NUMĖR 62
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
LDK PDK 0,5 me 0, Turni i dytë premton tensione
 
Lufta kundër terrorizmit dhe beteja për tregjet naftëmbajtëse
 

Pse polcia maqedonase vrau shtatë pakistanezë në afërsi të Shkupit?

 
"Rrethi i Kostandinit"
apo vallja e pakëputur e arbëreshëve
 
M.T. Formohet Këshilli Koordinues i subjekteve shqiptare në Maqedoni
 
Procesi gjyqësor i shekullit
 
Njeriu në përballje me dhunën
 
Afera Rakipi - Sa kushton një prokuror i përgjithshëm?
 
Konsensusi politik si rrugëdalje nga kriza
 
Zoti e bëftë mirë! 
 
8 Marsi ndër shqiptarët: Si maskohet diskriminimi gjinor
 
Krejt shkurt për një funeral
ARTIKUJ VITI IV - MARS 2002

Lugina e Preshevës
A do të mbahen zgjedhjet në tri komunat e Luginës së Preshevës

Malë BERISHA

Qeveria serbe planifikon të mbajë, më 15 dhe 16 qershor, zgjedhje të parakohshme lokale në tri komunat e banura me shqiptarë në Luginë të Preshevës. Mirëpo para zgjedhjeve qeveritarët serbë paralajmrojnë futjen e masave të dhunshme në këto tri komuna. Duke e justifkuar këtë hap Coviq thotë se nuk ekziston hapësirë në ligjin ë vetëadmistrimit lokal që të shkohet drejt në zgjedhje të parakohëshme lokale pa futjen e masave të dhunshme. Riza Halimi kryetar i KK të Preshevës është kundër mbajtjes së zgjedhjeve në Preshevë por edhe kundër futjes së masave të dhunshme këtu nga se me këtë hap barazohen komunat e Bujanocit dhe Medvegjës ku me të vërtetë pushteti i Millosheviqit kishte penguar shqiptarët lokal që të kenë përfaqësim të mirëfillt në pushtetin lokal në këto dy komuna.

Java e takimeve të shumta

Tani për tani në Luginë të Preshevës e vetmja organizatë ndërkombëtare e cila është e kyçur në mënyrë aktive në vazhdimin e zgjedhjeve të shumë problemeve që janë këtu është OSBE-ja. Deri tani projketi i policisë multietnike është ndihmuar nga kjo organiztaë mirëpo ndihmë do të ketë edhe për regjistrimin e popullësisë e cila është paraparë të mbahet në mbarë Serbinë prej 1 deri në 15 prill, por ndihma nuk do të mungojë as për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 15 dhe 16 qershor. Stefano Sanino ambasador i OSBE-së në Beograd ka qëndruar brenda dhjetë ditëve dy herë në Luginë të Preshevës. Gjatë qëndrimit të tij të fundit më 8 mars ai ka marrë pjesë në bisedimet mes Coviqit dhe liderëve lokal shqiptar Riza Halimit, Naser Hazirit dhe Shaip Kamberit. Takimi ka zgjatur pesë orë dhe në të është diskutuar për principet themelore lidhur me mbajten e zgjedhjeve lokale. Marëveshja nuk është nënshkruar në mes palëve por iu është vënë në dispozicion qeverisë serbe e cila do ta aprovojë ose do ta hedhë posht. Deri sa në takim ishin vetëm tre liderët shqiptarë të lartëpërmendur, Coviqi kishte ardhur në takim me një ekip të zgjeruar ku vërehej se për herë të parë ai me vete kishte marrë edhe disa liderë serbë lokal të cilët më parë ishin krerë udhëheqës lokal dhe që i takonin partisë së SPS dhe JUL-it. Takimi kishte zgjatur pesë orë, pasi Coviq që nga fillimi i krizës në Luginë të Preshevës nuk kishte qenë në atë gjendje dhe shihej qartë se në Kosovë nga diplomatët e atjeshëm kishte marrë një leksion të cilin nuk kishte dëshirë ta përsëriste edhe në Luginë të Preshevës. Sanino pas takimit përshëndeti palët që u morën vesh rreth principeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe potencoi "se OSBE do të japë kontributin e saj në këtë derjtim".

Mirëpo qarqe të huaja diplomatike në Luginë të Preshevës në mënyrë gjenerale nuk pajtohen me mënyrën se si po zgjidhen shumë probleme këtu, nga se ata mendojnë se "shiptarët në shumë aspekte po barazohen me bashkësinë etnike të romëve"! Edhe pse më 8 Mars përfaqësuesit e të dy palëve u morën vesh për principet e mbajtjes së zgjedhjeve shumë çështje mbetën të pasqaruara nga se ende nuk është e qartë se a do të ketë zgjedhje në tri komunat pra në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë apo në se Preshevë këto nuk do të mbahen fare.

Riza Halimi lidhur me këtë çështje thotë: "në komunën e Preshevës nuk ka diskriminim të popullatës, ndërsa në Bujanoc dhe në Medvegjë kemi diskriminim të popullatës shqiptare nga të gjitha fushat duke përfshirë këtu edhe mospërfshirjen e tyre në pushtetin lokal". Mirëpo në vazhdën e aktiviteteve të qeveritarëve të vet për inkuadrimin e bashkëisve etnike joserbe në strukturat shtetërore ka kohë që pala serbe propagandon me futjen eventuale në qeveri të një përfaqësuesi shqiptar nga Lugina e Preshevës. Halimi në këtë propozim ka reaguar "se për shqiptaërt është herët të pranojnë këtë ofertë por detajet me këtë çështje do të bisedohen në takimin me kryeministrin serb Gjingjiq" takim ky që u mbajt në Vranjë. Tani më në Serbi postin e nënëkryetarit të qeverisë e mban një përfaqësues hungarez. Dhe qeveritarët ë rinj serb me të madhe angazhohen që aty ta kenë edhe një përfaqësues shqiptar. Deri tani më së keqi kanë kaluar përfaqësuesit e muslimanëve të Sanxhakut nga se ministri për pakica etnike në qeverinë e Koshtunicës është Rasim Lajiq, ndërsa qëllimisht Beogradi ka mënjanuar Sylejman Ugljaninin edhe pse ky gëzon më së shumti autoritet në Sanxhak.

Sa për ilustrim Rasim Lajiq tani në qeverinë e Koshtunicës luan rolin e Xhemalj Bijediqit në kohën ë Jugosllavisë së Titos!

Para takimit tjetër në fund të marsit vetëm se mund të spekulohet


Zoran Gjingjiq sipas burimeve serbe ka kohë që ishte interesuar që të takohej me liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës por natyrisht se ai kishte pyetur bashkëpuntorët e tij se "cili është politikani shqiptar në Luginë të Preshevës i cili gëzon autoritet".

Si duket ai nuk kishte pasur besim që këtë çështje t'ia linte në dorë edhe Nebojsha Coviqit nga se në mes këtyre dyve kohëve të fundit, siç pohojnë qarqe serbe, ka ftohje mu për atë shkak se Coviqi "po konfrontohet me ndërkombëtarët në momnetet kur kjo nuk guxon të ndodhë".

Ndërsa Coviqi edhe pse ishte kreator i "zgjedhjes " së krizës në Luginë të Preshevës shpesh kishte deklaruar se suksesi i tij këtu nuk e gëzontë nga se synimi i tij ishte Kosova dhe se i tërë veprimi i tij atje ishte ndarja e Kosovës dhe se Lugina ë Preshevës do të përdorej kurdo si monedhë për kusuritje mes serbëve dhe shqiptarëve! Por t'i kthehemi takimit të kryeminstrit serb Zoran Gjingjiq dhe Riza Halimit që u mbajt në Vranjë dhe zgjati një orë.

