Mediumet
dhe politika
SPIRALJA E HESHTJES KËRCËNON OPINIONIN
SHQIPTAR
Shkruan:
Gezim MEKULI, Oslo
Gazetaria dardanase po manipulon me përmbajtjen e informacionit
duke përdorur, vetëdishëm, nuancat e shumta të
shkrimit e shprehjes gjuhësore. Është e njohur se
"ndërtimi" dhe lansimi i dy llojeve të informacioneve
mbi të njëjten ndodhi mund të ndryshojë për
nga forma dhe përmbajtja, pa patur gabime konkrete në
asnjerin verzion. Përzgjedhja e fjalëve dhe shprehjeve
luan një rol të rëndësishëm. Kjo përzgjedhje
është tregues se çsynon të arrijë
politikisht e ekonomikisht një institucion medial. P.sh. kryetitujt
e gazetave të tipit: "Angazhimi i SHBA-ve në Afganistan
dhe Irak" gjegjësisht "Agresioni i SHBA-ve në
Afganistan dhe Irak" përshkruajnë dhe transportojnë
një realitet politiko-ushtark që aktualisht ekziston.
Por opionit publik i lënë përshtypje e i transporton
vlerësime tërësisht të ndryshme, rreth krizës,
strategjise dhe qëllimeve politike të aktorëve të
saj.
Recipicientit
shqiptar për një aktivitet, ndodhi apo deklaratë
politke, është duke ju servuar informacione me përmbajtje,
porosi e përshtypje të shumllojshme. Për shembull,
mbi takimin e një politikani me studentet dhe te rinjet e kryeqytetit
një nga gazetat e perdithsme shkruan, se: filan politikani
"dokumentoi", "kristalizoi" dhe "konstatoi",
ndërsa tjetra gazetë, oponente e politikanit, për
të njëjtin takim informon, se: filan politikani "supozoi",
"hamendi" dhe "mendoi".
Pastaj
konstruktimi i fjalisë nga gazetarucët partiak, se: "salla
për pritjen e perfaqësuesve të X partisë
ishte GJYSMË E MBUSHUR" ka asociacione, prapaskena e qëllime
krejt tjera nga ai që thotë se: "salla për pritjen
e përfaqësuesve të X partisë ishte GJYSMË
E ZBRAZËT".
Spiralja
e heshtjes në Kosovë
Është
e njohur se shumica e individëve nuk e pëlqejnë të
jenë të vetmuar, leqitur apo "hermetikisht të
gjallëkonzervuar" vetëm e vetëm për shkak
të pikëpamjeve, qëndrimeve e vlerësimeve të
veta publike. Nga frika e izolimit intelektual e social këta
"ndrydhin", dhe nëse është nevoja, edhe
"tradhëtojnë" mendimet dhe qëndrimet e
tyre politike, mendime të cilat do të ishin "në
kundërshtim" me klimën dominuese të opinionit
publik.
Shumica
e njerëzve dhe "intelektualëve dhe intelektualeve
burracake" i bashkangjiten qëndrimit dhe mendimeve të
grupacioneve dominuese. Kjo ndodhë edhe atëherë kur
hapur e qartë shihet se vlerësimi i grupacioneve dominuese
në opinion është i gabuar. Për shembull, shqiptarëve
të Kosovës, nga disa mediume masive shqiptare u imponohet
përdorimi dhe futja e fjalëve ideologjike e copëtuese
"Kosovar", "Histori kosovare" , "Letërsi
kosovare"... në vend të asaj shqiptare. Politika
mediale e këtyre mediumeve tenton të pjellë, krijojë,
formësojë e vizatojë një popull"
të paqenë; të ri e artificial nga populli antik shqiptar.
Ndërkaq intelektualë e intelektuale shqiptare të
Tiranës, Prishtinës e Tetovës heshtin një heshtje
mortore!
Shembulli
shkollor nga historia moderne do ishte ai i Rajhut të Tretë.
Shum intelektualë, akademikë e punonjës të kulturës
heshtën, ndihmuan dhe iu bashkangjiten klimës dominuese
politike gjatë sundimit të NSPD-së hitleriane të
vitit 1939. Edhe pse botërisht përflitej e dihej se ky
opinion, strategji e orientim politik ishte i gabuar politikisht
e i varrosur historikisht!
Fituesit
dhe humbësit e mediave dështake
Me
ndihmën e "CT-së së opinioneve" qytetari
dhe intelektuali dardan vazhdimisht është duke kërkuar
"të zbulojë", se në çraport
është mendimi i tij me qendrimet e "shumicës
sunduese", gjegjësisht të "pakicës së
nënshtruar". Ky "rentgenizim i opinioneve" në
rrethana tjera do të realizohej pjesërisht me ndihmën
e vetvëzhgimeve përsonale, por në shoqërinë
tonë janë mediumet ato që shprehin klimën e
opinionit publik.
Klima
e opinionit publik shqiptar ka humbësit dhe fituesit e saj.
Ka pikëqëndrime e projekte që përkrahen nga
shumica, por ka edhe aso që nuk përkrahen, apo që
përkrahen nga "një numër krejt i pakët"
i tyre.
Në
këtë etapë është duke u aktivizuar frika
nga izolimi, dhe kjo krijon qëndrime të ndryshme kundrejt
ndodhive politike me përkrahje të ndryshme. Ata të
cilët po gjejnë përkrahje për mendimet dhe qëndrimet
e tyre, po fitojnë vetëbesim të fuqishëm, po
bëhen më aktivë dhe po marrin pjesë në
debate të jetës politke, sociale e ekonomike. Ata të
cilët po "e kuptojnë" se i përkasin klimës
"së opinionit pakicë", vetëtërhiqen,
bëhen pasivë dhe ndjejnë se është e vështirë
të mbrohen e të lansohen pikëpamjet dhe mendimet
e tyre (edhe pse të drejta shkencetarisht e historikisht) në
mediat publike.
Kështu
debati i shoqërisë dardane, debat i "lindur dhe brumosur"nga
rrethanat sociale, ekonomike e politke dhe stimuluar nga mediumet
masive, do të karaktersizohej e orientohej në dy drejtime:
Nga ajo shumicë që është në ofansivë,
dhe ajo pakicë që është në defanzivë.
Se sa do të mbijetoj kjo "klimë gladiatorësh"
në hapsirën shqiptarë, mbetet të shifet!
|