacisë së Shqipërisë, Meta dhe kryeministrit aktual Nano.

Në rrugët e Shqipërisë, duke përjashtuar selitë e socialistëve, dorëheqja nuk tërhoqi interes të posaçëm dhe kjo jo thjesht nga temperaturat e larta të kësaj vere.

Konflikt interesash apo konflikt parimesh

Konflikti Nano-Meta është i vjetër thuajse që nga koha kur të dy u bënë protagonistë në selinë rozë. Si Nano dhe Meta kanë synuar të ishin përfaqësues të socialistëve reformatorë dhe gjatë dhjetë vjetëve të fundit janë përplasur shumë herë duke u vendosur, në rastin më të mirë, në pozicione të ndryshme.

Nano dhe Meta kanë mbështetësit e tyre në Partinë Socialiste, një pjesë e të cilëve mbështesin njërin apo tjetrin për parapëlqime vetjake, ndërsa në grupin e dytë të mbështetësve hyjnë ata që lidhen me Nanon apo Metën për shkak të interesave të caktuara ekonomike. Ky grup mbështetësish i ka bërë dhe aleancat politike me Nanon apo Metën bazuar në interesat përkatëse financiare.

Vetëm bazuar në këto interesa shpjegohet "pajtimi" mes të dyve pas fushatës së Nanos për të rrëzuar qeverinë Meta dy vjet më parë. Fushata e Nanos u mbështet në shkeljen e parimeve nga qeveria Meta e asaj kohe, korrupsioni dhe personalizimi i pushtetit.

Pas një fushate që kujtohet për batutat e Nanos kundër drejtuesve dhe ministrave socialitë, Ilir Meta largohet nga detyra e kryeministrit, për t'ja lënë vendin një qeverie të re Nano. Në fakt Meta, ndonëse u akuzua për korrupsion, shkelje dhe mosqeverisje të shendetshme, morri sërish postin e numrit dy të qeverisë dhe atë të shefit të diplomacisë.

Nano nën mbulesën e sjelljeve kalorsiake në fakt kërkonte të qetësonte Metën dhe mbështetësit e tij në parti duke i ofruar disa poste qeveritare, pavarësisht ironisë dhe fyerjeve drejtuar tyre gjatë lëvizjes për katarsis.
Meta e pranoi detyrën për të mbetur pranë qendrave vendimmarrëse të qeverisë dhe njëherësh për të dëshmuar se pavarësisht të gjithave Nano kishte nevojë për Metën dhe atë që ai përfaqeson brenda selisë rozë.

Ky pakt kënaqi për disa kohë të dyja palët. Por duke qenë se qeverisja e Nanos ka pasur si element të suksesshëm vetëm pjesën spektakolare të saj dhe duke i shtuar kësaj faktin se në fund të vitit është kongresi i Partisë Socialiste, Meta mendoi se ishte koha e përshtatshme të riaktivizonte konfliktin.

Akuzat e Metës bazohen tashmë në arritjet e munguara të qeverisjes Nano dhe personalizmin maksimal të pushtetit nga Nano.

Ulje - ngritjet në mardhëniet Nano - Meta në fakt kanë mësuar publikun t'i shohin ato si përplasje interesash dhe personalitetesh, dhe jo si konflikt mes të moralshve dhe të pamoralshve.


A do çojë konflikti mes individëve në ristrukturim të PS-së?

Pas një dekade bashkëjetese Fatos Nano dhe Ilir Meta kanë vendosur të vendosin pikat mbi i. Konflikti i fundit do të jetë i vështirë të mbyllet me kompromis dhe kjo për faktin e thjesht se posti i kryetarit të partisë është vetëm një dhe nuk mund të ndahet mes të dyve.

Nga ana tjetër ka ardhur koha që as Nano dhe as Meta nuk do të lëshojnë pe.
Vazhdimi i konfliktit, i cili pritet të arrijë kulmin në kongresin e PS-së në fund të këtij viti, do përcaktojë të ardhmen e socialistëve në Shqipëri.

Këtë ide e forcon dhe më shumë fakti se Meta ka ndërmarrë një numër takimesh në bazë. Madje jo rastësisht i ka nisur takimet në Shkodër.

Ndërkaq kryeministri Nano ka zgjedhur tjetër rrugë për të luftuar Metën. Ka shkuar me pushime në bregdetin spanjoll, nga ku ka dhënë një morri urdhërash për të goditur disa nga njerëzit e metës, apo institucione që nuk llogariten në mesin e besnikëve.

Në fakt në krizën e para dy viteve kur Nano largoi Metën nga detyra e kreut të qeverisë ebëri në emër të parimeve morale, nag të cilat nuk ka mbetur më as hija, si dhe me një martesë të re të përdorur mrekullisht mirë për të arritur qëllimin.

Nuk dihet se cfarë i mbetet Nanos të bëjë, për më tepër që atij i duhet ky post përpos të tjerash dhe për të vazhduar t'i mbajë mbyllur gojën ish kreu të SHIK-ut, Klosit, lidhur me bashkëshorten e tij.

Beteja Nano-Meta pritet të jetë e ashpër, madje më e fortë se ajo me opozitën, e cila mbetet ende epërhumbur dhe e paqartë në strategjitë e saj.

Nëse Shqipëria do krijojë dy parti socialiste në fillim vitine ardhshëm, atëherë kjo do jetë e para thyerje e madhe e komunistëve shqiptarë, të cilët me emra të ndryshëm kanë në skenë mbi 60 vjet.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË