|
Lufta
kundër terrorizmit dhe beteja për tregjet naftëmbajtëse
Iliriana
A. BAJO
Në
edicionet e lajmeve e në përditshmërinë e shtypit
të të gjitha gjuhëve lufta kundër terrorizmit
vazhdon të jetë kryelajm.
Kjo
ka bërë që ngjarje të tjera të rëndësishme
të kalojnë pa zhurmë. E tillë është
dhe beteja mes dy eksportuesve më të mëdhenj të
naftës e gazit, Arabisë Saudite dhe Rusisë, për
të dominuar tregun e energjisë. Një betejë,
që do të ketë pasoja në afat të gjatë
ndoshta më të mëdha se lufta kundër terrorizmit.
Dominimi i tregut të energjisë do të thotë dominim
në planin ekonomik, por dhe atë politik e ushtrak. Njëherësh
lufta kundër terrorizmit, në mos lidhje, ka ndikim të
drejpërdrejtë në "luftën" për
hidrokarburet
Mestit: SHBA-Arabi Saudite apo "dashuria me arsye"
Për
të kuptuar rëndësinë e Arabisë Saudite
në tregun botëror të karburanteve pak shifra janë
të domosdoshme. 63% e rezervave të provuara të naftës
në rruzullin tokësor gjenden në Lindjen e Mesme,
nga të cilat 25% apo 261 miliard fuçi në Arabinë
Saudite.
Në
tregun e sotëm ndërkombëtar Arabia Saudite eksporton
7.4 milion fuçi në ditë. Njëherësh është
eksportuesi kryesor i karburanteve në SHBA me 1.7 milion fuçi
në ditë nga 10 milion fuçi në ditë që
importojnë Shtetet e Bashkuara.
Në
vite Arabia Saudite ka ndërtuar një politikë të
posaçme të prodhimit e të eksportit të naftës.
Ajo ka luajtur një rol kyç në politikat e OPEC-ut
për ta mbajtur prodhimin dhe çmimin e shitjes së
naftës në kufij të pranueshëm për të.
Kur fitimet dhe tregjet e saj janë kërcënuar nga
vendet jo anëtare të OPEC-ut sauditët i kanë
luajtur të gjitha kartat. Kur diplomacia ka dështuar Riadi
ka përdorur kërcënimin ekonomik duke rritur prodhimin,
çfarë shkakton ulje të tilla çmimesh që
kanë detyruar vendet "rebele" të ndryshojnë
politikat.
Riadi
zyrtar kurrsesi nuk do të pranojë të humbë rolin
e tij si prodhuesi numër një në botë, por njëherësh
dhe si eksportuesi numër një në tregun amerikan.
Këtë
pozicion të fundit e mban në saj të një kompromisi
ekonomik jo të vogël: 1dollarë më pak për
fuçi është çmimi i shitjes së naftës
në Amerikë krahasuar me çmimin e naftës që
Riadi i shet vendeve evropiane apo atyre aziatike.
Në
shifra kjo do të thotë për SHBA-në 620 miliard
dollar përfitim në vit.
Në
shkëmbim SHBA ka vendosur trupat në Arabinë Saudite,
që janë jo pak të kushtueshëm, realizon mbrojtjen
e fushave të naftës dhe pranon një lloj ndikimi të
Arabisë Saudite në politikën e saj të jashtme.
Por
jo gjithçka është rozë në marrëdhëniet
SHBA-Arabi Saudite.
Dy
janë arsyet: 11 shtatori është arsyeja më e
dukshme. Opinionet publike të të dyja vendeve nuk mund
t'i kuptojnë apo miratojnë marrdhëniet e ngushta
të qeverive të tyre pas asaj që ndodhi në 11
shtator dhe rrjedhës së mëpasshme të ngjarjeve.
Arsyeja
e dytë jo fort e prekshme për publikun lidhet me të
ardhmen e prodhimit të naftës në Arabinë Saudite.
Kërkesat
e tregut botëror të karburanteve rriten çdo vit
me një shpejtësi marramendëse, 1.5 deri në 2
milion fuçi në ditë.
Sipas
Departamentit Amerikan të Energjisë kërkesat për
naftë pas 20 vitesh do të jenë 120 milionë fuçi
në ditë, nga 77 që është momentalisht.
Kjo
do të kërkojë rritjen e prodhimit nga ana e Arabisë
Saudite. Por kjo do të sjellë vështirësi Riadin.
Prej viteve '70 kur është nacionalizuar industria e naftës
në Lindjen e Mesme prodhuesit e naftës në këto
vende nuk kanë dëshmuar aftësi për të çuar
më tej shfrytëzimin dhe studimin e kapaciteteve të
tyre. Ato janë në të njëjtat nivele të
lëna nga kompanitë ndërkombëtare po në
vitet '70.
Prodhimi
i naftës në Lindjen e Mesme gjatë 20 viteve të
fundit ka qëndruar në vend.
Kryesisht
për këto dy arsye roli i njëshit në tregun botëror
të naftës për Arabinë Saudite është
i kërcënuar.
MESTIT:
SHBA-të kthejnë sytë nga rezervat naftëmbajtëse
të Rusisë dhe ish republikave sovjetike
Pas
shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, paqëndrueshmëria
sociale e politike, korrupsioni, mungesa e aftësisë për
t'u përfshirë në ekonominë e tregut ishin tiparet
kryesore të Rusisë dhe republikave të Azisë
Qëndrore të dala nga ish BS. Kjo bëri që shtetet
dhe kompanitë perëndimore të linin pas dore kapacitetet
naftëmbajtëse të këtij rajoni.
Pas
1998 aftësia prodhuese e Rusisë dhe ish republikave sovjetike
është rritur.
Reformat
ekonomike të presidentit rus Vladimir Putin, rritja e profesionalizmit
në menaxhimin e kompanive në këto vende e kanë
rikthyer Rusinë në një vend të rëndësishëm
në prodhimin e naftës.
Llogaritjet
e mëparshme mbi kapacitetin naftëmbajtës të
Rusisë dhe disa prej republikave ish sovjetike kanë qenë
të pasakta. Bazuar në zbulimet e fundit dhe në analizat
e kompanive perëndimore kapacitetet naftmbajtëse të
Rusisë janë tepër të larta.
Llogaritet
se fusha e Kashaganit në Rusi ka një kapacitet prej 50
miliard fuçish. Kompania më e madhe ruse në këtë
fushë Lukoil së fundi ka zbuluar rezerva nafte me kapacitet
5 miliard fuçish në pjesën ruse të bregdetit
kaspik.
Kërkimet
në Azerbajxhan nuk kanë shkuar si janë paraparë,
megjithatë mendohet se vetëm burimet naftëmbajtëse
të Kaspikut përmbajnë 75 miliard fuçi.
Rusia
ka rritur eksportin e naftës në vitet e fundit, por njëherësh
në ish-BS ka përpjekje për përmirësimin
e infrastrukturës eksportuese. Kështu do të rritet
aftësia e tubacioneve të dërgimit të naftës
nga Kazakistani në portin rus të Detit të Zi me 1.5
milion fuçi në ditë në vitet 2006 - '08.
Planifikohet
ndërtimi i një rrjeti të ri të transportit të
naftës nga veriu rus dhe Siberia perëndimore, i cili do
të shërbejë si transportues i naftës së
destinuar kryesisht për tregun perëndimor.
SHBA-të
shohin në këtë rajon një partner të rëndësishëm
sot dhe më të rëndësishëm në të
ardhmen. Megjithatë Rusia nuk është e gatshme t'i
bëjë SHBA-ve favore si ato që Riadi i ka ofruar Amerikës.
Në
të njëjtën kohë SHBA-të janë të
interesuara për Rusinë dhe ish republikat sovjetike në
Azinë Qëndrore duke i parë këto të fundit
si eksportueset më të mëdhenj të naftës
në dhjetvjeçarët ë që vijnë.
Njëherësh
SHBA-të jo vetëm po e mbështesin, por dhe mund të
ndihmojnë ekonomikisht ndërtimin e naftësjellësit
nga fushat naftëmbajtëse të bregdetit Kaspik në
Turqinë mesdhetare e më pas në tregun perëndimor.
Kompanitë
ruse të naftës po tregohen më të hapura e kooperative
ndaj perëndimit krahasuar me ato saudite.
Administrata
Bush dhe oligarkia petroliere amerikane
Përpara
se të hynte në politikë presidenti i sotëm amerikan
Bush ka zhvilluar aktivitetin e tij në industrinë e naftës.
Njëherësh edhe nënpresidenti aktual amerikan dhe
këshilltarja për siguri e presidentit Bush janë të
lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë
me oligarkinë petroliere amerikane.
Ky
është një sektor që ata e njohin mirë,
si në planin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar.
Sipas
një libri të botuar në Francë kohët e fundit,
"Bin Ladeni i ndaluar" nga dy autorë, njëri
prejt të cilëve punonjës i shërbimit sekret
francez, lufta e sotme kundër terrorizmit është e
lidhur drejtpërsëdrejti me betejën e ardhshme të
burimeve të naftës.
Pavarësisht
të gjitha supozimeve e ardhmja e tregut botëror të
naftës dhe derivateve të saj do të ketë vend
për të dy prodhuesit e mëdhenj, Arabinë Saudite
dhe Rusinë. Cili do të jetë konkretisht vendi i tyre
kjo mbetet për t'u parë.
Me
këtë mund të shpjegohet dhe politika e ndjekur nga
presidenti George W. Bush ndaj Rusisë.
Rusia
nga ana e vet po përpiqet ta përdorë këtë
kartë për të rikthyer "nderin dhe vendin e humbur"
në politikën ndërkombatëre.
|