NUMĖR 73
SOT ËSHTË
 
BALLINA
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 08 MAJ 2003

IRJM-ja, mes Amerikës e Europës

Shkruan Naser SELMANI

"NATO mbetet në Maqedoni, unë mbetem, zyra ime mbetet dhe përfaqësuesi i vjetër ushtarak gjithashtu. Ekziston percepcion i gabuar se NATO po largohet". Ky është vlerësimi i ambasadorit të NATO-s në Shkup Nikolas Bigman lidhur me marjen e komandës së misionit ushtarak të NATO-s nga forcat e Bashkimit evropian, që ndodhi me 31 mars të këtij viti.

Ky është misioni i parë ushtarak evropian, që do të mbajë emrin Konkordia, me një mandat gjashtëmujor. Në bazën ushtarake të NATO-s në fabrikën Gazella në Shkup u shpalos edhe flamuri i BE krahas atij të NATO-s dhe flamurit maqedon. Mandati nuk ndryshon dhe do të vazhdojë t'ju ofrojë mbështjete plotësuese monitoruesve ndërkombëtarë. Në esencë misioni nën drejtimin e NATO-s deri tani ka pasur një domethënie më të gjërë jo vetëm ushtarake, por edhe politike.

Zërat se Amerika dhe Evropa, përceç përplasjeve rreth krizës irakiane po ndeshen edhe në Maqedoni, i ka mohuar edhe Havier Solana, shefi i politiës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkmit Evropian, gjatë ceremonisë së ndërimit të kreut të misionit në Shkup. "UE vjenë e NATO shkon, nuk është porosi, sepse Unioni do të vazhdojë të punojë së bashku me NATO-n dhe Maqedoninë. Me punën tonë të përbashkët jemi më të fuqishëm këtu dhe gjithandej ku do të ketë nevojë për një bashkëpunim të tillë", është shprehur Sollana.

Mirëpo, vet fakti që krerët më të lartë evropian dhe të NATO-s mohojnë ekzistimin e një lloj nervozizmi midis aleatëve të vjetër, është indikativ. Ndyrshimin e krerëve të misionit me nervozizëm e kanë pranuar veçanërisht amerikanët, si lider të NATO-s. Irituese për amerikanët ka qenë kombëngulja e evropianëve për të marrë timonin e misionit ushtarak në Shkup, në kohën kur SHBA-të kishin fokusuar vëmendjen e tyre drejt Irakut. Këtë gjest dhe kundërshtimin e evropianëve për operacionin amerikano-britanik në Irak, SHBA-të e kanë përjetuar si thikë pas shpine, që vjenë prej aleatëve për të cilët aq shumë kishin ndihmuar pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Një shaka që qarkullon midis diplomatëve të NATO-s dhe SHBA-ve në Shkup për angazhimin ushtarak të evropianëve në Maqedoni, më së mirë shfaq qëndrimin e tyre rreth këtij misioni evropian, të cilin e quajnë si "EUFORIA", duke ironizuar me shkurtesën e forcave evropiane, EUFOR.

Angazhimi ushtarak amerikan në Irak dhe fushata e ashpër kundër luftës që mbretëronte në botë para dhe pasi kishte filluar lufta, i kishte detyruar amerikanët që të bëjnë një komprimis të përkohshëm me evropianët në Ballkan. Rezultat i kësaj ishte dorëzimi evropianëve kryesimin me misionit ushtrak në Maqedoni, në bazë të një marrëveshje midis NATO-s dhe BE-së, që u quajt si marrëveshja Berlin plus.

Misioni evropian në mënyrë të pandashme do të jetë i lidhur me strukturën komanduese të NATO-s në Bruksel. Përgjegjës në selinë e Aleancës për misionin në Maqedoni është admirali gjerman Fajst, ndërsa komandant i forcave në teren është gjenerali francez Pjer Maral.

Marrëveshja e Berlinit parasheh që e tërë infrastruktura e Alenacës të jetë në shërbim të misionit të parë ushtarak evropian. Misioni gjithashtu do të furnizohet me informacione të besueshme nga shërbimet e NATO-s.

Me arrdhjen e evropianëve në krye të misionit NATO vazhdon të jetë e pranishme në Maqedoni në forma të ndryshme. Amerikanët në aeroportin e Shkupit kanë një bazë ushtarake për ndërlidhje që ofron logjistikë forcave të KFOR-it në Kosovë.
NATO poashtu do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë në rikonstrumin e armatës së maqedonisë për anëtarësim të plotë në Alenacë.

" Jemi duke formuar një ekip Këshilldhënës, i cili do të vendoset pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo detyrë ka aspektin politik dhe ushtarakë duke filluar nga nevojat apsolute për kontroll civil mbi forcat ushtarake, pastaj në vlersëimin e kërcënimeve, me të cilat muhd të ballfaqohet Maqedonia, ndërtimi i strategjisë për t'u përballur me këto rreziqe, si dhe planifikimi afatgjatë për shfrytëzimin optimimal të mjeteve finansiare që janë në dispozicion të Armatës. Ne duhet të sigurohemi se Maqedonia do të pranojë këshillat e dobishme nga Aleanca, që do të bazohen në të dhënat që do të jap selia e NATO-s në Bruksel", ka deklaruar ambasadori i NATO-s Bigman.

Fitorja e shpejt e anglo-maerikanëve në Irak ka ndryshuar raportin e forcave edhe në Ballkan. Me të drejtë duhet të pritet që amerikanët të rikthejnë pozitëne tyre të liderit edhe në Maqedoni. Nëse misioni i EUFOR-it nuk mund të ndërpritet, atëherë amerikanët do të kenë durim të presin vjeshtën kur mbaron misioni i tyre. Burime diplomatike në Shkup bëjnë të ditur se amerikanët ia kanë bërë të qartë qeverisë maqedone se mandati i euroforcave nuk duhet vazhduar.

Këtë porosi diskrete të amerikanëve si duket e ka kuptuar edhe kryeministri maqedon Branko Cërvenkovski, i cili ka paralajmëruar se misioni i euroforcave do të mbarojë në vjeshtë. "Misioni do të jetë tërësisht i suksesshëm, nëse ai është i pari për Bashkimin evropian, dhe i fundit për Maqedoninë, nëse në fund deklarohet se kriza në Maqedoni është kapërcyer", deklaroi kryeministri Cërvenkovski.

Partit shqiptare në Maqedoni ishin të papërgatitura dhe të hutuara sa i përket përplasjeve midis SHBA-ve dhe UE-së. Atëherë kur ishte e qartë se amerikanët kishin vendosut të tërhiqen dhe të dorëzojnë misionin UE-së, partitë shqiptare insistonin që NATO-s të vazhdojë të drejtojë misionin ushtarak. Tashti duke mos qenë në gjendje të ndjekin ndryshimet e shpejta që ndodhin në raportet evro-amerikane, veçanërisht fitoren e amerikanëve në Irak, e cila do t'i rikthejë shpejt ata në Ballkan, kërkojnë vazhdimin e misionit të evropianëve edhe pas gjashtë muajsh, me arsyetim se prania ushtarake ndërkombëtare ndihmon në zbatimin e Marrëveshjes së Ohërit.

Pas mbarimit të luftës në Maqedoni NATO përfundoi me sukses tre misione. Misioni i parë ishte "Korrja e domosodoshme" për mbledhjen e armëve nga ish UÇK-ja, ndërsa misioni në vazhdim me merin Dhelpra e kuqëremtë, të ofrohet ekstra siguri për mbikqyrësit e jashtëm. Në fakt prania e trupave të NATO-s reflektonte ndnjenjën e stabilitetit dhe sigurisë në rajonet e krizës. Ndihmuan në rikthimin e patrullave shumetnike të policisë nëpër rajonet e krizës dhe ndihmuan që zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar të kalojnë në një atmosferë të qetë. Misioni i fundit i NATO-s para se ta dorëzojë drejtimin UE-së emërohej "Haramonia aleate".

Prania ushtarake e NATO-s në Maqedoni ka qenë vedimtrare për arritjen e Marrëveshjes së Ohërit dhe ruajtjen e paqes së brisht gjatë implementimit të ndryshimeve kushtetuese. NATO ishte faktor kyç për të sprapsur disa forca ekstremiste të partisë së ish kryeministrit Georgievski dhe partenerit të tij shqiptar Xhaferi, të cilët pasi ishte arritur marrëveshja e paqes disa herë u përpoqën të shkaktojnë turbullira të reja për të ruajtur pushtetin. Rrjedha e qetë e zgjedhjeve dhe ndalimi i çdo mundësie për të manipuluar rezultatin e tyre, në të cilat Georgievski dhe Xhaferi e humbën pushtetin, ishte meritë e drejtpërdrejt e monitoruesve të OSBE-se dhe EU-së, të përkrahur nga ushtarët e NATO-s.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 1:51
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË