I
burgosuri me dëshirë
Shkruan: Vieanney AUBERT
Ai nuk ka dale asnjehere nga kulla e tij letrare. Aty, ai mbreteron
krenar e i vetmuar. Kur u largua ne mergim ne 1990, nderkohe qe
regjimi komunist po lekundej, apo kur flet sot per situaten ne Kosove,
duke kritikuar nacionalizmin dhe denoncuar kufijte artificiale,
qendrimi i Ismail Kadarese eshte cilesuar gjithmone i paqarte. Nje
nder romancieret me te njohur te Ballkanit, emri i te cilit figuron,
qe prej 20 vjetesh, ne listen e kandidateve per cmimin "Nobel",
vishet me nje mister si te jete nje personazh i larguar prej romaneve
te tij. Edhe ne epoken e luftes se ftohte, ai mbulohej nga nje re
mosbesimi ne Tirane dhe dyshimi ne Paris.
Sado
groteske mund te duket, ai ishte nen shenjestren e nomenklatures
shqiptare dhe te inteligjences perendimore. Te paret, pas botimit
te cdo romani (me kryevepra si "Prilli i thyer","Gjenerali
i Ushtrise se vdekur" ose "Pallati i endrrave") qe
vinte ne loje rregullat e realizmit socialist, kerkonin ndalimin
e tij. Ismail Kadare eshte ne dijeni se midis mijerave faqeve te
dosjes se tij personale, te ruajtur ne arkivat sekrete shqiptare,
gjenden me dhjetera letra te shkruara nga nxenesit e shkolles se
partise, raporte te policise sekrete, denoncime te shkrimtareve.
"Nuk mund te mendoja se mund te nxitej nje xhelozi e tille
kunder nje shkrimtari. Por ne nje vend totalitarist, shteti eshte
aleati me i mire i xhelozise se shkrimtareve".
Te dytet, ne anen tjeter te Adriatikut,
e qortonin per statusin e shkrimtarit zyrtar te paguar nga regjimi,
per heshtjen e tij ndaj situates ne Shqiperi. Ata deshironin ta
benin nje hero, nje Vaclav Havel apo nje Solzhenicin; e nxisnin
te ngrihej kunder despotit shqiptar Enver Hoxha, te behej disident
- pra te arratisej apo te vetevritej, sepse nuk kishin pare ndonjehere
nje kundershtar te regjimit te mbetej i gjalle ne Shqiperine staliniste.
Mos valle arsyeja e misterit qe
mbulon Ismail Kadarene eshte vepra e tij, nje keshtjelle plot kurthe,
kalime te nendheshme dhe fantazma? Apo per shkak te pamjes se tij
te pakuptueshme dhe te heshtur, te ballit te tij me rrudha te thella
vertikale dhe vetullave te trasha, te cilat i japin fytyres se tij
nje pamje enigmatike dhe pak te shqetesuar? As njera, as tjetra.
Thjesht, si nga njera ane edhe nga tjetra, ai qortohet se u mbulua
me egoizmin suprem te artistit, se shkruajti nen nje regjim i cili
kishte ndaluar librat e Sartrit dhe te shume shkrimtareve te tjere.
Me 1986, gjate nje prej udhetimeve
te tij ne Paris, Ismail Kadare me tregoi ne mirebesim se deshironte
te depozitonte ne nje vend te sigurte ne France disa doreshkrime,
botimi i te cilave ne Shqiperi, ishte ne ate kohe, i pamundur. Ishte
fjala per dy romane te shkurter, nje tregim edhe disa vjersha.
Autori kishte sjelle me vete nje
pjese te ketyre teksteve. Duke qene se nxjerrja e doreshkrimeve
origjinale ishte rreptesisht e ndaluar nga ligjet shqiptare, Kadareja
i kishte ndryshuar disi keto flete, ne menyrw qe te merreshin per
perkthime nga nje autor perendimor. Per kete qellim, emrat e personazheve
dhe dekorit ishin zevendesuar ne tekst me personazhe dhe mjedise
gjermane, ose austriake. Persa i perket autorit te perkthyer, Ismail
Kadare kishte zgjedhur romancierin gjermano-perendimor, Siegfried
Lenz, disi i njohur ne Shqiperi, por jo deri ne shkalle, sa te dihej
nese ekzistonte ose jo, nje roman i tij i titulluar "Tre K.",
sic quhej ne ate kohe romani qe u botua me pas me titullin "Hija".
Kohe me pas, Ismail Kadare mundi
te nxjerre disa flete te tjera te veprave ne fjale, por qe ishin
gjithmone teper pak per nje rrezikim aq te madh. Me qellim qe te
nxirrej pjesa tjeter, ne menduam se menyra me e pershtatshme do
te ishte, qe une vete te udhetoja per ne Tirane. Duke shfrytezuar
dy udhetime te njepasnjeshme, arrita te sjell ne Paris pjeset e
mbetura dhe te plotesoja keshtu, doreshkrimet e "Hijes",
te "Vajzes se Agamemnonit", te "Ikjes se shtergut"
dhe te vjershave.
Keto doreshkrime u vendosen ne Paris
ne "Banque de la Cite". Ne marreveshje me Banken, Ismail
Kadare me dorezoi celesin e kasafortes se vet, bashke me autorizimin
qe do ta hapja ate, ne castin qe do ta quaja te domosdoshme.
Ne ate kohe, ashtu si dhe te tjeret,
Ismail Kadare nuk besonte se do te shihte diten kur komunizmi do
te shembej ne Shqiperi. Ky depozitim i doreshkrimeve te rrezikshme,
do t'i lejonte botuesit te tij qe, ne raste vdekje natyrale, ose
"aksidentale" te shkrimtarit, te deklaronte aty per aty,
qe nje pjese e vepres se tij, ende e panjohur, do te botohej shume
shpejt. Duke shpjeguar qysh me pare permbajtjen e ketyre doreshkrimeve
te panjohura, do te behej e mundur qe te neutralizoheshin shtremberimet
e mundshme, qe propaganda komuniste do te perpiqej t'I bente vepres
dhe imazhit te shkrimtarit.
Ne te tre veprat ne proze, si dhe
vjershat e depozituara ne France, shprehet ne menyre direkte dhe
pa ambiguitet, ajo qe Ismail Kadare mendonte per regjimin shqiptar,
mendime qe ai I kishte trajtuar gjer atehere ne menyre indirekte
dhe me aluzione, ne romane si "Pallati I Enderrave", "Kamarja
e turpit", "Koncert ne fund te dimrit", etj.
Nga keto doreshkrime te emigruara
ne France, I pari qe u botua ishte "Hija", me 1994. doreshkrimit
iu bene prej autorit retushet e domosdoshme, per te fshire tisin
gjermanik, me te cilin ai ishte pudrosur, sidomos ne pjesen e tij
te pare. Gjithashtu, u plotesuan aty-ketu zbrazetite artistike te
lena me vetedije, perderisa qellimi I vepres, ne radhe te pare,
ishte te kalonte, ose ne nje kuptim me te mirefillte, te kapercente
nje mesazh pertej kufirit.
"Ikja e shtergut" doli
nga shtypi me pas. Ne gjuhen shqipe, ai u botua njekohesisht ne
dy versione: ne ate origjinal, ashtu sic kishte dale nga Shqiperia,
dhe ne nje version te dyte, i rishikuar artistikisht, prej te cilit
u be perkthimi frengjisht.
"Vajza
e Aagamemnonit'', doreshkrimi i trete i depozituar ne France, botohet
tani, sipas doreshkrimit te vitit 1985, pa me te voglin ndryshim.
Ai perben pjesen e pare te nje diptiku, libri i dyte i te cilit,
"Pasardhesi", u shkrua ne vitet 2002-2003. keto dy romane,
jo vetem shtjellojne te njejtat personazhe, por perbejne nje nga
ansamblet letrare me te perkthyera te Ismail Kadarese. |