NUMĖR 65
SOT ËSHTË
 
BALLINA
ARTIKUJ
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
Fjala e madhe e historisë
 
Shqipëria dhe korridoret strategjike të infrastrukturës mbi korridorin transballkanik të naftës Vlorë-Burgas
 
Marrëveshje historike apo aleancë fluide
 
DOSSIER VITI IV - 1 KORRIK 2002

CILI ËSHTË TITULLI ZYRTAR I LEKA ZOGUT?

Shkruan Artan LAME

Ndermjet shume parregullsive e shkeljeve te verifikuara ne aferen "Monarkia", dua te shpreh disa verejtje rreth pyetjes: Cili eshte titulli zyrtar i Leka Zogut ?

Ne rastin e nje monarkie Mbreti thirret "Madheria e Tij" ashtu si ne nje republike Presidenti thirret "Shkelqesia e Tij". Ne momentin kur nje monark abdikon apo rrezohet, ne shenje kortezie mund t'i konservohet menyra e te drejtuarit me "Madheria Juaj", por nga ana tjeter ai automatikisht kthehet ne nje ish-mbret, pasi titulli Mbret duke qene titull fisnikerie i lidhur me sovranitetin, pushon se egzistuari ne momentin e humbjes se sovranitetit. Keshtu nje Kont mbetet Kont pavaresisht nese atdheu i tij eshte monarki, apo republike, gje qe nuk mund te ndodhe me monarkun. Rrjedhimisht edhe Mbreti Zog I, ne momentin e humbjes se sovranitetit mbi vendin e tij, automatikisht humbi edhe titullin duke u kthyer ne "ish-mbreti Zog".

Nuk po hyj ne analizen e termit "Lartmadheria e Tij", qe eshte nje bufonate e vertete, pasi mjafton te mendojme qe pershembull Perandori i Japonise, duke patur nje titull qe eshte superior ndaj atij te Mbretit, dhe duke patur ne gjenealogjine e tij 204 paraardhes Perandore, akoma sot quhet vetem "Madheria e Tij", ndersa Mbreti yne me gjenealogji 200 vjecare (edhe kete jo mbreterore) u quajt Lartmadheri, term qe nuk egziston ne asnje manual protokolli, por qe egzistonte ne kokat e servileve patologjike shqiptare te kohes.

Vazdojme me tej. Bijte e Mbretit ne nje monarki mbajne titullin e Princit dhe thirren "Lartesi", ndersa djali i madh qe do te trashegoje Fronin, mban titullin "Princi Trashegimtar" dhe thirret "Lartesi Mbreterore". Kete titull ai e fiton vetem nese ka lindur gjate egzistences se monarkise. Ne qofte se monarkia rrezohet perpara hipjes se tij ne fron, ai vazhdon te thirret Lartesi Mbreterore, por nga "Princ Trashegimtar i Fronit apo i Kurores" kthehet ne "Princ Trashegimtar i Familjes Mbreterore X apo Y". Ne rastin tone Leka Zogu, megjithese i lindur vetem 2 dite para humbjes se Fronit nga i ati, per ato pak dite kishte te drejte te mbante titullin "Lartesia e Tij Mbreterore Princi Trashegimtar i Fronit te Mbreterise Shqiptare, Leka". Numrin "I" (i pare) ai mund ta shtonte mbrapa emrit vetem pasi te hipte ne Fron. Keshtu p.sh. Princi Karl i Anglise vetem pasi te hipi ne fron do te mund te quhet Karli III. Pasi Mbreti Zog I humbi fronin, titulli i te birit shnderrohet ne "Lartesia e Tij Mbreterore Princi Trashegimtar i Familjes Zogu". P.sh. Princi Viktor-Emanuel, nipi i Mbretit Viktor-Emanuel III, eshte PrincTrashegimtar i Familjes Savoja dhe jo Princ Trashegimtar i Kurores se Italise. Ai mund te quhet edhe Pretendent i Fronit, por ky nuk eshte nje titull i pranueshem duke qene me teper nje term gazetaresk dhe terminologjia nobiliare nuk e njeh si te mireqene.

Duhet patur parasysh se per te drejten nobiliare, kane me shume vlere titujt e trasheguar (Leka trashegon titullin Princ, duke qene djali i nje Mbreti) sesa titujt e fituar (Zogu u shpall Mbret, pasi nuk ishte biri i nje Mbreti).

Nga gjithe sa thame me siper, perfundojme se Leka Zogut i njihet "de jure" titulli i Princit Trashegimtar te Familjes Zogu ose shkurt Princ Leka dhe ai thirret Lartesia e Tij Mbreterore ose shkurt Lartesia e Tij. Pasi beme tere keto shpjegime, percaktime dhe ripercaktime, duket se sa karnavalesk eshte termi "Lartmadheria e Tij", se sa abuzive eshte kur thuhet "Mbreti Leka I" !!!, apo se sa absurde eshte thenia "Trashegimtari i Fronit" kur Froni nuk egziston e keshtu me radhe. Shpresoj se te pakten nga folesit e televizionit shteteror do te hiqet dore nga perdorimi i ketyre termave alla-shqiptarce.

Gazeta "Koha jonë"


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË