NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
Unë e kam kryer detyrën time
Intervistë me Dr.Shaqir Shaqiri, përfaqësues i Kosovës për vendet skandinave

Shaqir Shaqiri prej vitesh ėshtė pėrfaqėsues i Kosovės pėr vendet skandinave njėherit pjesėtar i kahershėm i Lėvizjes pėr Pavarėsi. Pėr shumė shkaqe e zgjodhėm si bashkėbisedues pėr lexuesit e Pasqyrės 1. Mė sa dijmė ju jeni larguar nga Kosova menjėherė pas konflikteve tė mėdha qė keni pasur me disa anėtarė tė kryesisė sė atėhershme tė LDK-sė?

PËR MË SHUMË >>>


INTERVISTA VITI I - 30 KORRIK 1999

Të marrë fund përçarja e të krijohet lidershipi unik kosovar
Bisedë me Sabri Godon, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Shqiptar

Nė Maqedoni prej pardje pėr njė vizitė zyrtare po qėndron njė delegacion i anėtarėve tė Komisionit pėr politikė tė jashtme tė Kuvendit tė Shqipėrisė, i udhėhequr nga kryetari i tij, Sabri Godo. Delegacioni takimet zyrtare i vazhdoi edhe gjatė ditės sė djeshme kur shfrytėzuam rastin pėr tė biseduar me Zotin Godo pėr vizitėn nė Maqedoni, pėr pėrmiriėsimin e marrėdhėnieve shqiptaro-maqedonase, ēėshtjen e Kosovės, aktualitetet nė Shqipėri, etj.

Z. Godo, Ju udhėhiqni njė delegacion tė Parlamentit shqiptar i cili po qėndron pėr njė vizitė zyrtare nė Maqedoni. Pėr ēfarė biseduat me nikoqirėt Tuaj?

Ne jemi njė delegacion prej pesė deputetėsh tė partive tė ndryshme qė formojnė Komisionin e Punėve tė Jashtme. Erdhėm kėtu pėr tė diskutuar pėr problemet tona tė pėrbashkėta pas luftės nė Kosovė dhe shoh qė ka njė klimė mjaftė tė pėrmirėsuar, nė drejtimin pozitiv, ka njė gjuhė tjetėr, vullnet pėr tė bashkėpunuar. Ka sinjale pozitive, lajme tė gėzueshme. Po diskutohet problemi i Universitetit tė Tetovės dhe shenjat flasin se do tė zgjidhet pėr mirė. Ekziston mendimi te tė gjithė kėto personalitete politike qė takum dje dhe sot me kryetarin e Parlamentit, nė ministrine e Jashtme, Ministrinė e Mbrojtjes, gjithnjė mbetet pėr t'u shfyrėtėzuar mė mirė hapėsira e bashkėqeverisjes sė shqiptarėve dhe tė rishqyrimti tė kėrkesave tė tyre tė akumuluara nga koha. Ka mendime tė mira pėr projekte tė pėrbashkėta lidhur me ndihmėn qė do tė japin komuniteti botėrorė nė zhvillimet e mėtejshme tė paktit pėr Evropėn Juglindore dhe nė rast se do tė punojmė sė bashku do tė kemi edhe mė tepėr sukses, duhet tė pėrqėndrohemi kryesish tek Korridori -8, i cili do tė ofrojė portin e Durrėsit me Maqedoninė dhe njė frymėmarrje mė tė madhe tė tregėtisė sė Maqedonisė, por nga ana jonė gjithashtu do tė na afrojė mė tepėr me vendet e Ballkanit dhe mė tej. Tė gjitha projketet qė diskutuam janė tė mira, janė caktuar edhe prioritetet e duhura. Nuk ėshtė rasti pėr tė qenė shumė entuziast nė kuptimin qė tė biem nė njė llojė euforie dhe tė themi se tė gjitha gjėrat u ndreqėn, por duke u bazuar nė kėtė realitet tė sotėm mund tė them se pėr tė parėn herė nė histori ndėrmjet shtetit maqedonas dhe Shqipėrisė u hap me tė vėrtetė njė faqe e re, nuk ka gjėra serioze qė munden tė pengojnė bashkėpunimin tonė. Bėjmė mirė qė ēėshtjet t'i diskutojmė haptas nė kėtė eufori tė mos i kalojmė gjėrat mbuluar, tė themi se nuk egziston asnjė problem, atėherė do t'i bėnim dėm vetes, ēėshtjes sonė tė pėrbashkėt, por qė tė tregojmė vullnetin e mirė pėr t'i zgjidhur kėto probleme hap pas hapi, nė kėtė drejtim jep mjaft garancione qeveria e sotme e Maqedonisė, tė cilės i pėrgjgiet me tė njejtin vullnet edhe qeėveria e jonė e sotme.

Ėshtė evidente qė kohėve tė fundit marrėdhėniet ndėrmjet Maqedonisė dhe Shqipėrisė po pėrparohen, ēfarė ndikoi qė ato tė jenė tė tilla?

Godo: Ndikoi sė pari ēlirimi i Ballkanit e sidomos i zonave kufitare, nga ai ankthi i agresionit serb, nga presioni qė ushtronte Serbia, sodomos mbi Maqedoninė, kėrkcėnimi i pėrfshirjes nė luftė. Tani ta quajmė vetėn tė liruar nga ky lloj ankthi e presioni dhe doemos qė do tė vinte kjo klimė e re, tė fryenin erėra tė tjera. Domethėnė faktori kryesor ėshtė goditja dhe kufizimi i Millosheviqit. Kjo do tė ndikojė nė tėrė Ballkanin, rėnia e tij sidomos, veēanėrisht nė shtetet kufitar siē jemi ne, Mali i Zi dhe Maqedonia. Tani nuk pengohemi nga jashtė pėr t'i zhvilluar marrėdhėniet sa mė intensivisht.

Muajve tė fundit nė Maqedoni funskionon njė koalicion i ri qeveritar. Ėshtė kjo njė ndėr ato shtyllat qė intensifikon bashkėpunimin mes dy vendeve?

Godo: Qėndrimi i forcave politike shqiptare ėshtė konstruktiv. Ne jemi pėr stabilitetin e shtetit maqedonas, jemi tė sinqertė nė kėtė qė themi dhe pala maqedonas duhet tė na besojė. Nė qoftė se nė koalicionin qeveritar ėshtė vetėm njėra parti, ajo e pėrfaqėsuar nga miku im i shquar, Arbėr Xhaferi, kjo nuk do tė thotė qė medoemos qė edhe miku Aliti duhet tė jetė nė kėtė koalicion sepse nėse e kthejmė kėtė nė njė formė shakaje do tė themi qė atėherė do tė kishim njė parlament ku do tė mungonte opozita. Sidoqoftė partitė shqiptare duhet tė bėjnė zgjedhjen e tyre tė lirė nė drejtimet politike qė marrin. Ne duhet tė bashkėpunojmė me kėto parti, tė kėshillohemi si vėllezėr qė jemi por pa ndėrhyrė dhe pa trazuar punė sikundėr ka ndodhur ndonjėherė nė tė kaluarėn.

Pas mbarimit tė luftės Kosova ėshtė nėn protekstorat ndėrkombėtar, forcat politike vazhdojnė tė jernė tė pėrēara, si i vlerėsoni Ju kėto zhvillime?

GODO : Unė besoj se njihem mirė me kėtė situatė sepse para goditjes sė NATO-s ndaj Serbisė edhe mė pas edhe unė vetė jam marrė intensvisht me kėtė problem duke qenė nė kontakte me liderė politikė tė Kosovės. Ekziston kjo lloj krize, ėshtė shumė e dėmshme dhe negative sepse edhe mė parė sidomos tani qė duhet tė pėrballohen pasojat e rėnda tė luftės, Kosova duhet tė ketė njė pėrfaqėsi unike e cila do tė jetė pėrtnere e strukturave ndėrkombėtare qė do tė mbajnė nė protektorat Kosovėn. Kosova do tė jetė pėr disa vite nėn protektoratin ndėrkombėtar derisa tė zhduket pėrfundimisht rreziku i pėrsėritjes nga agresioni serb dhe kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė pėr neve, por Kosova ndėrkohė duhet t'i provojė botės se ajo ėshtė nė gjendje tė vetqeveriset dhe sa mė shpejt tė jetė e mundur edhe zgjedhjet e reja, tė lira dhe tė dalė nga kėto zgedhje ai parlament ajo qeveri qė do tė ishte e pranueshme pėr shumicėn dėrmuese tė kosovarėve.

Kjo ėshtė njė nevojė imediate, pėrderisa tė bėhet kjo duhet tė funskionojė kjo qeveri e pėrkohshme qė ėshtė krijuar nė Kosovė. Ne duhet tė jemi tė vetėdijshėm si komb se ka ndodhur njė ndryshim i madh, qė nuk do ta quaja njė dhuratė tė zotit, por do tė thoshja megjithatė njė fat i rallė, disi i papritur, erdhi si rezultat i pėrpjekjeve heroike tė vetė popullit tė Kososvės dhe tė UĒK-sė por edhe tė ndėrhyrjes sė komunitetetit botėror, i cili kuptoi se duke i lėnė duart e lira regjimit tė Millosheviqit kėrcėnohej paqja nė Ballkan edhe mė tej dhe kjo vjen e pėrputhet me interesat tona tė mėdha kombėtare. Mua mė duket ende habi pėr veten time qė mund tė shkojė lirisht nė Kosovė, kam qenė nė shumė vende tė botės por jo nė Kosovė. Ne duhet t'i themi vetes qė kjo qė ndodhi me Kosovė ėshtė ngjarje mė e madhe nė historinė e kombit tonė pas shpalljes sė shtetit shqiptar nė nėntėqind e dymbėdhjetėn. Mė duket se kėtė nuk po e ndiejmė tė gjithė aq sa duhet. Sidoqoftė koha kėtu do tė na ēojė qė ne tė bindemi se u zgjidh ai qė ishte problemi kyq i ēėshtjes tonė kombėtare. Mbeten ende gjėra tė tjera tė hapura pėr diskutim por sidoqoftė ne disi dhe nė mėnyrė tė papritur pėr sa i takon kohės u gjendem tani nė kėtė situatė. U hap njė perspektivė e madhe pėr kombin shqiptar. Me krijimin e Kosovės si shtet i pavarur gjė qė do tė vėrtetohet nė tė ardhmen, neve kemi shpėtuar nga laku qė na mbante ngėrthyer nė fytė vitet e kaluara gati pėr njė shekull. Unė e ēmoj kėtė tė vėrtetė si njė moment tė jashtėzakonshėm tė kombit dhe avash-avash po bindemi se kjo ka ndadhur. Por siē ndodhė gjithnjė me gjėra shumė tė bukura dhe shumė tė mėdha qė nė fillim tė duket vėshtirė t'i besosh, kėshtu po ndodhė edhe kėtė radhė me ne me Kosovėn.

Nė Kosovė momentalisht ekzistojnė dy rryma politike. Mendoni qė ka motive tė vėrteta qė ata tė mos merren vesh ndėrmjet veti?

GODO: Jo. Mbi tė gjitha njėherė kemi arsyen e madhe kombėtare. Kosova duhet tė bėjė hapa tė sigurta drejt pavarėsisė dhe kėsaj duhet t'i shėrbejnė tė gjithė. Interesat e tjera partiake e vetiake do tė jesh ti apo do tė jem unė, janė krejt jashtė kohės dhe jashtė vendit pse i sjellin njė dėmė tė madh Kosovės. Ato tė tjerat kur tė kemi njė situatė normale kur nė Kosovė do tė mund tė zhvillohet njė politikė e lirė konkurimi e forcave politike, atėherė mund tė lejohej njė luftė apo njėlloj gare se kush do tė merrte pushtetin nė Kosovė. Sot pėr sot, ēdo pėrēarje ėshtė shumė e dėmshme dhe ajo qė duhet tė bėjė pala shqiptare tė jap gjithė ndihmėn e mundshme qė tė unifikohet ajo qė ne e quajm udhėheqje e Kosovės.

Keni ide si do tė kishte mundur tė bėhet kjo. Nė njė anė ekziston njė legjitimitet nė tė cilėn thirret Rugova dhe Thaēi qė ofron argumentin e luftės?

GODO: Unė besoj se kjo bėhet me ballafaqim tė palėve dhe po tė ekzistonte vullneti i mirė tė gjitha mosmarrėveshjet mund tė binin brenda gjysėm ore.

Mendoni qė mungon ky vullnet momentalisht?

GODO: Po, mendoj se mungon ky vullnet. Tani cilat mund tė ishin bazat legjitime tė zgjidhjes sė kėsaj lloj krize? Unė kam qenė prezent nė Rambuje, atje mora vesh rastėsisht se delegacioni ynė atje kishte krijuar edhe njė qeveri, me njė mandatar tė UĒK-sė. Ky ishte i pari dokument ligjor qė afronte palėt, tė nėnshkruanin njė marrėveshje tė pėrbashkėt. Nė qoftė se do tė kishte funksionuar kjo, dhe nuk ėshtė e vėrtetė se kjo ėshtė sajuar nė Tiranė, sepse unė jam dėshmitar okular se kjo ishte bėrė nė Rambuje, pa dijeninė tonė dhe s'kishte pse tė merrte bekimin tonė dhe duhej tė kishin ecur punėt nė bazė tė kėsaj marrėveshje qė u nėnshkrua atje. Tani sė cili ka arsyet dhe kundėrarsyet e tij pėr ta pranuar apo pėr ta kundėrshtuar kėtė por unė them se ne nuk kemi kohė sot tė rifillojmė diskutimin e gjėrave nga e para dhe nuk duhet tė jemi edhe shumė tė kursyer pėr tė njohur titujt qė mund tė gėzojė dikush ose pretendimet e tija. Dikush do tė thirret president, dikush kryeministėr. Duhet tė ngrejmė vetėn mbi kėto gjėra tė vogla tė merremi vesh dhe tė mendojmė se si t'i pėrballojmė plagėt e rėnda tė Kosovės, si do tė rimėkėmbim anėn morale e shpirtėrore tė njerėzve qė ju nėnshtruan njė dhune dhe terrori tė pashembullt. Pastaj ripėrtėritja ekonomike e morale e Kosovės. Ne do tė kemi ndihmėn ekonomike ndėrkombėtare por puna ėshtė se sa do tė jemi tė zotėt ta pėrdorim kėtė dhe tė pėrfitojmė prej saj duke u treguar me tė vėrtetė tė aftė pėr t'u vetėqeverisur. Do tė shkojmė nesėr nė Kosovė dhe pres qė tė takohemi me tė gjitha palėt dhe tė mund tė themi fjalėn tonė tė mirė pėr zgjidhjen e problemit, i cili ishte kot tė mbulohej sepse ekziston, por ne vetėm kaq mund tė bėjmė. Askush nga Shqipėria ose edhe nga forcat politike nė Maqedoni nuk ka tė drejtė tė ngrihet nė rolin e gjykatėsit dhe tė thotė se ky ka tė drejtė e ky nuk ka tė drejtė, ky duhet tė quhet fitimtar e ky duhet tė ndėshkohet. Ajo qė duhet tė kėrkojmė tė gjithė bashkė ėshtė vetėm njė gjė tė marri fund kjo pėrēarje dhe tė krijohet njė lidership unik.

Megjithatė, nė media spekulohet se Tirana zyrtare krahun e liderėve tė UĒK-sė, ka gjė tė vėrtetė kėtu?

GODO: Ndoshta ka diēka tė vėrtetė nė kėtė, por ama e pėrsėris edhe njė herė nuk ėshtė e drejtė t'i bėhen Tiranės zyrtare akuza se ajo e sajoi Qeverinė e Thaēit, sepse ajo u krijua nga vetė delegacioni kosovarėnė Rambuje. Kjo ėshtė njė e vėrtetė historike qė nuk mund ta mohojė askush. Pastaj nėse qeveria e Tiranės ka mbajtur ndonjė anėsi mė tepėr nga Thaēi dhe nuk ka mundur tė mbajė tė njėjtat marrėdhėnie me Rugovėn, kjo ėshtė njė dobėsi e saj. Kėtu ka tė bėjė edhe me disas paragjykime, ose gjėra tė sė kaluarės nė marrėdhėniet ndėrmjet forcave politike. Rugova pėr njė farė kohe ka pasur marrėdhėnie me Berishėn ose kėta tė tjerėt kanė pasur marrėdhėnie me forcat qė sot pėrbėjnė koalicionin qeveritar. Ndoshta edhe kjo ndikoi pėr njė ēikė pėr tė gjykuar gjendjen e sotme. Ne nuk do tė tregohemi tė vetėdijshėm pėr ēastin historik qė jetojmė nėse do tė merremi me gjėra tė tilla.

Partia Demokratike e Shqipėrisė vendosi tė kthehet pėrfundimisht nė Parlament. Do tė ndikojė kjo nė bashkėpunimin e forcave politike nė Shqipėri pėr tė ecur pėrpara?

GODO: Ky ėshtė njė lajm i mirė qė preokupon prej kohe politikėn shqiptare qė pasqyrohet pastaj edhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Lufta e ashpėr politike qė ėshtė bėrė ndėrmjet partive dhe grupimeve politike nė Shqipėri doemos nuk ka qenė nė favor tė stabilizimit dhe tė zgjidhjes sė problemev kryesore qė kemi ne atje siē ėshtė, vendosja e rendit, lufta kundėr korrupsionit, hapja e punėve pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės etj., tė gjtha kėto kanė qenė disi tė bllokuara nga lufta e ashpėr politike qė bėhej. Duke u nisur nga fjalimi i fundit i Berishės nė Kongesin e partisė dhe nga vendimi i partisė sė tij pėr tė hyrė nė parlament them se do tė krijohet njė klimė mė e mirė pėr tė bashkėpunuar dhe po tė bashkėpunojmė jemi tė aftė t'i zgjidhim problemet tona Jo tė gjitha njėherėsh por njėra pas tjetrės dhe brenda njė kohė tė shkurtėr.

Bisedoi:
Naser Selmani

 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË