Test
psikologjik para Zgjedhjeve 2002:
A JE SHQIPTAR A SHQIPTARELLË ?
Shkruan:
Skerdi SIKA
A
do të votosh në zgjedhjet e ardhshme?, e pyeta një
bashkatdhetar, dashamir të moçëm timin, para ca
ditësh. Jo përzote, politika smë intereson,
- ma ktheu ai.
Shqiptarellë shoqi, sia rroku as pahiri se mos ka gjë
të bëjë edhe me atë politika!
E pra, dashamiri im sështë i vetmi me procesor të
ngadalshëm. Janë bukur do si ai këtu, disa me dekada,
që su ka kallëzuar hala kush se janë me banim
permanent në Kosovë. Se jeta këtu ndërron bukur
fort varësisht se kush është në krye të
këtij vendi. E se kjo punë varet pak edhe prej tyre, të
paktën çdo katër vjet.
Shqiptarellat, siç e di secili shqiptar, kanë llojlloj
formati. Ka aso që sdijnë dhe pranojnë që
sdijnë (mund të bëhen uppgrade). Ka që
sdijnë e as duan të dijnë (u vje koha, mos
u mërzitni). Por ka edhe tipa të avancuar, që sdijnë
e shtihen se dijnë - ata janë të rrezikshëm!
Te këta të fundit, grupi më destruktiv janë
Patriotat, që ta mëshojnë hu kokës me argumentin
Atdheu, bla-bla-blaha, Atdheu. Këta janë ata
që marrin pamje të lënduar të fytyrës,
e ta krisin flakë: Po a pak halle tjera kemi ne shqiptarët
a, që të merremi edhe me politikë a?!, - zakonisht
pasuar me me ofshama prekëse, që duhet ti tregojnë
rrethit se ti qenke tamam idiot jubilar.
Natyrisht, sikur të mos ishin shqiptarella, ata do të
qitnin në kandar që parashkolloret e shkollat e fëmijëve,
vendet e punës, rrugët, sigurimet sociale, xhaxhi doktori
e teto infermierja, se sa e si do të jenë varet prej asaj
se kush qeveris. E Patriotat do të kuptonin se Atdheu ka nevojë
për miq jashtë, se për Kosovë e shqiptari ka
dallim nëse komunat e Kosovës qeverisen prej LDK-së,
a prej bllokut aktivist!
Ngushëllimi i vetëm gjysmak në këtë mes
është, se për tu kualifikuar si shqiptarellë
me të drejta të plota kërkohet stazh i gjatë,
shpesh herë jetësor.
Shqiptarella, thjeshtë, sta bën për inat por
e ka zanat.
Ne tjerët, që sjemi shqiptarella, kemi zënë
ta vrasim kokën qysh tashti se për kë do të
votojmë. Shtatori po avitet, e me të edhe momenti i të
vërtetës.
Për anëtarët e komunitetit që se dinë
ende nëse janë shqiptarë apo shqiptarella, redaksia
e revistës e ka përgatitur një test psikologjik.
Pjesëmarrja është vullnetare dhe anonime - redaksia
ju bën be në Zotin që të mos na i dërgoni
rezultatet!
Vetëm rrumbullakësoni alternativën që e shprehë
më së miri bindjen tuaj. Fat të mbarë, e mos
bëni hile!
Çndodhë në Kosovë në shtator 2002
1. Mbaron vera? 2. Vje vjeshta? 3. Ka zgjedhje parlamentar e lokale
Çrend shoqëror ka Kosova
1. Hmmm
a bën edhe një herë
? 2. Paj
rend fort të mirë 3. Demokraci të kufizuar
Për çka votohet në shtator 2002
1. Kallëzomë, se të kallëzoj! 2. Se a do të
lejohet vjeshta, apo jo 3. Për qeveri lokale
Sa parti parlamentare janë momentalisht në Kosovë
1. A mund të numëroj me gishta? 2. Janë bukur disa
3. Janë 14
Kush është kryetari, e kush kryeministri aktual
1. E kam zorin e nevojës
2. Një me shall, dhe një
i thinjur 3. Ibrahim Rugova, LDK Bajram Rexhepi, PDK
Cila parti parlamentare kërkon bashkim kombëtar
1. A bën me përkthyes? 2. Paska kërkuar dikush, a!?
3. Asnjë për be!
Rezultati:
Nëse ke ndonjë (1.) ose më shumë se një
(2.) - je shqiptarellë klasik. Kërko ndihmë profesionale!
|