| DEFICIT
ETIKE NË MEDIAT SHQIPTARE
Shkruan:
Gëzim MEKULI
Kur
e ndjek debatin publik për mediat, fiton përshtypjen se
përdorimi i drejtë a i gabuar i informacionit është
çështje shije e kënaqësie. Por etika mediale
i drejton reflektorët në tri fusha kryesore. 1. Fabrikimin
dhe tregtizimin e prodhimeve mediale: "puna e dorës"
e gazetarëve dhe gazetareve, struktura e prodhimtarisë,
ekonomia, reklama dhe tregtizimi i tyre. 2. Përdorimin e mediave
nga opinioni (shoqëria), p.sh. lindja e ligjeve, përkrahja
financiare dhe politika e tatimeve, si dhe mediat në situata
krise, respektivisht lufte, etj. 3. Opinioni publik në shoqërin
e dominuar nga mediat: Ndihmojnë, vështirësojnë
apo rrezikojnë mediat masive që individi i rëndomtë
ta gjejë vehtën e vet dhe vendin e vet, në klimën
dhe jetën sociale?
Janë
të trajtuar fshtarët dardanë në mënyrë
të besueshme, të meritueshme dhe të drejtë nga
media? A mos ndihen shumica e dardanësve të pafuqishëm
kundrejt industrisë së shumfuqishme mediale. Dhe në
rast se po, përse ndodhë kjo? Përjashtohen njerëzit
e rëndomtë nga kornizat mediale, apo media është
forum e kuvend ekskluziv për "elitën" dhe "profesionistët?".
Egzistojnë,
realisht, interese në mes industrisë përfituese mediale,
shoqërise, dhe konsumatorit medial? Apo, mos është
kjo, vetëm, "Një Mashtrim i Madh?" Nëse
egzistojnë konflikte e "fërkime" interesash
ndërmjet këtyre taborreve, atëherë cilat do
ishin pasojat?
Tashmë
dihet, se mediat afruan dhe bashkuan njerëzimin në një
hapsirë qe shpesh trajtohet edhe si "fshat global".
Por, a i pranojmë ne me respekt, shtytje pozitive dhe nderim
ato që i hasim në këtë "fshat global"?
Dhe a e prezentojmë si duhet veten përmes mediave në
këtë botë të ngushtuar? Apo mos janë duke
u nëçmuar e nënvlersuar tradita dhe norma jonë
kulturore shqiptare?
Në
aspektin tjetër, atë intern, pyetjet janë poaq të
përflakura. Si ndikohemi vet ne nga mediat tona? Jemi bërë
më të qetë e më të orientuar, apo më
të ngatërruar e me të pasigurtë? Programet televizive
krijojnë kontakte të mira, dialogje dhe tolerancë,
apo të kundërtën e tyre dhe pasiguri sociale?
Nuk
mjafton që programi të jetë nga teknikisht i mirë.
Interesi i etikës mediale është që programet
dhe llojet tjera të prodhimit medial, të etablojn një
lidhje të drejtë, të sinqertë dhe me përgjegjësi
në mes individëve e grupacioneve që kanë vlera
dhe pikëpamje të ndryshme etike. Pyetja nëse mediat
krijojnë mirëkuptim apo ngatërim është
esenciale për etikën mediale, sot.
Në
programet politike faktet dhe vlerësimet duhet të veçohen
qartë nga njëra tjetra. Gjithashtu edhe sistemi politik
duhet të pasqyrohet në atë menyrë, që opinioni
publik të ketë matërial të mjafueshëm për
konkluzione e qëndrime vetanake. Në politkën e brendshme,
tonet dhe përmbajtja në programet politike duhet të
jenë të atilla, saqë ato mos të ngatërojn
e hutojnë në vend se të spjegojnë e kthjellojnë.
Programet politike janë të rëndësisisë
së veçantë, e njëkohësisht të vështira,
dhe mundësia për të tregtizuar me to, si ne sherbim
të lajmeve poashtu edhe me reportazhe speciale, është
shumë e madhe. Shtrohet pyetja, a jemi ne vigjilentë kur
na serviren agjendat e kamufluara politike?
Nëse
ndodh diçka e madhe dhe e papritur në afri, e njerëzit
fillojnë të rrëfejnë rreth ndodhisë, ne
me lehtësi mund të konkludojmë se egziston një
lidhshmeri e pastër në mes të ndodhisë dha asaj
që na rrëfehet. Por në lajmërimin nëpërmjet
mediat masive, kjo lidhshmeri racionale ndodh rrallë. Lajmet
nga vendet e largëta depërtojnë gjerë te recipicienti
nëpër agjensi e kultura të ndryshme. Në rrugë
e sipër, ndodhitë e ndërlikuara shkurtohen e thjështëzohen,
shpesh herë deri në kufi të ndryshimit.
Thjështëzimi
e ndryshimi i lajmeve mbase nuk është i qëllimshëm,
por me qëllim që "të përmbledhet"
ca thelbi. Puna është, se si të bëhet kjo ngjeshje
e informacionit. Në rastin tonë, ky thjeshtësim p.sh.
i godet sot shqiptarët si kolektiv, mjafton që dikush
të shikojë shtrembër në drejtim të minoritarëve.
Shtrohet pyetja, a kanë bërë sa e si duhet mediat
tona për ta nuancuar rrëfimin e ngjeshur medial, apo e
kanë përvetësuar edhe ato imazhin që ekziston
në thjerrëzat e teleskopëve medialë të
agjencive ndërkombëtare? Apo, më saktësisht,
cili është orientimi bazë i mediave tona: ta plasojnë
në botë rrëfimin tonë autentik, si dëshmitarët
më adekuatë e me ankorim specifik lokal, apo kanë
zgjedhur të kundërtën, të na i shpëlajnë
trutë neve me imazhin e turbullt që ekziston për
ne në botë - e që shpesh herë ndikohet prej
konsideratave të atjeshme politike?
Është
e njohur që mediat mund të "zvogelojnë"
e "varrosin" ndodhi e akte të rëndësishme
me heshtjen e tyre djallëzore, dhe e kundërta, të
krijojnë, po qe se është nevoja, senzacione botërore
nga paksend. Sot kemi ardhur deri atje, sa as një luftë
s'është luftë nëse s'pasqyrohet në CNN.
Është mëse e qartë se një gazetar dhe gazetare
e ndershme nuk mund të tregojë mbi çdo gjë
që ndodh në një rrëfim - secili duhet të
seleksionojë. Në një vërshim informacionesh
nga hapsira e afërt dhe ajo e largët gjeografike, duhet
të ekzistojë nje përzgjedhje lajmesh. Nuk eksiston
ndonjë recetë për ketë problem, se ç'duhet
të vendoset për rendin e ditës, e ç'jo. Ndoshta
do të duhej, vetëdishem, që të parapëlqëhet
edhe vendosja e lajmeve të mira në agjenda.
Përditshmëria
jonë informative më tepër është e ngarkuar
nga krizat dhe konfliktet. Në vitin 1975, UNESCO doli me qëndrimin
se liria e të shprehurit është duke u keqpërdorur,
dhe kjo është duke "ndotur kulturën lokale".
UNESCO përkufizoi se: " kulturat, mu si individët,
kanë një lloj të drejte për pacenueshmëri
të "jetës private".
Kjo
vlen mbase aq më tepër për ne pasi ne, si kolektiv,
s'i kemi në dorë agjendat e mediave tona: Ato sundohen
nga financierët e jashtëm, e nga interesat e një
grushti të kufizuar të xhentëlmenëve redaksionalë.
Kush nga populli ka mundësi që të kyçet në
media për t'i shprehur e thënë mendimet e hallet
e veta sinqerisht? Qeveria, partitë politike, gazetarët
dhe gazetaret, VIP-personat (të cilët për arsye të
ekonomisë së pasur dhe arsimimit "të lartë"
kanë shumë ndikim në industrinë mediale), këta
po; por njerëzit "e thjeshtë" jo që jo!
Pse
do të duhej ndryshuar kjo?
Një
përgjigje e thjeshtë dhe e liruar nga slloganet marksiste,
në lidhje me këtë do të ishte se: shumica e
dardanasve ka krejt pak mundësi e rast për tu kyçur
në media. Në mediumet publike, "të gjorit",
nuk i jepet mundësia për tu "ankuar, qarë e
ulëruar" për jetën e vet "të pajetë".
Andaj është më se e nevojshme që "përdorimi
i mediave" të korrigjohet, dhe "të gjorit popull"
t'i jepet mundësia për "vajtim e demonstrim"
haptazi, nisur nga nevojat e tij e jo nga imazhi që ekziston
për të diku tjetër.
|