NUMĖR 71
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 01 SHKURT 2003

Korrupcion i pafrenuar në Luginën e Preshevës

Shkruan: Mal BERISHA

Ekzistojnë një mori problemesh në Luginë të Preshevës të cilat nuk janë prekur apo diskutuar deri më tani. Sigurisht, për shkak të situatës së rëndë, por nganjëherë edhe për "inati të tjerëve që mos të na marrin vesh". Por kësaj duket se po i vjen fundi. Opinioni i këtueshëm me padurim është duke e pritur hapjen e kësaj teme sidomos në Asmablenë Komunale të Preshevës.

Edhe pas arritjes së "paqes" në Luginë të Preshevës, shumë institucione, fabrika, dogana, posta, gjyqet kanë mbetur nën udhëheqjen e serbëve, e nuk ka kurrfarë mundësie që ato inistucione të drejtohën nga shqiptarët. P.sh., sa nga neglizhenca e shqiptarëve, e sa nga kujdesi i shtetit serb, shqiptarëve as në teë ardhmën s'do t'u jepet leje të punojnë në vendkalimin kufitar të fshatit Cukarkë. Ndodhë që polic e doganier serb të vijnë për të punuar këtu nga brendia e Serbisë, e kur duhet të bisedojnë me një shqiptar, për përkthim në zyret kufitare në Cukarkë thirren në ndihmë taksistët shqiptarë që punojnë atje.

Prandaj dogana në Cukarkë që nga viti 1990 e deri më tani mbetet njëri prej institucioneve më të korruptuar në këtë nënqiell, ku janë plaçkitur e plaçkiten pandërprerë shqiptarët e pambrojtur.

Njësoj është edhe në terminalin e Stacionit hekurudhor, vendpune me shumicë serbe. Objekti ndodhet në territorin e komunës së Preshvës, që sy e faqe gjoja udhëheqet prej shqiptarëve, por organeve komunale s'u lejohet fare qasja atje.

Organizatat ku udhëheqin shqiptartët nuk janë më mirë. Në organizatën komunale "Moravica" në Preshevë vitet e fundit situata ka qenë katastrofike. Kjo organizatë komunale ka ndërruar drejtorët shumë shpesh. Drejtori aktual kryen punët me sukses, por mbi të po dendësohen mjegullat e errëta të korupsionit. I ballafaquar me trysni kriminale, drejtori i kësaj organizate është kërcënuar se "ka shumëçka të flas", por pa treguar se kur e me kë.

Kapitull klasik i korrupsionit është përzierja e vendorëve dhe aranzhimi i tyre në investimet e donatorëve të huaj. P.sh. në komunë të Preshevës, anjëra nga shumë ndërmarrje që punojnë s'është shqiptare. Ndërtesën e KK të Preshvës e ndërton ndërmarrja nga Vranja, shkollën në Rahovicë e ka ndërtuar firma nga Surdulica etj. Firma shqiptare ka por udhëheqësit shqiptarë të këtyre ndërmarrjeve kanë bërë "mëkat" nga se janë pozicinuar për një parti apo tjetër parti shqiptare. Investuesit ndërkombëtarë i kanë vërejtur këto anomali, por për shumë shkaqe nuk kanë pranuar të pronocohen.

Lidhur me ndeërtimin e ujësjellsit në një fshat të Preshevës kanë konkuruar tri firma dy serbe dhe njëra shqiptare e Preshvës. Pronari i firmës shqiptare nuk ka mundur t'a marrë punën për shkak se dikush nga strukturat komunale në Preshevë e kanë penguar këtë.

"Për ndërtimin e ujësjellsit ishin paraqitur tri frima, ndërmarrja jonë shqiptare nga Presheva që e fitoi tenderin, si dhe dy firma serbe, një nga Vranja e një nga Uzhica. Firma nga Uzhice më parë e kish ndërtuar Kopshtin e Fëmijëve në Preshevë", psherëtin një ndërmarrës shqiptar.

"Ditën kur prisnim që donatori i huaj ta publikojë se ne shqiptarët e kishim fituar tenederin, drejtori i tanishëm shqiptar i Kopshtit të Fëmijëve në Preshevë intervenoi te donatori, duke kërkuar haptazi që puna t'i kontraktohet ndërmarrjeve serbe."

"Mbetëm të shtangur kur këto fjalë i ndëgjuam nga një zyrtar i lartë partie e shqiptar. Më vonë doli sheshit se ky zyrtar, bashkë me disa tjerë, qenkëshin mitosur prej serbëve me para të majme", thotë ai.

Korrupsion në Luginë të Preshevës ka edhe ndër shqiptarët që udhëhesin instiucione shoqërore. Në këtë ndihmojnë edhe serbët. Njëra prej insitucioneve më të përfolura për korrupsion është Shtëpia e Kulturës në Preshevë. Aty vitin e fundit ka pasur investime marramendëse. Mes donatorëve është edhe ndërmarrja famëkeqe "Vëllezërit Kariç", ish aleate e ngushtë e Millosheviçit në Kosovë, që ia ka "falur" një studio komplet televizionit lokal të kësaj shtëpie.

Të vetmen dritë shprese në këtë tunel errësire ta ofron fakti se korrupcioni është ngritur për diskutim në Kuvendin Komunal të Preshevës, ku seancat e para do të ndodhin këtyre ditëve. Por kjo shpresë duket tmerrësisht fragjile, kur konfrontohet me interesat miliardëshe që qëndrojnë pas korrupcionit.

Shenjat e parë para debatit në Kuvendin Komunal nuk duken të mira. Në një shfaqje publike të arrogancës përballë akuzave serioze, përfaqësues shqiptarë të komunës organizuan dhe drejtuan këtyre ditëve një varg vizitash të potentatëve serbë në Shqipëri. Në njërën prej tyre muar pjesë personalisht edhe ish aleati i Millosheviçit, e sot strategu kryesor serb për Kosovën, z. Nebojsha Çoviç, i përcjellur nga disa prej emrave më të korruptuar të ekonomisë serbe.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 1:38
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË