Shqiptarët
paguajnë 1000 euro për një pasaport serb
(c)
Blic, Beograd
Mallërat më të kërkuar
serbe në Kosovë janë: çertifikatat e lindjes,
vërtetimet për shtetësinë, letërnjoftimet
dhe pasaportat. Përkundër potencimit të vazhdueshëm
të liderëve shqiptarë se me federatën serbomalazeze
s’i lidh gjë, shumë njerëz të rëndomtë
presin para dyerve të zyrave të policisë (MUP-it)
nëpër Kosovë dhe Serbinë qendrore me qëllim
që të marrin dokumente serbe, sepse ato, siç thotë
shefi i MUP-it në Graçanicë, Sinisha Popoviç,
janë të vetmet dokumente që i njeh Evropa.
Sipas
të dhënave zyrtare, tri vitet e fundit, që nga ardhja
e misionit të Kombeve të Bashkuara, policia serbe u ka
dhënë shqiptarëve të Kosovës dhe të
viseve të tjera rreth 200'000 pasaporta dhe 350'000 letërnjoftime.
Që nga mesi i vitit 1999 deri
më 2001, në MUP-in e Serbisë (Ministria e Punëve
të Brendshme e Serbisë), në ndërtesën e
komitetit për Kosovë e Metohi, në Prishtinë,
shqiptarëve u janë dhënë 80'000 pasaporta dhe
rreth 100 mijë letërnjoftime. Kjo ka qenë periudha
kur shqiptarëve, sipas udhëzimeve të MUP-it, për
të marrë një pasaport ka mjaftuar ta kenë një
dokument çfarëdoqoftë me fotografi! Eshtë
e pabesueshme, thotë Popoviç se një numër
i madh shqiptarësh janë "bërë" nënshtetas
të Serbisë dhe Jugosllavisë në bazë të
librezave të shëndetësisë apo librezave të
nxënësve edhe pse janë dokumente që mund të
falsifikohen fare lehtë. Letërnjoftimet dhe pasaportat
janë dhënë kryesisht në afat prej 2 deri në
5 vite, dhe tash MUP ka probleme të mëdha me nënshtetësitë
e "njohura", të cilat shqiptarët po përpiqen
t'i dëshmojnë me ndihmën e pasaportave dhe letërnjoftimeve
që janë dhënë në atë periudhë.
- Kërkesat për marrjen
e pasaportave verifikohen përmes sistemit që funksionon
në Nishka Banja. Kur të bëhet verifikimi, shtypet
letërnjoftimi ose pasaporti. Verifikimi nuk mvaret nga policia,
por nga librat e amzës, thotë Popoviçi dhe shton
se "regjistrat e të lindurve, të nënshtetësisë
dhe të tjera të shumicës së komunave të
Kosovës janë marrë më 1999 dhe janë sjell
në Serbi."
"Nuk janë marrë e
ruajtur, pra nuk janë marrë librat e regjistrimit e të
amzës nga komunat e Pejës, Klinës, Skënderajt,
Gllogocit, Suharekës, Malishevës, Gjakovës dhe Deçanit,
kështu MUP-i dhe shërbimet civile të Serbisë
nuk i kanë të dhënat e atyre komunave. Ndërsa
MUP-i nuk mund të kontrollojë regjistrimin e mëvonshëm
që bëhet nëpër ofiçari në bazë
të shkresave të verifikuara dhe kartonave të letërnjoftimit,
të mbetur në komunat e 'Kosmetit' , ose deklaratat e dy
dëshmitarëve se personi i panjohur ka lindur në 'Kosovë
e Metohi'. Këtë verifikim e bëjnë shqiptarët,
prandaj nuk të rrallë edhe keqpërdorimet e ofiçarëve.
Konkretisht ofiçari i ngarkuar për Podujevën ia
ka dhënë çertifikatën nga regjistri i të
lindurve dhe vërtetimin nga regjistri i nënshtetësisë
njëfarë Jetmir Rrahmanit, gjoja i lindur në Podujevë,
edhe pse personi nuk është i evidentuar si qytetar i Serbisë.
Raste të tilla ka shumë sidomos nga 'Metohia' (Dukagjini,
shën i red.). Në zyrat e Ministrisë së Punëve
të Brendshme të Serbisë në Graçanicë,
Fushë-Kosovë, në fshatrat Gushtericë dhe Lepinë
të Lypjanit brenda ditës paraqiten rreth 400 kërkesa
për dokumente të ndryshme. Pesë herë më
shumë kërkesa bëhen në zyrat që janë
shpërngulur nga Peja në Kragujevc, nga Prizreni në
Krushec, nga Gjilani në Bujanoc, nga Ferizaji në Leskoc!
Vitin e fundit janë refuzuar ose janë kthyer prapa për
verifikim të mëtejmë shumë dhjetramijëra
kërkesa të shqiptarëve që janë përpjekur
të marrin pasaporta të rinj (të kaltër) jugosllav
edhe pse nuk kanë lindur në 'Kosovë e Metohi' dhe
as që janë me origjinë nga kjo krahinë, thotë
Popoviç.
Faktin se mallërat më
të kërkuara në Kosovë janë letërnjoftimet
dhe pasaportat serbë e vërteton fakti se dhjetëra
shqiptarë, nëpunës të ish-sigurimit të
shtetit, kanë hapur agjenci për ndërmjetësim
dhe marrjen e dokumentacionit nëpër komunat e Kosovës.
Njëfarë Bajram Gllavniku e ka hapur agjencinë në
stacionin e autobusëve në Podujevë, ndërkaq
është sekret publik se nuk ka avokat serb në Prishtinë
i cili nuk ndërmjetëson nxjerrjen e letërnjoftimeve
dhe pasaportave për shqiptarët. I lidhur me ofiçarët
e Kosovës qendrore, që tash funksionojnë në
Serbi, Bajram Gllavniku për çdo ditë në pikëkalimin
administrativ në Merdar ose në motelin 'Rado' te Kurshumlia
dorëzon listën me emrat e shqiptarëve të cilët
kanë nevojë për çertifikata ose vërtetime
për nënshtetësinë.
Një ditë apo dy më
vonë, ofiçari J.Z. ia dorëzon Gllavnikut personalisht
çertifikatat e mbushura e të vulosura dhe merr për
këtë kompensimin, thotë D. Miçalloviç,
polic i punktit në Merdar.
Problemi qëndron se shërbimi
i ofiçarisë në Graçanicë përmes
të cilit jipen çertifikatat e lindjes, të cilat
aktualisht te ndërmjetësuesit kushtojnë prej 100
deri në 150 euro për copë, funksionon në zyrat
e Kombeve të Bashkuara dhe ndaj punës së tij, siç
thotë Popoviçi, MUP nuk ka kontroll. Para një muaji
shërbimet e ofiçarisë nga 'Kosova e Metohia' të
vendosura në Serbi, janë vënë nën mbikëqyrje
të sekretariateve të komunave ku janë vendosur, prandaj
falsifikimi i vulës dhe nënshkrimit të çertifikatave
mund të bëhet fare leht. Veç kësaj kurorëzimet
ose regjistrimi në librat e amzës bëhet në mungesë
dhe përmes përfaqësuesit. Ky shërbim kushton
prej 1000 deri në 1500 euro dhe realizohet përmes avokatëve
serbë, në emër të të cilëve arrijnë
autorizimet e vërtetuara në konsullatat serbomalazeze
në shtetet përendimore.
Sipas Popoviçit keqpërdorimet
më të mëdha lidhur me dhënien e nënshtetësisë
serbe shqiptarëve të cilat gjoja janë me origjinë
nga 'Kosmeti', bëhen në rrethet e Pejës, Prizrenit
dhe Gjilanit, sepse deri te dokumentet personale dhe të udhëtimit
vihet përmes ndërmjetësuesit.
Për
çdo ditë shumë minibus me ndërmjetësues
nga Prizreni, Peja, Ferizaji ose Shtimja kalojnë nëpër
Merdar dhe shkojnë në Krushec, Leskoc ose Kragujevc. Ndërmjetësuesit
e kryejn punën në kafenen "Gexha" te Krusheci,
ku bëhen transaksionet. Letërnjoftimi ose pasaporti i
kushton ndërmjetësuesit nga 200 deri në 400 euro,
ndërsa pala paguan prej 600 deri në 1000 euro, që,
sipas punktit të policisë në Merdar, dëshmon
për veprimtari të madhe dobiprurëse të shqiptarëve
dhe serbëve, dhe për të cilën është
e njoftuar udhëheqja e Ministrisë së Punëve
të Brendshme të Serbisë. |