Teoria
mashtruese e mediave shqiptare
Shkruan
Gëzim MEKULI- Oslo
Sipas
hulumtimeve te bera nga hulumtuesit e shkencave mediatike del se
1/3 e opinionit gjerman, tanime, i jane ”dorezuar” infatilizmit
medial. Ky fenomen i semure mediatik eshte diagnostifikuar dhe eshte
duke u trajtuar nga ekspertet e mediave gjermane. Por si eshte gjendja
ne madiat tona? Prodhojne keto infatilizem!? A eshte duke u shnderuar
opinioni yne ne nje “Ego- shoqeri?”.
Boomi
i komedive ka vershuar televisionin, shtypin dhe radion. Keto emisione
jane te mbimbuluara me reklama mashtruese, joserioze dhe erotike…Shiquesit
jane ”te disponuar” nga (pseudo) moderatoret qe pajisen
me humorin e lire dhe te pashije.…“Leci-zimi dhe Cima-zimi”
i opinionit eshte ne përfundim e sipër..! Tek ne besushmeria
nuk është ndertuar ne baza vartikale, por ne ato horizontale.
Autoktonia, zakonet dhe tradicioni i jane lene ne perkujdesje shoqatave
dhe grupeve humoristiko- komerciale. Te rriturit jane duke u shnderuar
”ne te rinje”; nderkaq te rinjet, tanime, nuk shofin
edhe ndonje perfitim apo nevojë per tu bere/qenë te rritur!
Shumica e te rriturve jane ”te pa formuar”, dhe keta
nuk mund te vendosin as per menyren e jetes. Ky opinion ”I
trullosur”, opinion qe eshte prodhuar nga mediat kariersite,
ku ne vend te pare ze TV, nuk ka dell per te protestuar apo ankuar.
Ky grup i opinionit, gjdo gje qe transportohet nga mediat e pranon
dhe thith ashtu sic është; pa e shoshitur fare. Nevoja
per te hulumtuar ”shije te reja” qendron ne prapaskene.
Estetikëzimi i shoqerise sone po behet ne menyre siperfaqesore
dhe kjo është shprehje e friges nga realiteti i afert
nga ato qe sot quhen ”Bindje te reja”!
Keto
”bindje te reja”, qe jane te perpunuara dhe te ushqyera
nga mediat infatiliste ”kerkojnë” sukses te shpejte,
famë dhe perfitime te pasurise pa mund e djerse; detyrime ndaj
veteparqitjes perfekte. Ky trend i ”bindjeve” te reja,
e qe është prodhim i kesaj bote mediale, terrorizon opinionin
shqiptar nepermes zhgenjimit; sepse keto kerkesa kurren e kurres
nuk mund te permbushen ne menyre te kenqashme. Nga kjo rezulton
edhe ndjenja e mungeses per te vlersuar: Depresioni!
Shum
permbajtje mediale infatiliste deklarohen, konsiderohen dhe pasqyrohen,
sot, si kulte. Dhe se c’farë nenkuptohet me fjalen kult,
sot asksuh nuk mund te definoje dhe ta perkufizoje. Ata qe kane
guxim intelektual te kritikojne kete lloje ”kulti”,
do te jene te izoluar. Disa do te thone se: ”nuk e kan kuptuar
te mjeret. ”Eshte shputak dhe malok i gjori”,…do
te shtonin te tjeret!?
Roli i Mediave ”ala 1244”
Reportazhet
informative jane duke u zavendesuar nepermes emisioneve qe jane
te ndikuara nga agresiviteti, joserioziteti, rrenat dhe gjelozia...
Ne keto emsione behet dhunimi politik i qytetareve; paraqitja e
”jo-ndodhive”, premtim-gënjeshtrat e politikaneve,
deklaratat dhunenxitrese...etj (Rast te fundit kemi deklaraten e
Herr Steinerit, kur ky me nje shpejtesi drite u afrohet mediave
(te cialat i ka nen sundim) dhe lanson fjalet se AKSH na qenka terroriste.
Herr Steiner nuk ceke paramilitaret serb "Rojes se Ures",
dhe organizma te tjere politik e ushtarak qe murosen e gjakosen
Mitrovicen!!!!). Perdallimi dhe kufiri ne mes realitetit dhe fiksionit/
jo reales eshte duke u veshtiresuar dhe eshte ne zhdukje e siper....!
Mediat
e tilla, nepermes ”bindjeve” te reja, sot, kane nje
megafuqi, sepse keto vetem lloje te tilla vlerash mund te prodhojne,
servojne e imponojne. Keto ndihmojne ne shnderimin e opinionit ne
infatilizim duke u arsyetuar se: ”shiquesit e pelqejne kete”
E duan shum”!? Siq duket keto media veprojne nen presionin
e madh politk, te padijes dhe nen presionin e industrise se reklamave.
Pasojat
dhe rreziku i ketije zhvillimi medial, ne hapsiren tone, eshte duke
sjelle cinizmin; Ndertimi i botes se rrejshme është edhe
tentim ikje nga ballafaqimi me boten e vertet. Kritika konstruktive
eshte zbehur ne ambientin ekzistues, dhe kjo eshte duke instaluar
ngecje ne atmosferen innovative e demokratike...! Robert Bly sygjeron,
si zgjedhje, kthimin ne traditen dhe disciplinen. Ai thote se duhet
te behet ”rritja/pjekja” e njerezve. Duhet bere dallimi
prej konsumimit te budallalleqeve nga perdorimi i ”mediave
te menqura”.
Edhe
pse ka shum fakte mbi fenomenin e infantilitetit, teza nuk mund
te vertetoje se i tere opinioni yne është shnderuar ne
foshnje. Se gjithnje e me pake te rinje jane duke u angazhuar ne
parti politke dhe ne organizata, tregon se institucionet ”tona”
jane ne deshtim e siper. Rinia shqiptare nuk eshte jopolitke dhe
e pa pergjegjesi. Jo, keta jane duke nuhatur e hulumtuar rrugica
te rreja, rrugica qe drejtojne jashte grupacioneve partiake e mafioze.
Rrugica qe drejtojne ne mireqenje ekonomike, sociale e bashkim kombetar…!
Ka
raste kur kritika vie, zakonisht, nga gjeneratat e Titos, Kardelit,
Stambolliqt, Dollancit, Popoviqit, … te cilet nuk mund te
durojne dot zhvilimin shumdimenzional te mediave te reja. Keta jane
te mbingarkuar e te huatuar nga shtimi i madh i mediave dhe kanaleve
televizive. Kjo gjenerate nuk mund te ndjeke gjeneratat e reja dhe
”natyrisht” jane te friguar, respektivisht, te merakosur
per humbjen ,eventuale, te pozicioneve, te cilet deri dje i kishin
nene sundim e monitorizim.
|