Pse
u dashka dorëzuar armët në IRJM!?
Shkruan:
Drilon KORABI
Në IRJM filluan «koncertet»
për të «bindur» popullatën për të
dorzuar armët. «Koncerte» më shumë po
organizojnë trioja Ahmeti-Buxhaku-Ostreni të BDI, ish-luftëtarët
e UÇK-së, të shndrruar në «qengja»
të butë, që e thëthijnë edhe «nënën
Maqedoni» edhe «faktorin nderkombëtar». Kjo
trio s’e çan kokën për kritikët, të
cilët thonë se ajo, sakrificat dhe gjakun e derdhur të
shqiptarëve në konfliktin e 2001-shit i ktheu thjesht
në një përfitim personal, për të fituar
një kolltuk të butë dhe riatdhesimin, pasi kishin
nje kohe të gjatë në mërgim. Në vend se
ta ballafaqojnë kritikën, ata po tundin me të madhe
«flamurin» e çarmatimit të shqiptarëve.
E
theksojme: vetëm të shqiptarëve! Duket sikur sllavomaqedonët
nuk kanë asnjë armë. Ata kanë armë dhe
askush nuk do kujtohet t'ua marrë, pa çka se kanë
edhe sovranitetin e shtetit, pa çka
se kane ushtri dhe polici të tyren, pa çka se për
t'i «mbrojtur» ata nga shqiptarët, janë futur
dhe veprojne ditën me diell forca ushtarake ukrahinase, bullgare,
ruse dhe serbe. Këto nuk i sheh trioja Ahmeti-Buxhaku-Ostreni.
Në sytë e shumëkujt,
kjo trio po luan rolin e Rankoviçit ne kohen e vet në
Kosovë, politikë e cila arriti që para se t'i shperngulte
masivisht nga trojet e veta shqiptarët, para se t'i gjenocidonte,
helmonte, vriste masivisht dhe t'i nênshtronte tragjikisht,
i çarmatosi ku me «koncerte», e ku me mjete te
egra dhune.
Pse u dashka t'i dorzojnë armët
vetëm shqiptarët në IRJM!? Ata janë të
okupuar dhe të kolonizuar në trojet e veta. Ata çdo
ditë ndeshen me egersinë e një pushteti i cili eshte
armik i betuar i tyre. Shqiptarët ende kanë mbetur qytetarë
të rangut të dytë në IRJM, megjithse jetojnë
në trojet e veta etnike. Qytetarë të dorës së
pare aty po mbeten pushtuesit e tyre, sllavomaqedonët. Në
këtë situatë, kritikët e kanë lehtë
të pohojnë që Ali Ahmeti dhe Agron Buxhaku, për
t’i ruajtur tulet e veta nga trysnia e frika që ju kalli
faktori nderkombëtar me Gjyqin e Hagës, po e sakrifikojnë
një popull të tërë shqiptar dhe interesat e
tij më jetike.
Pse duhet t'i dorzojnë armët
vetëm shqiptarët!? T'i dorzojnë që t'u shkojë
ende ushtria dhe policia sllavomaqedonase dhe t'i maltrajtojë
dhe t'i vrasë, si bëri në Vaksin e Brez? Apo t'i
dorzojnë për të qëndruar duarlidhur kur t'u
digjen shkollat si në Manastir, Shkup etj? T'i dorzojë
armët që
të vazhdojnë vandalet e nxitur nga pushteti maqedonas
t'u rrezojnë simbolet e kulturës kombëtare, si bënë
në Tetovë me Naim Frashërin tone të shenjtë?
Andaj, s’është për
t’u habitur pse ekziston një skepticizëm i rrënjosur
te shqiptarët kundër çarmatimit. Madje AKSH ka
porositur haptazi se shqiptarët do të bënin krimin
më të rendë kombëtar, e do të vrisnin veten
dhe kombin e vet, nëse do të dorzonin armët.
E vërteta është që
shqiptarët në IRJM kanë mbetur në dorë
të hasmit. Ata nuk ka kush t'i mbrojë. Pushteti, që
e ka për detyrë t'i mbrojë, jo vetëm nuk i mbron,
por ka dhënë prova të shumta se është armiku
i tyre numër një, i interesuar për asimilimin, shfarosjen,
shpernguljen etnike dhe gjenocidimin e tyre. Perëndimi, që
hyri dorëzan për t’i vënë kapakun kryengritjes
shqiptare, ka zgjedhur vijën e rezistencës më të
vogël, atë të durimit, mirëkuptimit e arsyetimit
kundrejt diskriminimit antishqiptar, në vend se të luftimit
të tij. E si t’i bindësh ahere shqiptarët që
u dashka të dorëzojnë armët!?
Prandaj, në IRJM është
lehtë t’i kuptosh ata që porosisin shqiptarët
që armët t'i mbajnë dhe t'i ruajnë si sytë
e ballit, qoftë edhe duke sakrifikuar; në këtë
situatë, ata i shikojnë armët si e vetmja vetmbrojtje
për të ekzistuar si komb.
Kjo thirrje forcohet edhe më
nga ligështia e dukshme e pushtetarëve shqiptarë
në konfrontim me nacionalizmin zyrtar sllavomaqedonas. Në
raste të njëpasnjëshme, klika Ahmeti-Buxhaku-Xhaferi-Ostreni
ka dëshmuar se nuk janë në gjendje të mbrojnë
as veten e tyre, jo më të mbrojnë shqiptarët
që jetojnë në trojet e tyre nën IRJM.
Në fakt, kjo klikë, veç
premtimeve boshe, asgje tjetër s’u dha shqiptarëve.
Duket qartë që ajo nuk ishte dhe nuk është në
gjendje të shërojë asnjë plagë të
vetme nga lufta. Ç’është më keq, ata
sot urrehen edhe prej shumë ish-luftëtarëve, që
hidhërohen se si e futën popullin e vet në aventurën
e luftës, e tani i ndihmojnë maksimalisht pushtetit sllavomaqedon
që t'i mbajë të shtypur, të shfrytëzuar,
e të varfëruar shqiptarët. Çarshia e Bit Pazarit
thotë sot haptazi, se ata janë bërë më
katolikë se papa për të ruajtur IRJM-në, vetëm
e vetëm që të mos u hedhi dorën në zverk
Karla Del Ponte.
Shqiptarët
në IRJM e kanë kuptuar mire tashmë këtë
gjë. Çdo ditë që kalon edhe më mire do
e kuptojnë. Shqiptarët, mjerisht, gjersa pushteti mbetet
i hasmit e Perëndimi vazhdon të flejë, te armët
e kanë aleatin e vetëm që i mbron. Kurrë të
mos e harrojmë këtë. |