NUMĖR 69
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DEBAT
DOSSIER
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ - Nga shtypi shqiptar VITI V - 1 JANAR 2003

Shqiperia, Greqisë: HIQNI LIGJIN E LUFTËS

Parlamenti debaton rreth ligjit te luftes me Greqine dhe problemit te pronave te cameve. Ministri i Jashtem, Ilir Meta: "Nuk duam te spekulojme me problemin cam, por ai eshte nje problem i te drejtave te njeriut, nje problem civil dhe i pronave"

Shkruan: Alketa MYFTIU

Per here te pare, Parlamenti shqiptar ben objekt diskutimi ekzistencen e ligjit te luftes qe Greqia vazhdon ta mbaje prej gati 60 vjetesh me Shqiperine. Ministri i Jashtem Ilir Meta, me nje gjuhe diplomatike, i beri thirrje Athines te shfuqizoje ligjin e luftes me Shqiperine. I thirrur ne interpelance per kete ceshtje, Meta theksoi se qeveria shqiptare e "ka ne vemendjen e saj problemin e abrogimit te ligjit te luftes dhe te ceshtjes came, qe rrjedh prej tij. Ne nuk duam te spekulojme me problemin cam, por ai eshte nje problem i te drejtave te njeriut, nje problem civil dhe i pronave". Vetem disa dite para se Greqia te marre Presidencen e radhes se BE-se, Tirana shfaq synimin e saj per te hapur dy nga ceshtjet me te mprehta qe rendojne ne marredheniet mes dy vendeve. Duke e vleresuar bashkepunimin mes dy vendeve, te hershem dhe mbi baza te thella historike, kryediplomati shqiptar, pa asnje ekuivok, u shpreh se nje nder problemet me serioze qe rendon ne marredheniet mes Tiranes dhe Athines eshte padyshim ligji i luftes.

"Historia jone eshte histori luftrash e paqesh, varferi e progres, mbi te gjitha dy popuj qe jetojne ne miqesi dhe qe ndertojne sebashku politiken e fqinjesise se mire. Por midis nesh ka edhe probleme te historise, te cilat kerkojne zgjidhje, per te kontribuar me shume ne forcimin e miqesise dhe stabilitetit ne rajon dhe me seriozi eshte ligji i luftes". Nje ligj qe daton ne 1940, kur territori i pushtuar i Shqiperise u perdor nga Italia fashiste per te sulmuar Greqine sovrane. Me vone, nga ky ligj derivuan edhe nje sere aktesh nenligjore dhe dekretesh, te cilat ligjeruan edhe sekuestrimin e pronave te popullsise came ne veri te Greqise. Per Tiranen keto konsiderohen probleme dypaleshe, qe kerkojne gjetjen e nje zgjidhjeje mes dy vendeve. Sipas Metes, ekziston nje e drejte nderkombetare dhe private, ku Shqiperia dhe Greqia jane shtete pale, te cilat do te sherbejne si instrumenta ligjore per zgjidhjen e drejte te kesaj ceshtje. "Ceshtja e pronave came, - nenvizoi ai, - nuk eshte nje problem i pazgjidhshem, pasi ka raste analoge ne historine boterore, te cilat me ane te negociatave dhe perpjekjeve diplomatike kane gjetur zgjidhje". Ne kete menyre, Meta duket se paralajmeroi nje nga pikat e nxehta ne axhenden e diplomacise shqiptare per vitin e ardhshem, hedhja ne tryezen e bisedimeve te ketyre dy ceshtjeve, qe sipas tij, kane krijuar jo pak probleme mes dy qeverive ne te kaluaren. Por terhoqi vemendjen ai, qeveria shqiptare kerkon, qe problemi i pronave came te mos shnderrohet ne nje "boomerang" ne marredheniet e Shqiperise me Greqine, pasi zgjidhja e tij do t'i sherbeje marredhenieve te miqesise e te bashkepunimit dypalesh. Se pari, per kete, sipas Metes, duhet qe Greqia te abrogoje ligjin e luftes me Shqiperine, "nje ligj, sa ireal aq edhe absurd, shfuqizmi i te cilit duhet te ishte bere me kohe. Kjo do te sherbeje me pas si hapi i pare per fillimin e zgjidhjes se problemit cam".

Shqiperia dhe Greqia jane anetare te Kombeve te Bashkuara dhe nenshkruese te Kartes mbi ndalimin e kercenimit kundrejt integritetit territorial te shteteve. Ndersa ne vitin 1996 Parlamentet e dy vendeve kane ratifikuar Traktatin e Miqesise Shqiperi-Greqi. Keshtu, edhe nga pikepamja morale, edhe juridike, ekzistenca e ligjit te luftes behet i kote dhe absurd njeheresh, tha numri dy i ekzekutivit shqiptar. Duke perfunduar se Ballkani eshte i mbingarkuar nga konflikte, te trasheguara dhe te reja, qe kane gjeneruar kriza te renda gjate viteve te fundit, por Shqiperia gjithmone ka qene pjese e zgjidhjes se tyre. Mbi keto baza, qeveria e Tiranes deshiron te gjeje nje zgjidhje per problemet e mesiperme. Ndersa deputeti Neritan Alibali, iniciuesi i kesaj analize ne Parlament, propozoi ngritjen e nje grupi negociuesh mes dy Parlamenteve per t'i ardhur ne ndihme diplomacise, ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje efikase dhe e shpejte per abrogimin e ligjit te luftes. I mbeshtetur edhe nga ministri Meta.

Ligji i luftes, si u vendos

Duke perdorur territorin e pushtuar te Shqiperise, Italia ndermori me 1940 nje sulm kunder Greqise sovrane. Nje muaj me vone, me 28 tetor 1940, Greqia vendosi ligjin e luftes me Shqiperine dhe Italine. Me 10 nentor me dekret mbreteror nr. 2636 u vendos sekuestroja ndaj pasurive armike dhe veprimet juridike mbi to. Pas largimit te Italise, qeveria greke e hoqi kete ligj, per ta rivendosur ate ne vitin 1944. Por kete radhe vetem me Shqiperine. Ligji eshte pasuruar edhe me dekrete e akte nenligjore, qe kane te bejne me trajtimin civil e juridik te popullise came, te cilet u larguan me force nga trojet e tyre. Ne vitin 1971 Tirana lidh marredheniet diplomatike me Athinen. Por deri ne vitin 1987 nuk u arrit asnje veprim konkret per te mundesuar shfuqizimin e ketij ligji dhe dekreteve qe rridhnin prej tij. Ne kete vit, qeveria e Papandreut miratoi vendimin per heqjen e ligjit te luftes. Por ky vendim nuk u ratifikua asnjehere nga Parlamenti. Ne qershor te 1999, Ministria shqiptare e Puneve te Jashtme, nepermjet ambasades se saj ne Athine, kerkoi nje prononcim zyrtar nga Ministria e Jashtme greke per gjendjen e ketij ligji. Ne informacionin e mberritur nga MPJ e Greqise thuhej se ligji vazhdonte te ishte ne fuqi dhe te gjithe aktet nenligjore dhe dekretet qe rridhnin prej tij.

Marrë nga "Koha jonë"


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 0:42
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË