Intervistë
jashta për revistën PASQYRA
KOSOVA SHPEJT DO TË BËHET SËRISH
SHQIPËRI
PASQYRA:
Zoti Vjosa, çështë Fronti për Bashkimin
Kombëtar Shqiptar?
ALBAN
VJOSA: Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH)
është një bashkim demokratik forcash politike, organizatash
joqeveritare, personalitetesh intelektuale e atdhetare si dhe i
masave të gjera popullore në të gjitha hapsirat shqiptare,
që ka si qëllim final Bashkimin e trojeve shqiptare dhe
të gjithë popullit që jeton në to në një
shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan.
Për të ardhur gjerë tek ky organizim i fuqishëm
gjithpërfshirës, Lëvizja jonë ka bërë
një rrugë të gjatë. Ju jeni në dijeni të
punës dhe përpjekjeve të bëra në vitin
1991 për organizimin e një Kuvendi të Bashkimit dhe
Pajtimit Kombëtar. Pastaj keni ndjekur përmes shtypit
tryezat politike "Tetova 1" dhe "Tetova 2" ku
një mori forcash politike përpunuan iden për të
patur një Platformë të vetme për zgjidhjen e
çështjes kombëtare shqiptare. Këto përpjekje
çuan në mbajtjen në Tiranë në fillim
të vitit 1993 të Mbledhjes Parakuvendore, ku mbi 70 forca
politike dhe personalitete intelektuale, miratuan tezat e Platformës
Kombëtare Shqiptare. Mbi bazën e këtyre tezave, Kuvendi
i Intelektualëve Shqiptar që zhvilloi punimet e tij në
Stamboll në nëntor 1995, miratoi Projekt Platformën
Për Zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ky Kuvend
vlerësoi që këtë Projekt duhet t'a kthente në
Platformë Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Me ndihmën e pakursyer të ish-Presidentit të Shqipërisë,
kjo ide u realizua dhe në vitin 1998, Akademia e Shkencave
të Shqipërisë na dha në dorë Platformën
Për Zgjidhjen e Cështjes Kombëtare Shqiptare.
Lëvizja
jonë ka patur zhvillimet e veta pozitive dhe negative. Ne kemi
patur, ashtu siç edhe kemi strukturat adekuate që mundësojnë
realizimin e Platformës. Në momente të caktuara,
bije fjala kur kanë dalë në skenë UCK-të,
ne ju kemi hapur udhë, i kemi mbështetur, ndihmuar dhe
fuqizuar, të vetdijshëm se ato kishin në Platformën
e tyre bashkimin kombëtar shqiptar. Mirëpo pas nënshkrimit
të Marrëveshjes së Ohrit dhe shndërrimit të
UÇK-së së Ali Ahmetit në parti politike, lëvizja
jonë u gjallërua. Në Kuvendin e Parë të
FBKSH që mbajtëm në Tiranë, më 13 dhe 14
korrik 2002, ku miratuam edhe Platformën bashkohore,vendosëm
që të mos e lëshojmë më nga dora iniciativën
për të realizuar qëllimin tonë final, bashkimin
e shqiptarëve dhe trojeve të tyre në një shtet
të vetëm në Ballkan.
PASQYRA:
Kjo gjenezë po më duket bukur elitiste. Ju thoni se luftoni
për popullin shqiptar, ndërsa po rezulton se populli s'u
numëroka gjëkund si faktor. Si e komentoni ju këtë
diskrepancë?
ALBAN
VJOSA: E keni gabim. Përkundrazi, ne jemi produkti më
autentik e më i pakorruptuar i lëvizjeve në popull.
Ajo çka ne kërkojmë të realizojmë, të
parët tanë jo vetëm e kanë kërkuar, por
edhe kanë derdhur lumenjë gjaku për të. Masat
e gjera të popullit janë të interesuara për
ribashkimin e trojeve etnike. Nëse diku, për shkak të
politikës dritëshkurtër të disa liderve shqiptarë:
"mjafton të jem në pushtet, të gëzojmë
privilegjet, pavarësisht se i kujt është shteti"(!),
është arritur të vihet në gjumë ideali
i ribashkimit, Lëvizja jonë ka për detyrë të
bindë popullin se jeta nën kolonizim mund të durohet,
por duhet të luftohet; mirëpo ajo assesi sbën
të pranohet si fakt i kryer.
Nuk
ka rrugë tjetër veç ribashkimit, nuk ka rrugë
tjetër për të vendosur paqen dhe stabilitetin në
Ballkan veç opsionit të "Shqipërisë së
Ribashkuar", "Bullgarisë së Bashkuar",
"Serbisë së Bashkuar" dhe ndoshta pse jo, edhe
të "Greqisë së Bashkuar". Ne shqiptarëve,
më shumë se sa fatkeqësia, asgjë tjetër
nuk na bashkon. FBKSH dhe strukturat e saj adeguate kanë një
plan strategjik të menduar mirë. Do të hidhen hapat
e duhura që do e detyrojnë faktorin ndërkombëtar
t'i thërresë zërit të arsyes.
Ne
e dimë që faktorin ndërkombëtar e bëjnë
"të ndjeshëm" vetëm dollari dhe euro, domethënë
ekonomia. Kryqëzimi i koridoreve evropiane dhe interesat amerikane
e kanë vendkalimin në Preshevë-Bujanovc-Medvegjë,
në Maqedoni...Ky Rajon do të mbetet vatër zjarri
dhe destabilizimi. Nga burim fitimi, ai do të kthehet në
një barrë të rëndë mbi supet e euro-amerikanëve.
Kush nuk do ta kuptojë këtë gjë, herët
ose vonë do të bindet që gabon rëndë. FBKSH
hap pas hapi do përgatisë kryengritjen e përgjithshme
popullore të armatosur. Të mbjellësh jetën në
një vend ku vdekja rri çdo ditë në shtëpi,
ka patjetër diçka fisnike dhe pajtuese.
PASQYRA:
Në shkresat që keni botuar te ballina juaj zyrtare
www.shqiperiaebashkuar.com vlerësoni IRJM-në, nëse
mund tju parafrazoj, si hallkën më të
dobët të vargut antishqiptar. Si keni arritur te
ky përfundim, kur IRJM-së i janë bërë kumbarë
në Ohër tërë Perëndimi?
ALBAN
VJOSA: Theksova më sipër një ndër arsyet e shumta
pse FBKSH dhe strukturat e saj e konsiderojnë IRJM dhe Preshevë-Bujanovc-Medvegjën
si "hallkën më të dobët" nga do të
nisi zgjidhja tërësore e çështjes shqiptare.
Shqiptarët nuk mund të durojnë më tej të
konsiderohen qytetarë të dorës së dytë
në një shtet tipik kolonizator, që të gjitha
i ka të vjedhura, identitetin, flamurin, emrin, gjuhën,
trojet.
Jemi
popullsia e parë si numur ne shqiptarët në IRJM,
pavarësisht se pushteti sllavo-maqedonë që është
mësuar me të vjedhur, përvetësonë edhe
numrin reale të shqiptarëve si dhe nacionaliteteve të
tjera në IRJM. Përse duhet të qëndrojmë
ende nën kolonizim. Aq më tepër në fillimshekullin
e ri të XXI kur "kolonizimi" është mbyllur
në muzeumet si relikë e së kaluarës edhe për
vendet afrikane?
Nuk
na i mohon askush të drejtën e ribashkimit në një
shtet të vetëm kombëtar. Populli shqiptar në
IRJM e ka përqafuar masivisht këtë ide. Tjetër
punë çfarë u predikojnë udhëheqsit politikë
të radhës. Atje situata është shpërthyese.
FBKSH dhe strukturat e saj po tregohen tepër të kujdesshëm
që "kashta e nxehur" të mos marrë zjarr.
Ne do ta kontrollojmë më mirë në të ardhmen
situatën, dhe të jeni të bindur që "zjarri"
IRJM do ti vihet shumë shpejt.
PASQYRA:
Në komunikatat tuaja ju shpreheni për aleatët
e NATO-s, ndërsa p.sh. amerikanët kanë angazhuar
fluturake vëzhguese për tju gjurmuar shtigjet, ushtarë
për tju zbuluar strofkat e armëve, dhe diplomatë
e gazetarë për tju damkosur si keqbërës
ALBAN
VJOSA: Brenda "NATO-s" ka forca që Kosovën e
duan përsëri nën Serbi. Brenda "NATO-s"
ka forca që kolonizimin serbo-sllav ta zëvendësojnë
me një kolonizim të ri, më "demokratik",
por gjithsesi me shumë ngjyra e raca!
Kosova
nuk bëhet më Serbi. Kosova ka qenë dikur e është
edhe sot Shqipëri, e në emër të Zotit shumë
shpejt do bëhet prapë Shqipëri. Kosova Lindore kanë
qënë historikisht pjesë e Kosovës historike,
e të saj do bëhen sërish këto bashki shqiptare.
IRJM-ja "lindi" e vdekur. Më kot u munduan ta mbajnë
me antibiotikë të fortë "ndërkombëtarët".
Shqiptarët nuk bashkjetuan dot me sllavo-maqedonët para
luftës etnike. Po tani, pas saj, kur panë dhe ende shikojnë
egërsinë fashistoide të një pushteti që
vret dhe djeg pa mëshirë shqiptarët, pasuritë
dhe simbolet e tyre? Provat e "ndërkombëtarëve"
se sa e mundur është të rrinë në një
"vath" ujku dhe qingjat, duke shpikur bastarditete me
emrin "Marrveshja e Ohrit", u kaloi koha. Faktori ndërkombëtar
me rastin e IRJM po luan lojën e atij që "fiton"
kur humbet. Paqja duhet bashkë me lirinë. Këtë
NATO po e kuptonë çdo ditë e më mirë.
Më në fund, ne, shqiptarët nuk kemi ç'të
humbasim. Nga puna, lufta dhe sakrificat që do bëjmë
mund të humbasim vetëm mungesën e lirisë, mund
të humbasim skllavërinë tonë. Ne këto kushte,
kemi bindjen se do e fitojmë "luftën" edhe me
NATO-n, sepse ashtu siç ne jemi të detyruar ta respektojmë
besimin e saj, edhe NATO duhet të respektojë mosbesimin
tonë.
PASQYRA:
Sa realist është qëllimi i FBKSH në rrjedhat
aktuale të politikës së faktorëve ndërkombëtare
për Ballkanin?
ALBAN
VJOSA: Faktori ndërkombëtar është i ndërgjegjshëm
se me gjithë përpjekjet që ka bërë, nuk
e ka zgjidhur dot krizën në ish jugosllavi. Ky faktor
këtë krizë e ka trajtuar thjesht për të
parandaluar zgjerimin e konfliktit të armatosur. "Zjarri"
ka mbetur brënda. Poeti ynë i madh kombëtar thoshte:
"Zoti në qiell, na mbi tokë, me gjithkand vëllazën
e shokë, por gjithkush në truallin e vet...". Shkaku
që Ballkani ka mbetur ende "fuçi baroti" është
se kombet e tij nuk janë në "truallin vet".
Nuk mund të bashkohet Evropa me shqiptarë të ndarë
në pesë shtete. A ka absurd më të madh historik
se sa ky që po përjetojnë ende shqiptarët, që
një vëlla, që të vizitojë vëllezërit
dhe motrat prej të njëjtës nëne dhe babe, i
duhet të marrë 5 viza hyrëse në pesë shtete
të ndryshme për të kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar?!
E
vetmja zgjidhje që i përshtatet edhe faktorit ndërkombëtar,
është mundësimi i krijimit të shtetit kombëtar
shqiptar. Pastaj, epoka kur hartën politike të kontinenteve
e caktonin Fuqitë e Mëdha, ka marrë fund që
në vitin 1946. Situata ndërkombëtare ka ndryshuar
thelbësisht. Kufijtë nuk janë sikur ishin dje të
palëkundur. Kufijtë ndërkombëtar të ish-Jugosllavisë
u bënë kufij shtetesh të reja, ra Muri i Berlinit,
i cili ndante kombin gjerman, se nga ish-Bashkimi Sovjetik u krijuan
15 shtete, se u ndanë Cekia e Sllovakia, se Bosnja e Hercegovina,
me subjektivitete të njohura ndërkombëtare, u nda
etnikisht dhe territorialisht. Kufijtë që ndajnë
sot shqiptarët, janë kufij kolonialë. Organizmat
ndërkombëtare kanë përcaktuar si parimin më
të lartë, për zgjidhjen e të drejtave nacionale,
të drejtën e vetvendosjes. Në emër të këtij
parimi, FBKSH do të mundësojë realizimin e qëllimit
realist të bashkimit shqiptar.
PASQYRA:
Me ç'mjete do ti qaseni qëllimit Tuaj?
ALBAN
VJOSA: Ne jemi të përcaktuar për mjete politiko-diplomatike.Kemi
me vete të drejtën historike, kemi gjuhën vetfolëse
të tokës, kemi përvojën negative më se
një qind vjeçare, që kështu, me shqiptarë
të ndarë në 5 shtete, Ballkani ka mbetur "fuçi
baroti". Ka rrezik që në një të ardhme
jo të largët,Evropa, në vend që të bashkohet,
të bjerë edhe vet në zjarrin e këtij "baroti".
Por kemi edhe argumente të tjera:Integrimet paraqesin çels
të artë për paqe dhe stabilitet.Integrimi i shqiptarëve
me shtetin e tyre kombëtar të bashkuar do të mundësojë
qarkullimin e lirë të mallrave, të shërbimeve,
të kapitalit si dhe lidhjen me vendet e tjera të Ballkanit,
me qëllim të mênjanimit të burimeve të
konflikteve.Integrimet politike për ne, janë mjeti i rëndësishëm
që mënjanon burimet e konflikteve dhe burimet e luftrave.
Një
Shqipëri e Bashkuar bëhet aleate tepër e rëndësishëm
e SHBA dhe faktorit progresist ndërkombëtar në luftën
kundër terrorizmit, si armiku kryesor i qytetërimit dhe
njerëzimit.
Një
Shqipëri e Bashkuar është lehtësi për SHBA
dhe Evropën edhe ekonomikisht. Sot hapsirat shqiptare mbahen
me lëmosha, krizat nuk kanë të sosur. Nesër,
me shtetin kombëtar, me klimën e mbrekullueshme mesdhetare
me 310 ditë diell në vit, me pasuritë nën e
mbi toksore, me turizmin, sepse vetëm vijë bregdetare
që lagen nga dy dete kemi mbi 400 km që janë të
virgjëra, jo vetëm që do të mbajmë vetveten,
por do krijojmë kushte që të kthehen dhe të
punojnë e jetojnë edhe afro 8 milionë shqiptarë
që ndodhen kudo në botë të diasporuar si emigrantë
ekonomik herët a më vonë.
Le
t'i hedhim një sy hartës rajonale: Në trojet tona
në Preshevë, Bujanovc, Medvegj, Kumanov etj. do të
bëhet funksionimi i korridoreve strategjike të transportit
dhe të linjave të tjera të komunikimit Veri-Jug si
dhe të naftësjellësave dhe gazësjellsave. Një
shtet kombëtar shqiptar, si zgjidhje e vetme e çështjes
shqiptare,do të garantonte funksionimin normal të këtyre
koridoreve dhe rëndësinë strategjike të këtij
territori shqiptar për SHBA dhe Evropën.
Ne,
shqiptarët, nën sundimin kolonial të serbo-sllavo-maqedonëve
nuk qëndrojmë më.
Nga
ana tjetër, ne nuk do të durojmë as Greqinë,
anëtaren e NATO-s dhe BE-së, që të diskriminojë
ende mbi 200.000 çamët e përzënë me dhunë
nga trojet e tyre. Ne kërkojmë të drejtên e
riatdhesimit të çamëve në tokat e tyre në
Camëri, i kërkojmë qeverisë greke t'u kërkojë
atyre falje publike për gjenocidin që ka ushtruar, t'u
paguaj dëmshpërblim, sikurse veproi bota me çifutët.
Çamëve duhet njohur aq të drejta dhe liri, sa u
njeh shteti shqiptar në Shqipëri minoritarëve grekër.
Në
se mjetet politiko-diplomatike nuk bëjnë efekt FBKSH do
t'i thotë "Po" çdo gjëje që të
jep forcë, që grumbullon forcë, që justifikon
ndjenjën e forcës. Ne do t'i forcojmë edhe më
tej strukturat tona adekuate për të ndryshuar gjëndjen
tonë, me fuqitë tona. Përcaktimet politike për
FBKSH do mbesin, por veprimet domosdo do të ndryshojnë.
PASQYRA:
Kur përmëndni "strukturat adekuate" keni
parasysh edhe Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH)?
ALBAN
VJOSA: "Duhet të posedosh diçka për të
qënë dikush"- thoshte Niçe. AKSH është
një nga strukturat tona. FBKSH është struktura e
saj politike. AKSH po riorganizohet, po rikonstruktohet, po paiset
me kuadro udhëheqëse që kanë mbaruar ose janë
specializuar në shkollat ushtarake të Perëndimit
dhe po merr çdo ditë e më shumë tiparet e
një ushtrie të rregullt, bashkohore, që vepron me
disiplinë dhe ligje të forta.
Ne
nuk do të pranojmë të jemi nën sundim kolonial
e ushtarak, sikurse jemi. Nëse logjika, zëri i arsyes,
e vërteta, nuk do të zënë vend, lëvizjen
guerile apo kryengritjen e armatosur të popullsisë shqiptare
në të gjitha trevat tona, nuk mund ta nënshtroj dot
askush. Populli shqiptar në trojet e okupuara momentalisht
është tepër i revoltuar, sepse nuk e imagjinon dot
më që pas gjithë këtyre sakrificave, luftrave
e ndryshimeve botëore, ata të rrinë ende të
ndarë kolonialisht në pesë shtete. Ndaj ata janë
të gatshêm t'i bashkangjiten AKSH.
Komiteti
i Përgjithshëm i FBKSH, në përbërje të
të cilit ka me dhjetra e dhjetra politikanë dhe diplomatë
karriere, akademikë, profesorë dhe intelektualë me
nam në hapsirat shqiptare. Momentalisht, ne po punojmë
për t'a shtënë nën kontroll situatën. FBKSH
konsideron me shumë rëndësi rendin e lëvizjeve,
por dhe zgjedhjen e momentit të volitshëm për veprime
racionale.
PASQYRA:
Nuk druani se AKSH mund të konsiderohet organizatë
terroriste?
ALBAN
VJOSA: AKSH është ndërtuar dhe funksionon nën
principet dhe rregullat e ushtrive Perëndimore, nën principet
e NATO-s. Ajo do të jetë bashkëpunëtore e organizmave
të specializuara në luftë kundër terrorizmit.
Ajo ka për mision të ndal, të paralizojë dhe
eleminoj çdo llojë terrorizmi shtetror serbo-sllavo-maqedon
kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare, e cila
do të hedh tutje zgjedhën e huaj. AKSH me vepra do të
tregoj se çfar formacioni serjoz është, kur do
të ndërhyjë, për çfarë do të
ndërhyjë dhe kundër kujt do të ndërhyjë.
Ajo nuk do t'i shkeli kurrë parimet, rregullat dhe ligjet ndërkombëtare.
PASQYRA:
Ta zëmë që ju quajtën terroristë,
çdo të bënit ju atëherë?
ALBAN
VJOSA: FBKSH dhe strukturat e tij janë përcaktuar qartë
dhe prerë si aleatë të forcave progresiste ndërkombëtare
kundër terrorizmit. Veprimet tona të deritanishme janë
të pjekura dhe të kontrolluara. AKSH i konsiderojë
njerëz forcat e armatosura kufitare sllavo-maqedone, dhe në
vend që t'i vriste, pasi i zuri në befasi, i detyroI të
largohen në panik, duke u thënë që të hidhnin
posht uniformën dhe armët e turpit.
Edhe
në të ardhmen AKSH do të ndërmarrë aksione
të fuqishme, do t'i çarmatosë sllavo-maqedonët,
do u xheveshi uniformat, dhe pastaj pa i prekur le të shkojnë
e t'u thonë eprorëve të tyre që janë të
tepërt në truallin shqiptarë. Forcat tona do veprojnë
vetëm në kushtet e vetmbrojtjes. Ato do të marrin
në mbrojtje jetën e të gjithë shqiptarëve
nën kolonizim dhe nuk do lejojnë përdorimin e dhunës
dhe gjenocidit ndaj tyre.
FBKSH
do të punojë e luftojë për liri, pavarësi
dhe ribashkim kombëtar. Nëse mospranimi i shtypjes, shfrytëzimit,
mungesës së lirive dhe të drejtave kombëtare,
mos pranimi i dhunës dhe gjenocidit serbo-sllavo-maqedonë,
mos pranimi i burgosjeve dhe keqtrajtimeve quhet "terrorizëm",
atëherë po ju them troç, se ne do të mbetemi
"terroristë të përjetshëm".
PASQYRA:
Këto ditë shtetarët maqedonas kanë folur
për ekzistencën e një fare Ushtrie të Iliridës.
Ekziston në realitet ky "formacion ushtarak" dhe
a ka lidhje AKSH me të?
ALBAN
VJOSA: Këtë të ashtuquajtur "Ushtri të
Iliridës" e "pagëzoi" kryeministri maqedonas!
Bile ai "emroi" edhe "komandantin" e saj, Nevzat
Halili! FBKSH, si organizatë gjithpërfshirëse,nuk
e ka në metodën e punës së saj kundërvënijen
"shqiptari, kundër shqiptarit". Me gjithë atë,
për hirë të realitetit, nuk besojmë se vërtetë
Nevzat Halili, ish-lideri i parë politik i shqiptarëve
në Maqedoni, të prishi shtetin e FYREM-it që e krijoi
vet. Kjo është një "lojë" sllavo-maqedonase
që bëhet nën moton "nuk mund t'i shërbehet
më mirë një çështjeje veç duke
e persekutuar, duke lëshuar gjithë qentë kundër
saj...". Në një shtet që është në
thelb fals, vërtetësia është një ritëm
jo i natyrshëm, ajo mund të ketë kuptim vetëm
si mjet drejt një falsiteti të veçantë. Kjo
"sajes" e Gjeorgjevskit u krijua për "të
zvogëluar" ndikimin real që ka në popull AKSH.
PASQYRA:
Vrasjen e dy policëve në IRJM e ka marrë përsipër
krahu juaj ushtarak, ndërsa sllavët kanë lëshuar
fletëarrest kundër ish liderve të UCK. Si i komentoni
Ju akuzat se "AKSH u dha shkas sllavëve para zgjedhjeve
që të sulmojnë kreun kombëtar"?
ALBAN
VJOSA: AKSH, sikurse kemi theksuar, është një strukturë
ushtarake bashkëkohore, e organizuar dhe e disiplinuar, që
di çfarë duhet bërë dhe çfarë
nuk duhet bërë. Parimi bazë i veprimtarisë së
saj është të vepruarit në kushtet e vetmbrojtjes.
Ishin strukturat e armatosura të policisë së IRJM
ato që provokuan, që vranë pa asnjë shkak një
çun shqiptar 38 vjeçar nga Dibra. Ishin "luanët"
dhe "tigrat" e Boshkovskit që vringëllinin armët
në Gostivar. E ku, se? Kur dihet nga të gjithë që
Gostivari edhe gjatë luftës etnike të një viti
më parë qëndroi i qetë. "Luanët"
e Boshkovskit provokuan rëndë dhe po pregatisnin një
masakër kundër Gostivarit të pastër shqiptar.
Ata nuk kanë asnjë punë të futen dhe të
provokojnë zonat e pastra etnike shqiptare. Morën përgjigjen
e duhur për provokimin që bënë.
Ndërsa
lidhur me akuzat se "AKSH u dha shkas sllavëve para zgjedhjeve
që të sulmojnë kreun kombëtar Ali Ahmeti"
më duket se është e ekzagjeruar dhe logjikisht pa
bazë. E kuptoj që, siç thoshte Epiteti, ato që
mallëngjejnë njerëzit sjanë veprat por
opinionet. Megjithatë, lëshimi i një "fletëarresti"
të tillë është një fars që në
thelb i forcon pozitat e ish-liderit të UCK. Nga ana tjetër,
pavarësisht se AKSH ishte e detyruar që të vepronte,
siç veproi në Gostivar, në fund të fundit
ajo i bëri mirë Ali Ahmetit. Shqiptarët (ata të
pakët që do të dalin në zgjedhjet parlamentare)
edhe nëse nuk kishin ndërmënd të votonin për
BDI e Ali Ahmetit, tashmë do të votojnë, sepse ne
e kemi traditë që njeriun tonë, nëse atë
e përflet o kërkon t'a dënojë i huaji, ta mbrojmë
edhe nëse sjemi me të.
PASQYRA:
Si i interpretoni ju fletarrestimet kundër liderëve
të UÇK-së në Kosovë?
ALBAN
VJOSA : Arrestimet e ish-luftëtarëve të UCK-së
ishin të motivuara politikisht. Ju theksova, një pjesë
e "ndërkombëtarëve" nuk rrojnë dot
pa Serbinë. Ky vend, megjithëse bëri 4 luftra të
përgjakshme të tipit fashist në Ballkan kundër
popullsive të etnive të ndryshme, duke u shkaktuar atyre
fatkeqësi historikisht të pashlyera, një pjesë
e faktorit ndërkombëtar jo vetëm nuk e dënuan
rëndë, përkundrazi kanë tendencën të
ridënojë viktimat e këtij shteti të kriminalizuar.
Nëse
"ndërkombëtarët" i "bjenë derës,
të dëgjojë dritarja", vlerësojë se
nuk kanë gjetur objektin, kohën dhe arsyen e përshtatshme.
Një "mësim" i tillë nuk do të kishte
asnjë vlerë.Përkundrazi, do të ishte një
arsye më shumë që të mos i lëshonim kurrë
armët nga duartë.
PASQYRA:
Arrestimi i tyre de facto është mbrojtur e advokatuar
prej LDK-së, që mori shumicën e votave në zgjedhjet
e fundit. Çpërfundim nxjerrni ju nga ky fakt?
ALBAN
VJOSA: - Unë do të thosha janë nxitur prej LDK dhe
disa prej organeve të shtypit që qëndrojnë pranë
saj. Ka shumë arsyje që ndodh kështu. Kryesorja për
mendimin tim është gabimi që kanë bërë
forcat atdhetare çlirimtare. UCK-ja nuk arriti të nginte
në luftën çlirimtare gjithë popullin e Kosovës.
Luftës kundër serbo-sllavëve nuk ju bashkua më
shumë se 20 përqind e popullsisë. Pas luftës
domosdo "pacifistët", "vllazërues-bashkuseët",
për të përligjur pasivitetin e vet, për të
justifikuar faktin që nuk ju përgjigjën zërit
të atdheut duke marrë në duar armët, siç
i morën bashkombësit e tyre, tregojnë përralla
me "largpamësinë e Rugovës" se gjoja "pavarësia"
e Kosovës do vinte me "konferencat e shtypit" të
tij çdo të premte! Në këto rrethana, e keqja
kombëtare, serviret dhe shpërblehet si "e mirë
kombëtare" dhe e mira e vërtetë luftohet dhe
nuk votohet se konsiderohet "e keqe".
FBKSH
do gjejë rrugët dhe mjetet që pacifistët, frikamanët,
sahanlëpirsit e "bashkim-vëllazërimit",
tregtarët e flamujëve dhe "trimat e odave" të
mbeten në pakicë.
PASQYRA:
Ju vetit i keni vënë qëllim ta mbroni edhe
jugun e Shqipërisë prej invazionit grek. Ndërkohë
grekët e kanë shtënë në dorë Kishën
Autoqefale Shqiptare e financat e vendit, e kanë ngulitur një
regjiment të vetin në qendër të Tiranës,
janë në pozitë të zgjedhin mes ofertave të
politikanëve shqiptarë, e mund ti zbojnë kur
e si të duan dhjetëramijëra mërgimtarëve
shqiptarë. Si dashkët ju ta luftoni trysninë greke,
kur vet shteti shqiptar ka dështuar në atë lëmi?
ALBAN
VJOSA: Shoqëria aktuale shqiptare ka në trupin e vet plagë
të rënda. Ne jemi të vetdijshëm se nuk do ta
kemi të lehtë. Por FBKSH ka kuptuar kryesoren: plagët
agravojnë dhe bëhen të pashërueshme në
një Shqipëri të ndarë e të coptuar në
pesë shtete. Hapsirat shqiptare aktuale janë të sunduar
nga një klasë politike e pistë. Me sa duket, faktorët
vendimarrës e kishin përgatitur me kohë këtë
klasë politike, e cila erdhi bashkë me pluralizmin dhe
"demokracinë". Ata janë të vendosur t'i
mbajnë kështu siç janë hapsirat shqiptare,
në "tranzicion" të përjetshëm. Vetëm
kështu ata mund të veprojnë lirshëm si grabitës
të popullit dhe pasurive kombëtare, si "kozmopolitë"
për të fituar besimin e "ndërkombëtarëve"
për të bërë detyrën e kolaboracionistëve
në qeveri.
Platforma,
ideali, puna dhe lufta e FBKSH dhe e strukturave të tij, grumbullimi
rreth tyre i të gjithë shqiptarëve që vuajnë
realisht prej këtyre plagëve të hapura në trupin
e atdheut, përdorimi i metodave specifike efikase për
koregjim, janë mjete shërimi. FBKSH nuk është
organizatë ilegale. Ajo është një organizim
politik gjithpërfshirës tepër i gjerë me shtrirje
në të gjitha hapsirat shqiptare.
Mjafton
të themi që nga Kuvendi i 13 korrikut 2002 e deri më
sot janë anëtarësuar mbi 3000 anëtarë,
e ky numër rritet me shpejtësi të pazakontë.
FBKSH dhe strukturat e saj do të bëhen forcë serjoze
që do ta mposht të keqen, për të ngritur të
mirën.
"Ilegaliteti"
jonë është tepër i përkohshëm. Me
FBKSH do bëhet i gjithë populli shqiptarë, sepse
ai është i vetdijshëm që i provojë të
gjitha "alternativat" e afruara. Prangat e mungesës
së lirisë, të kolonializmit, nuk ja hoqi kush nga
duartë. Në këto kushte ata kanë përqafuar
dhe do të mbështesin alternativën e vetme të
shpëtimit, ribashkimin e trojeve shqiptare në një
shtet të vetem kombëtar në Ballkan, alternativë
e cila do të na shpëtojë nga kolonizatorët dhe
nga kolaboracionistët që u shërbejnë të
parëve.
|