Ndoshta për rastësi Gjingjiq zbriti me helikopter në Ristoc vend ky ku në kohën e Turqisë ishte kufiri mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai u prit nga oficerë të xhnadërmerisë serbe forcë tani më e re policore në Serbi dhe natyrisht as që u zu në gojë policia multietnike në Luginë të Preshevës si formacion i cili është përbërë në bazë të strukturës etnike të popullatës. Nga pala shqiptare në takim ishin ftuar Riza Halimi, Shaip Kamberi, Ramadan Ahmeti- Daci dhe Behlul Nasufi këta dy të fundit në dy mandante ishin deputet në parlamentin serb.

Në takim erdhën Riza Halimi dhe Shaip Kamberi. Edhe pse me kohë kishin shtruar kërkesë që në këtë takim të marrin pjesë edhe diplomatë ndërkombëtarë, të cilët veprojnë në Luginë të Preshevës kërkesa e tyre ishte hedhur poshtë nga pala serbe.

Zoran Gjingjiqi pas takimit deklaroi se "biseduam për planin trevjeçar të stabilizimit të gjendjes këtu por njëra prej temave ishte edhe integrimi i shqiptarëve në strukturat shtetërore dhe kjo është një interes i madh për mua"- tha Gjingjiq Ai në fund tha se në takimin që do ta kemi në fund të muajit mars do t'i "definojmë disa mekanizma për kyçjen e shqiptarëve në strukturat shtetërore mirëpo për këtë duhet dhënë garancione edhe serbëve lokal se do të mbrohen edhe ineteresat e tyre"! Riza Halimi lidhur me takimin tha"kemi pasur një takim të frytshëm dhe unë medoj që gjatë këtij muaji na pret një punë serioze me të cilën do ta shpejtojmë procesin e zgjidhjes së problemeve, të cilat këtu janë të grumbulluara me decenie".

Shaip Kamberi potencoi se nga "dora e parë e njoftuam kryeministrin për çshtjet e pazgjidhura dhe morëm garancione se në të ardhmen do të punohet me tempo të shpejtuar". Por në këtë takim nuk u ftuan përfaqësuesit ë Partisë së Bashkimit Demokratik Shqiptar. Naser Haziri nënkryetar i PBDSH-së ka deklaruar "se ftesë për këtë takim nuk kemi marrë, ndërsa kërkesa për të hyrje në qeverinë serbe të një përfaqësuesi shqiptar është farsë nga se edhe ashtu kjo qeveri nuk është stabile".


Frustim dhe pakënaqësi

Që nga koha e lëshimit të armëve nga dora të guerilës shqiptare në Luginë të Preshevës pakënaqësia ndër populltaën shqiptare është rritur në mënyrë graduale nga se pala serbe shumë nga premtimet nuk i ka respektuar apo ka bërë manovrime.

Një nga pakënaqësitë e rinisë shqiptare që më parë ishin në male është se përkundër premtimeve se policia multietnike kryesisht do të përbëhet nga ish- luftëtarë shqiptar megjithatë serbët u përpoqën dhe arritën që në këtë polici të përfshihen vetëm njëzët ish-pjestarë të UCPMB-së, prej treqind kandidatëve të cilët tani më kanë kaluar në konkursin ë policisë multietnike.

Krahas kësaj ky formacion policor deri tani këtu shërben vetëm si dekor nga se kompetencat e këtij formacioni janë të ngushtuara por ekziston rreziku që edhe kjo polici të komprometohet në sytë e banorëve lokal nga se i mungon autoriteti por problem më i madh është uniforma ecila cila nuk dallon nga ajo e mëparshmja edhe pse në marrëveshjet paraparake ishte paraparë që kjo polici të ketë uniformë tjetër nga ajo ë mëparshmja.

Parasegjithash frustimi dhe pakënaqësia është në rritje nga se zgjedhja e krizës në Luginë të Preshevës është bërë në mënyrë e cila paqen ë le pa shpirt dhe pa frymëmarrje.


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 0:23
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË