NUMĖR 65
SOT ËSHTË
 
BALLINA
ARTIKUJ
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
Kthimi serbëve në Kosovë, apo
zjarrëvënësi i vjetër me detyrë të re
 
Me Maqedoninë qeverisë mafia
 
Presidenti - moment pragmatizmi, apo fillim procesi
 
Mbi veprimtarinë e Fehmi Aganit
 
ARTIKUJ VITI IV - 1 KORRIK 2002

Mediumet dhe politika

"KRIMI DHE DËNIMI" I MEDIUMEVE MASIVE SHQIPTARE

Shkruan: Gëzim MEKULI, Oslo

Zhvillimi i gazetarisë, dhe veçanërisht i gazetarisë partiake, në hapesirën shqiptare, kohët e fundit, është duke "prodhuar" debate dhe "zhurmë" mbi pasojat, keqndikimin dhe kundërefektin e kësaj politike-mediale kundrejt sistemit tonë (edhe ashtu "të sëmurë") shoqëror e politik. Gazetaria partiake u zhvillua si "bisht" i politikës ditore. Që në paraqitjen e saj të parë, ajo, asesi nuk ishte autonome. Kjo lloj gazetarie, nga "një bishtpolitik" u shpejtzhvillua dhe u shndërua në një kundërpeshë serioze në rritje e sipër, kundër ligjit, demokracisë, progresit, rendit, sigurisë, pamvarësisë dhe dinjitetit të shtetit dhe individumit shqiptar!

Gazetaria "e sëmurë"

"Ndërtimi" i vetdijes për dhe mbi një "fourth estate", (dhunë e katërt) filloi të zhvillohet, fillimisht, në Angli. Si platformë dhe tendencë parësore e saj, ishte që shtypi, pra gazetaria, të jetë diçka më ndryshe; jo vetëm një "bisht" i një episodi të parallogaritur politik e ideologjik…
Ky raport tensionues ndërmjet politikës dhe gazetarisë "provokon dhe joshë" edhe sot institucionet mediale; nga një anë, sikurse edhe më herët, kjo akuzohet për "marëdhënie" shumë të ngushta e miqësore në mes politikës dhe gazetarisë, e në anën tjetër gazetarëve u "mvishet" se ata janë "misionarë që ushtrojnë, diktojnë dhe bëjnë" politikën, por gjithsesi në forma dhe me mjete tjera!
Gazetaria "jonë" përcaktohet dhe vlerësohet më pak si ndërmjetësuese e informacioneve sociale, kulturore, ekonomike e politike. Ajo, më shumë,"vetetiketohet" si " një misionare" që me më dëshirë e kujdes ndërmjetëson dhe ndjek "informacione" partiake, krahionore e bajraktarësh. Andaj në mungesë të mediumeve profesionale, detektimi dhe luftimi i dukurive negative në hapesirën e kohën shqiptare (si fjala vjen korrupsionit, kontrabndës, byrokracisë... etj,) po bëhet i paefektshëm, dhe pse "mos ta pranojmë" edhe jetë-shtetmarrës!

(Mos)kritika mediale mbi korrupsionin, kontrabandën dhe byrokracinë

Po u ndriçua dhe u alarmua opinioni publik për një kontrabandë; po "u gërmua dhe u gjet" e vërteta mbi sistemin social e shëndetsor të korruptuar e të degjeneruar, kjo, kritika, ndriçimi dhe realiteti i hidhur i shoqerisë shqiptare, nuk do mirëpëlqehet prej ca "politikanëve dhe qeveritarëve tane!". Gjurmimi dhe kritika objektive nuk do ndihmohet, nuk do përkrahet, përkundrazi, ajo do të njolloset, vogëlsohet dhe bojkotohet nga tjera mediume dhe institucione publike shqiptare. Rreziku që këtij lloji te institucioni medial "ti shpallët luftë", nga aparati shtetëror dhe politika, është real dhe i mundshëm…!
Në klasën e "parisë shqitare", ka mendime se këto kritika, "gërmime dhe fshikullime" do e dëmtojnë reputacionin, politikën dhe moralin e "institucioneve të shtetit shqiptar-kosovar". Por kësaj "hipoteze" i kundërvihet kundërmendimi shkencor, se jo ata që i publikojnë dhe i nxjerrin në dritë dobësitë, dëmtojnë shtetin e kombin, por çdo individ dhe institucion politik e medial që është bashkëpjesëmarrës (maskues dhe "ushqyes" i këtyre dobësive dhe jorregullsive), është "qelizë kanceri dhe pushkatues" i sistemit demokratik dhe moralit të politikës gjithshqiptare.
Gazetaria e shëndoshë, profesionale dhe e pavarur, në sistemet e qëndrueshme shoqërore politike rrespektohet dhe trajtohet si një grup individësh; të cilët në shoqëri konsiderohen edhe si elitë. Andaj, kjo "dhunë e katërt", në hapesirën gjithshqiptare, domosdoshmërisht duhet të "riformësohet e riedukohet" në një kundërdhunë ndaj ekonomisë dhe politikës partiakemafioze…
Dhembshurisht, gazetaria "enklaviste" është e orientuar kundër mendimit, orientimit dhe interesit të opinionit publik gjithshqiptar; kjo "ka mega ftësi" për të nxitur reportazhe e lajme të njëanshme, të "pjellë" polemika dhe komente monologuese, që ekskluzivisht "prodhohen" për të sulmuar e përlloqur, superlativizuar e tejzmadhuar individë të paracaktuar partiakë e medial! "Padashur" këta "gladiator medial-politik" ofendojnë, nënqmojnë, minimizojnë dhe "asgjësojnë" lexuesin, ndëgjuesin, shiquesin…recipicientin e tyre! Në formatin dhe përmbajtjen e tyre më shumë ka hapsirë për përfitim material, se sa për emisionet kulturore e shkencore. Mbi hallet dhe telashet e këtijë populli, "bëhet" fjalë pak, fare pak…
Por, pa punën e madhe titanike, këmbgulëse, cfilitëse e të pandërprerë mediale, në luftë me padrejtësinë, (krimin dhe korrupcionin), me forcat regresive që pengojnë përparimtaren, demokratiken, në hapsirën tonë, nuk do të ketë mirëqenje sociale ekonomike e politike.

Fuqia e madhe e mediumeve masive

Roli i mediumeve masive në shoqërinë e lirë dhe demokratike është i pazëvendësushëm, ajo na angazhon, na lëkundë…ajo "zgjon shoqëri e kombe nga gjumi letargjik". Në lidhje me këtë do të citoja fjalët e ish kryetarit të SHBA-së Richard Nixon të shprehura në një intervju të vitit 1978:
"Koncentrimi më i madh i fuqisë së SHBA-së, sot, nuk është në Shtëpinë e Bardhë, nuk është në kongresin, dhe nuk është as dhe në gjykatën e lartë supreme. Ajo është e koncentruar në mediumet masive. Dhe atë shumë, tepër shumë… Aty ka shum fuqi e pushtet, dhe ata të cilët e hartuan kushtetutën një ditë do të kenë teleshe me këtë. Ata që hartuan kushtetutën u kujdesën që të ndajnë ndershmërisht fuqinë e pushtetit. Kryetari ndanë pushtetin me kongresin dhe gjykatën e lartë supreme. Dhe kështu ata kanë një kontrollë reciprok. Por, asdhenjëherë nuk kishte dhe nuk ka kontroll mbi radion e televizionin. Nuk ka kontroll mbi gazetën…!"
Këto ishin fjalët e kryetarit Nixon para dy e më shumë deceniesh. Kështu është edhe sot.
Përderisa dhe një superfuqi planetare "pranon" kaherë, se politika dhe fuqia ushtarake nuk "bëhet" dot pa ndikimin thelbësor të mediave, shtrohet pyetja se cili është ndikimi i tyre real në një vend të shkërmoqur siç është Kosova?


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË